Regjistrohu/Kyçu

Çrregullimi i stresit posttraumatik

Çrregullimi i stresit posttraumatik (PTSD) është një lloj çrregullimi ankthi që prek njerëzit që kanë qenë dëshmitarë ose që kanë qenë përfshirë në një situatë traumatike. Simptomat e PTSD-së vazhdojnë për më shumë se një muaj, pas ekspozimit me ngjarje traumatike dhe mund të komplikojnë jetët e njerëzve.

Shkaqet e PTSD-së

PTSD ju ndodh njerëzve që kanë përjetuar ngjarje shumë të pakënaqshme dhe traumatike në jetën e tyre. Këto ngjarje zakonisht përfshijnë të qenit okular në ndonjë çështje ose të qenit personalisht në rrezik për vdekje, ose afër vdekjes apo të dëmtuar rëndë. Përveç kësaj, edhe një sërë situatash të tjera mund ta shkaktojnë atë.

Këto përfshijnë aksidentet motorike, sulmin fizik dhe seksual, grabitjen e armatosur, fatkeqësitë natyrore të tilla si zjarri, ose të paturit e një ataku të zemrës apo diagnostikimin me një gjendje jetëkërcënuese. Njerëzit, si p.sh. punëtorët e emergjencës, puna e të cilëve sjell kontakte të shpeshta me ngjarje të rënda, nuk janë imunë dhe mund të përjetojnë PTSD-në.

Simptomat e PTSD-së

Njerëzit me PTSD zakonisht shfaqin një sërë simptomash të ngjashme, duke përfshirë të mëposhtmet:

  • Ripërjetimin e vazhdueshëm të ngjarjeve;
  • Shmangien e vendeve, zhurmave dhe gjërave të tjera që përkeqësojnë memorien në lidhje me ngjarjen;
  • Irritimin dhe të mërziturit shumë shpejt;
  • Vështirësi në fjetje.

Për shkak të mos komunikimit me të tjerët në lidhje me ngjarjet e përjetuara, shumë ngjarje të PTSD-së nuk trajtohen për shumë vite. Shpesh problemi ngatërrohet me ankthin ose depresionin.

Njerëzit me PTSD kanë një incidencë më të lartë të alkoolit dhe të abuzimit me substanca të tjera. PTSD shumë shpesh sjell probleme me marrëdhëniet intime. Depresioni është zakonisht më i zakonshëm ndërmjet njerëzve me PTSD.

Trajtimi

PTSD mund të trajtohet në mënyrë efektive nëpërmjet edukimit, këshillimit, mbështetjes dhe ilaçeve, ashtu sikundër menaxhimit të çrregullimeve të humorit.

Psikoterapia, është një nga trajtimet kryesore që është përdorur për PTSD-në. Në vitet e fundit ka pasur shumë studime dhe kërkime shkencore dhe EMDR në krahasim me çdo metodë tjetër është përdorur për trajtimin e traumave dhe kujtimeve traumatike. Efektiviteti i EMDR-së është demonstruar në të gjitha llojet e traumave.

PTSD mund të ketë një efekt madhor tek individët dhe pjesëtarët e familjes, por vuajtësit zakonisht i fshehin simptomat e tyre. Nëse ju ose dikush që njihni ka simptoma që përcaktojnë se mund të kenë PTSD, atëherë duhet të kontaktoni menjëherë mjekun dhe të flisni me të.


Komentoni