Arsyet nuk janë të qarta, por sa për fillim, studimi zbuloi se të mbijetuarit meshkuj ishin më të shëndetshëm.
Studimi i ri tregon se gratë që i mbijetojnë një sulm në zemër para moshës 55 vjeçare priren të përballen me më shumë komplikime shtesë në muajt e ardhshëm, në krahasim me meshkujt.
Kërkimi i ri sugjeron se një vit pas atakut në në zemër, gratë kishin funksion më të keq fizik, funksion të dobët mendor dhe cilësi më të ulët të jetës se burrat që i mbijetoni një ataku në zemër.
Hulumtuesit mund të hedhin mendime vetëm për shkaqet e këtyre rezultateve, “por ne jemi patjetër duke zbuluar se gratë në përgjithësi gëzojnë shëndet më të keq se meshkujt edhe në momentin që ndosh ataku në zemër”, tha kërkuesja kryesore Rachel Dreyer.
“Ne po flasim për pacientët relativisht të rinj, kështu që rezultati është me të vërtetë turbullues dhe shqetësues”, tha Dreyer, një kërkuese e asociuar pas doktoraturës në mjekësi kardiovaskulare në Shkollën e Mjekësisë në Yale, në Nju Haven, Konektikat.
Hulumtuesit kërkonin të shihnin se si 3550 amerikanë dhe spanjollë, 55 vjeçarë dhe më të rinj, vazhduan edhe një vit pasi kishin pësuar atak në zemër, nga viti 2008 deri në vitin 2012.
Në përgjithësi, shumica e pjesëmarrësve në studim ishin të bardhë dhe më shumë se dy të tretat ishin gra. Si një grup, burrat dhe gratë janë të barabartë në aspektin e të qenit një duhanxhi ose të paturit tension të lartë të gjaku-t, thanë autorët e studimit.
Megjithatë, gratë kanë shumë më tepër gjasa sesa burrat për të qenë diabetike (39% kundrejt 27%) në kohën e atakut në zemër. Gratë kishin gjithashtu pak më shumë gjasa sesa burrat që të qenë obeze (51% kundrejt 45%), ato kishin edhe dy herë më shumë shanse të kishin pësuar një atak të mëparshëm dhe pothuajse tre herë më shumë gjasa të vuanin nga një sëmundje kronike të mushkërive. Studiuesit zbuluan se depresioni ishte gjithashtu dy herë më i zakonshëm mes grave.
Dreyer dhe kolegët e saj ishin caktuar për të paraqitur zbulimet e tyre të hënën* në një takim të Shoqatës Amerikane të Zemrës në Baltimore. Rezultatet duhet të konsiderohen paraprake deri kur të botohen në një revistë mjekësore që rishikohet nga kolegë dhe specialistë të fushës.
Autorët theksuan se studimi nuk përfshiu ata që kanë vdekur nga ataku në zemër, gjë e cila mund të kishte ndryshuar panoramën e përgjithshme të jetës pas atakut në zemër.
Faktorët e tjerë, përveç shëndetit të përgjithshëm para atakut mund të kenë luajtur një rol në rezultatet e atakut në zemër. Këtu mund të përfshihet fakti se gratë kanë më pak qasje ndaj kujdesit shëndetësor dhe mbështetjes sociale se sa burrat, por edhe marrja e një barre më të rëndë pune dhe përgjegjësish familjare.
“Unë do të thoja se gratë duhet vërtetë të përqendrohen tek zgjedhjet e tyre për sa i përket stilit të jetesës”, tha Dreyer. “Është një bisedë që gratë duhet të kenë me mjekun. Ato janë gra në lule të jetës së tyre, kështu që është e rëndësishme që ato të përqendrohen tek shëndeti i tyre dhe parandalimi i sëmundjeve të ndryshme, pra dhe i atakut në zemër”.
Qëllimi është të parandalohet një atak në zemër para se të ndodhë. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë një shërim i shëndetshëm duhet të jetë qëllimi, tha Dreyer.
Këto rezultate janë “të rëndësishme”, tha Dr Gregg Fonarou, një profesor kardiologjie në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, dhe një përfaqësues i Shoqatës Amerikane të Zemrës.
“Ndërsa gratë më të reja kanë më pak gjasa që të pësojnë atak në zemër, sesa meshkujt më të rinj, studimet e mëparshme kanë treguar se gratë më të reja kanë rrezik qartësisht më të lartë të vdekjes”, shtoi ai.
“Studimet e mëparshme gjithashtu kanë treguar se gratë, sidomos gratë më të reja, kanë më pak gjasa për t’u diagnostikuar dhe për t’u trajtuar shpejt”, theksoi Fonarou.
“Këto të dhëna sugjerojnë se mund të ketë pasoja afatgjata në shëndetin e këtyre grave të reja”, shtoi ai. Studimi gjithashtu thekson zona të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë dhe studime të mëtejshme, tha ai.
Komentoni