Të paktën 50,000 australianë të moshës mbi 40 vjeç mund të kenë fibracion atrial (luhatjet e ritmit të të rrahurave të zemrës). Të dhënat e reja sugjerojnë se Fibrilacioni Atrial (FA) është një çrregullim i ritmit të zemrës i cili rrezikon rritjen e numrit të rrahjeve të zemrës.
Në FA, sinjalet elektrike që kontrollojnë rrahjet e zemrës janë të parregullta dhe shkaktojnë rrahje të shpejta në dhomat e sipërme të zemrës (atria), të cilat bëjnë që dhomat e poshtme të zemrës (barkushet) të mos ruajnë dot ritmin. Kjo do të thotë që zemra rreh në mënyrë të pakontrolluar, e cila sjell parregullsi, rritje të shpejta të rrahjeve të zemrës (aritmi). Incidenca e FA-ve të padiagnostikuara në komunitet mund të jetë e lartë.
Nga statistikat e Byrosë Australiane, bazuar në llogaritjet përkatëse, më shumë se 10 milion autralianë janë të moshës 40 e sipër dhe rreth 50.000 prej tyre mund të kenë FA.
Profesori Ben Fridman, profesor i kardiologjisë në Spitalin Concord dhe zëvendës dekan i Shkollës Mjekësore të Sidneit, prezantoi në takim studimin e tij me më shumë se 1000 njerëz të moshës 40 vjecare të cilët po bënin një kontroll elektrokardiograme (EKG) përpara operacionit. Kjo tregoi se 3.1 % kishin FA dhe 0.5 % e njerëzve të testuar kishin FA. ”Kjo tregon se ka shumë njerëz të cilët kanë FA dhe nuk janë në dijeni të kësaj,” tha Profesor Fridman.
FA pa simptoma është më e shpeshtë se FA me simptoma, por edhe të ashtuquajturat FA “të heshtura” (pa simptoma) çojnë në rrahje të shpejta të zemrës.
Kjo ndodh sepse parregullsitë e rrahjeve të zemrës në FA mund të lejojnë gjaku-n të futet në zemër duke formuar një mpiksje të tij. Nëse kjo mpiksje çahet dhe rrjedh në enët e gjakut deri në tru mund të shkaktojë infarkt.
“Hera e parë për zbulimin e FA-së për shumë pacientë është kur ata pësojnë një infarkt, dhe ky është një paralajmërim i lehtë i simptomave”, tha Profesor Fridman.
Komentoni