Shenjat klinike të aterosklerozës — shëndoshjes në zonat e arterieve — mund të shikohen që në hershmëri tek fëmijët. Këto çojnë në dëmtimin progresiv të arterieve duke shkaktuar vdekje të hershme ose paaftësi nëpërmjet infarktit dhe atakut të zemrës.
Të njëjtët faktorë që vendosin nën rrezik të rriturit në zhvillimin e aterosklerozës, venë nën rrezik edhe fëmijët. Këta faktorë rreziku përfshijnë presionin e lartë të gjaku-t, obezitetin, pirjen e cigareve, diabetin dhe kolesterolin e lartë. Disa fëmijë janë në një rrezik më të lartë për shkak të predispozitës gjenetike për kolesterol të lartë në gjak.
Kështu që, nivelet e kolesterolit në gjak tek fëmijët mund të bëjnë që shëndeti që ata vënë në arterie të rrisë mundësinë që ateroskleroza të fillojë të zhvillohet që në fëmijëri dhe pastaj të zhvillohet në mënyrë progresive me rritjen e personit.
Ashtu si tek të rriturit, edhe tek fëmijët me kolesterol të lartë, numri i faktorëve të rrezikut kardiovaskular është i lartë sikundër edhe rreziku i aterosklerozës, dhe mund të mos ketë simptoma. P.sh. një i ri mbipeshë që ka nivel të lartë kolesteroli dhe pi duhan ka më shumë depozita yndyrore në arterie sesa moshatari tjetër që nuk pi duhan dhe që ka peshë trupore të pranueshme, e që mund të ketë një nivel të rritur kolesteroli.
Shumë fëmijë nuk duhet të testohen për nivelin e kolesterolit në gjak. Megjithatë, fëmijët me diabet ose fëmijët që kanë të afërt të shkallës së parë (prindër, vëllezër e motra) që kanë sëmundje zemre koronare përpara moshës 60 vjeçare mund të testohen për të identifikuar nëse duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm për të parandaluar sëmundjet e zemrës në të ardhmen.
Testimi nuk është zakonisht i nevojshëm për fëmijët nën 2 vjeç sepse ata nuk duhet të kalojnë në kufizime dietike përpara kësaj moshe pasi kanë nevoja speciale ushqimore për yndyrë.
Ka disa të dhëna që tregojnë se testimi i nivelit të kolesterolit në gjaku-n e adoleshentëve mund të jetë i papërshtatshëm pasi ndryshimet hormonale në pubertitet mund të maskojnë nivelin e lartë të kolesterolit në gjak. Kjo do të thotë se ka një rrezik për marrjen e të dhënave të kolesterolit të ulët në gjak. Kështu që adoleshentët me rrezik të lartë sëmundjesh zemre duhet të testohen përsëri pas arritjes së moshës së rritur në mënyrë që të marrin rezultate më të sigurta.
Të tërë fëmijët, kryesisht ata që kanë nivele kolesteroli të luhatshme, duhet të inkurajohen që të ndjekin një stil jetese aktive dhe të ndjekin një dietë të shëndetshme. Ato padyshim nuk duhet që të pinë duhan.
Një dietë e shëndetshme për zemrën do të thotë konsumim i sa më pak yndyrave të saturuara, sa më pak yndyrave në përgjithësi dhe sa më pak kolesteroli. Kjo arrihet duke konsumuar mish pa dhjamë, varietet frutash, perimesh dhe produktesh me bazë drithërash, përdorim produktesh me nivel të ulët yndyre, konsumim peshku 2-3 herë në javë, kufizim i ushqimeve të shpejta, kekut dhe biskotave. Kjo dietë ka edhe avantazhin shtesë të plotësimit të nevojave në rritje të fëmijëve dhe adoleshentëve ndaj përfitimit të përbërësve ushqimorë si kalcium, hekur dhe zink.
Kërkimet kanë treguar se produktet me nivel të ulët kolesteroli të pasura me sterole bimore mund të reduktojnë nivelin e kolesterolit. Në Australi, ushqimet që janë aprovuar për pasurimin me sterole bimore përfshijnë margarinën, drithërat, kosin me pak yndyrë dhe qumështin me pak yndyrë. Shumë fëmijë nuk kanë nevojë për këto produkte, por ato mund të jenë të nevojshme në dietën e fëmijëve me kolesterol të lartë. Megjithatë, studimet kanë treguar se efektet e uljes së kolesterolit të këtyre produkteve tek fëmijët janë reduktuar krahasuar me të rriturit.
Përveç kufizimeve dietike, inkurajimi i ushtrimeve të rregullta fizike aerobike dhe reduktimi i numrit të orëve që fëmijët shpenzojnë duke parë televizor ose duke përdorur kompjuterin mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
Fëmijët dhe adoleshentët obezë kanë më shumë të ngjarë që të kenë shëndet më të keq sesa të rriturit, pavarësisht nëse këta të fundit janë obezë ose jo.
Disa fëmijë mund të kenë nivele të larta kolesteroli në gjak si rezultat i çrregullimeve gjenetike. Në këto raste mund të rekomandohet patjetër përdorimi i recetave si kolestiraminë dhe kolestipol, por këto nuk është se pranohen shumë nga fëmijët.
Kërkimet e fundit kanë treguar se statinat — ilaçet që ulin kolesterolin dhe që përdoren shumë tek të rriturit — janë të sigurta dhe efektive në uljen e kolesterolit tek fëmijët. Megjithatë, kjo është një fushë në të cilën kërkimet vazhdojnë dhe efektet fatgjata tek fëmijët ende nuk janë studiuar. Për këtë arsye, mjeku mund të rekomandojë ndryshime të forta të stilit të jetesës dhe të rishikojë nevojën për ilaçe kur fëmija arrin moshën e pjekurisë.
Një ilaç që quhet ezetimib (me emër tregtar ezetrol) mund të përdoret për të ulur kolesterolin tek fëmijët. Është i pari medikament i vlefshëm në klasën e re të medikamenteve që ulin kolesterolin, të njohur gjithashtu nga mjekët si frenues të rritjes së kolesterolit. Ezetimibi nuk rekomandohet për fëmijët nën moshën 10 vjeç. Më shumë kërkime duhen, për të përcaktuar efektivitetin afatgjatë të këtij ilaçi tek fëmijët.
Komentoni