Shenjat klinike të aterosklerozës — shëndoshjes në zonat e arterieve — mund të shikohen që në hershmëri tek fëmijët. Këto çojnë në dëmtimin progresiv të arterieve duke shkaktuar vdekje të hershme ose paaftësi nëpërmjet infarktit dhe atakut të zemrës. Të njëjtët faktorë që vendosin nën rrezik të rriturit në zhvillimin e aterosklerozës, venë nën rrezik edhe fëmijët. Këta faktorë rreziku përfshijnë presionin e lartë të gjaku-t, obezitetin, pirjen e cigareve, diabetin dhe kolesterolin e lartë. Disa fëmijë janë në një rrezik më të lartë për shkak të predispozitës gjenetike për kolesteroltë lartë në gjak. Kështu që, nivelet e kolesterolit në gjak tek fëmijët mund të bëjnë që shëndeti që ata vënë në arterietë rrisë mundësinë që ateroskleroza të fillojë të zhvillohet që në fëmijëri dhe pastaj të zhvillohet në mënyrë progresive me rritjen e personit. Ashtu si tek të rriturit, edhe tek fëmijët me kolesteroltë lartë, numri i faktorëve të rrezikut kardiovaskularështë i lartë sikundër edhe r...
Lexo më shumëKur niveli juaj i kolesterolit është shumë i lartë, rritet rreziku për atak në zemër dhe i sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Niveli i lartë i kolesterolit nuk është domosdoshmërisht një problem, por duke u bashkuar me një ose më shumë faktorë të tjerë rreziku, mund të jetë problematik. Disa rreziqe të tjera për sëmundjen e zemrës janë diabeti ose presioni i lartë i gjaku-t, të paturit e një historie familjare me sëmundjen e zemrës dhe faktorët e mireqenies, siç janë duhani ose obeziteti. Shumë njerëz kanë më shumë se një faktor rreziku për sëmundjen e zemrës dhe niveli i rrezikut rritet me numrin e faktorëve të rrezikut. Është shumë e rëndësishme për të njohur se cilët janë nivelet tuaja të kolesterolit dhe për t’i mbajtur ato në një nivel të shëndetshëm përpara se të keni ndonjë problem. Më poshtë do të gjenidisa udhëzime mbi kontrollin e kolesterolit. Çfarë është kolesteroli? Kolesteroli është një substancë e lëmuar, e cila pavarësisht reputacionit të keq është shumë esenciale për jetën. Ai është një pjesëtar i familjes ...
Lexo më shumëDiabeti ju vendos në një rrezik të sëmundjes së zemrës (edhe nëse ju keni një pamje normale të kolesterolit dhe asnjë simptomë). Diabeti mund të ndryshojë përbërjen kimike të disa prej substancave që gjenden në gjak dhe kjo mund të shkaktojë ngushtimin e enëve të gjaku-t ose bllokimin plotësisht të tyre. Kryerja e palestrës me aktivitet të rregullt fizik, të kombinuar me disa humbje peshe mund të ndihmojë në uljen e presionit të lartë të gjakut. Ilaçet për uljen e presionit të gjakut, shpesh janë edhe të kombinuara. Zbulimi i sëmundjes së zemrës Shpesh njerëzit nuk e dinë që e kanë sëmundjen e zemrës derisa ato zhvillojnë simptomat si dhimbje kraharori, vështirësi në frymëmarrje, marramendje ose lodhje të tepruar gjatë ecjes ose të ushtruarit. Është e rëndësishme të theksohet se simptomat mund të jenë nga të buta në të rënda dhe nganjëherë mund të mos ketë fare. Shembuj të disa simptomave paralajmëruese të tjera mund të jenë: Siklet të krahut ose të nofullës; Mostretje; Dobësi; Vjellje. Zvogëlimi i rrezikut të sëmundjes së zemrës Një nga gj&eum...
Lexo më shumëArsyet nuk janë të qarta, por sa për fillim, studimi zbuloi se të mbijetuarit meshkuj ishin më të shëndetshëm. Studimi i ri tregon se gratë që i mbijetojnë një sulm në zemër para moshës 55 vjeçare priren të përballen me më shumë komplikime shtesë në muajt e ardhshëm, në krahasim me meshkujt. Kërkimi i ri sugjeron se një vit pas atakut në në zemër, gratë kishinfunksionmë të keq fizik, funksiontë dobët mendor dhe cilësi më të ulët të jetës se burrat që i mbijetoni një ataku në zemër. Hulumtuesit mund të hedhin mendime vetëm për shkaqet e këtyre rezultateve, “por ne jemi patjetër duke zbuluar se gratë në përgjithësi gëzojnë shëndet më të keq se meshkujt edhe në momentin që ndosh ataku në zemër”, tha kërkuesja kryesore Rachel Dreyer. “Ne po flasim për pacientët relativisht të rinj, kështu që rezultati është me të vërtetë turbullues dhe shqetësues”, tha Dreyer, një kërkuese e asociuar pas doktoraturës në mjekësi kardiovaskulare në Shkollën e Mjekësisë në Yale, në Nju Haven, Konektikat. Hulumtuesit kërkonin të shihnin se si ...
Lexo më shumëTë paktën 50,000 australianë të moshës mbi 40 vjeç mund të kenëfibracion atrial(luhatjet e ritmit të të rrahurave të zemrës). Të dhënat e reja sugjerojnë se Fibrilacioni Atrial (FA) është një çrregullim i ritmit të zemrës i cili rrezikon rritjen e numrit të rrahjeve të zemrës. Në FA, sinjalet elektrike që kontrollojnë rrahjet e zemrës janë të parregullta dhe shkaktojnë rrahje të shpejta në dhomat e sipërme të zemrës (atria), të cilat bëjnë që dhomat e poshtme të zemrës (barkushet) të mos ruajnë dot ritmin. Kjo do të thotë që zemra rreh në mënyrë të pakontrolluar, e cila sjell parregullsi, rritjetë shpejta të rrahjeve të zemrës (aritmi). Incidenca e FA-ve të padiagnostikuara në komunitet mund të jetë e lartë. Nga statistikat e Byrosë Australiane, bazuar në llogaritjet përkatëse, më shumë se 10 milion autralianë janë të moshës 40 e sipër dhe rreth 50.000 prej tyre mund të kenë FA. Profesori Ben Fridman, profesor i kardiologjisë në Spitalin Concord dhe zëvendës dekan i Shkollës Mjekësore të Sidneit, prezantoi në takim studimin e tij me më shumë se 1000 njerëz ...
Lexo më shumë