Regjistrohu/Kyçu

Diabeti dhe zemra juaj

Diabeti ju vendos në një rrezik të sëmundjes së zemrës (edhe nëse ju keni një pamje normale të kolesterolit dhe asnjë simptomë). Diabeti mund të ndryshojë  përbërjen kimike të disa prej substancave që gjenden në gjak dhe kjo mund të shkaktojë ngushtimin e enëve të gjaku-t ose bllokimin plotësisht të tyre.

Kryerja e palestrës me aktivitet të rregullt fizik, të kombinuar me disa humbje peshe mund të ndihmojë në uljen e presionit të lartë të gjakut. Ilaçet për uljen e presionit të gjakut, shpesh janë edhe të kombinuara.

Zbulimi i sëmundjes së zemrës

Shpesh njerëzit nuk e dinë që e kanë sëmundjen e zemrës derisa ato zhvillojnë simptomat si dhimbje kraharori, vështirësi në frymëmarrje, marramendje ose lodhje të tepruar gjatë ecjes ose të ushtruarit. Është e rëndësishme të theksohet se simptomat mund të jenë nga të buta në të rënda dhe nganjëherë mund të mos ketë fare.

Shembuj të disa simptomave paralajmëruese të tjera mund të jenë:

  • Siklet të krahut ose të nofullës;
  • Mostretje;
  • Dobësi;
  • Vjellje.

Zvogëlimi i rrezikut të sëmundjes së zemrës

Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëni për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së zemrës është të shkoni tek doktori juaj për të diskutuar faktorët e rrezikut tuaj individual dhe sesi ti zvogëloni ato. Në terma të përgjithshëm ju mund të reduktoni rrezikun duke:

  • Qenë fizikish aktiv;
  • Humbur peshë nëse ju jeni mbipeshë;
  • Mos pirë duhan;
  • Menaxhuar yndyrat në gjak;
  • Menaxhuar  presionin e lartë të gjakut;
  • Marrë ilaçe siç është përcaktuar.

Bëhuni fizikish aktiv

Aktiviteti i rregullt fizik i kombinuar me një dietë të shëndetshme dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme mund të ndihmojë për të reduktuar rrezikun dhe atakun në zemër. Çdo lloj aktiviteti fizik – sportiv, punët e shtëpisë, punët e kopshtarisë ose punë të lidhura me aktiviten fizik – do t’ju ndihmojnë.

Kini si qëllim që të bëni të paktën 30 minuta aktivitet fizik të moderuar, edhe pse jo çdo ditë të javës. Intensiteti i moderuar është kur frymëmarrja juaj rritet dukshëm . Kontrolloni me mjekun tuaj para fillimit të një programi të aktivitetit fizik.

Humbni peshë

Të qenit mbipeshë kryesisht rreth kyçit është një rrezik madhor për sëmundjen e zemrës. Edhe 10 % humbje peshe (p.sh. një humbje prej 10 kg në një person që peshon 100 kg) zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës.

Mos pini duhan

Të pirit e duhanit është një faktor rrezikues shumë i rëndësishëm krahasuar me joduhanpirësit. Ndalimi i cigares në çfarëdolloj moshe mund të pëmirësojë shëndetin, duke përfshirë edhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjes së zemrës.

Lënia e cigares mund të jetë e vështirë por ekzistojnë shumë programe që mund t’ju ndihmojnë. Ju mund të:

  • Telefononi qendrën e lënies ose faqen zyrtare të saj;
  • Të flisni me doktorin rreth opsioneve në dispozicion.

Merrni ilaçe siç është përcaktuar

Ashtu sikundër sëmundja kardiovaskulare është shkaku kryesor i vdekjes tek njerëzit me diabet, statina (ilaçi që ul kolesterolin) zakonisht është kërkuar për të menaxhuar nivelet e kolesterolit dhe për të zvogëluar rrezikun. Kërkimi më i fundit tregon se statin duhet të konsiderohet për të gjithë të rriturit me diabet, edhe tek ata pa ndonjë shenjë të sëmundjes së zemrës. Ilaçet, të referuara si “agjentët që ulin presionin e gjaku-t” mund të ndihmojnë gjithashtu për të ulur presionin e lartë të gjakut. Ju mund të kërkoni më shumë se një agjent.

Pyesni doktorin në lidhje me aspirinën për t’ju ndihmuar për të zvogëluar rrezikun. Aspirina në doza të vogla është ndonjëherë e rekomandueshme për njerëzit me rrezik të atakut të zemrës pasi e bën gjakun më të hollë dhe me më pak mundësi për të bllokuar enët e gjaku-t.

Gjithmonë merrni ilaçet siç është përcaktuar nga doktori juaj. Nëse ju keni ndonjë shqetësim atëherë diskutojeni me doktorin tuaj, mos e ndryshoni vetë ilaçin. Farmacisti juaj gjithashtu mund t’ju përgjigjet çfarëdolloj pyetjeje ose shqetësimi që ju mund të keni.


Komentoni