Kur niveli juaj i kolesterolit është shumë i lartë, rritet rreziku për atak në zemër dhe i sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.
Niveli i lartë i kolesterolit nuk është domosdoshmërisht një problem, por duke u bashkuar me një ose më shumë faktorë të tjerë rreziku, mund të jetë problematik. Disa rreziqe të tjera për sëmundjen e zemrës janë diabeti ose presioni i lartë i gjaku-t, të paturit e një historie familjare me sëmundjen e zemrës dhe faktorët e mireqenies, siç janë duhani ose obeziteti. Shumë njerëz kanë më shumë se një faktor rreziku për sëmundjen e zemrës dhe niveli i rrezikut rritet me numrin e faktorëve të rrezikut.
Është shumë e rëndësishme për të njohur se cilët janë nivelet tuaja të kolesterolit dhe për t’i mbajtur ato në një nivel të shëndetshëm përpara se të keni ndonjë problem. Më poshtë do të gjeni disa udhëzime mbi kontrollin e kolesterolit.
Kolesteroli është një substancë e lëmuar, e cila pavarësisht reputacionit të keq është shumë esenciale për jetën. Ai është një pjesëtar i familjes së yndyrave. Pa kolesterolin, trupat tanë nuk mund të prodhojnë një numër të rëndësishëm të hormoneve dhe ai është një komponent esencial i membranës së jashtme të disa qelizave.
Mëlçia jonë mban pjesën më të madhe të kolesterolit, ndërkohë që pjesa tjetër vjen nga ushqimi që ne hamë.
Sepse mëlçia jonë prodhon të gjithë kolesterolin që ne kemi nevojë, nëse ne hamë më shumë, ne marrim më shumë dhe kjo qarkullon rreth gjakut tonë dhe ka si qëllim që të ngecë në muret e enëve të gjakut. Kjo rrit rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës.
Ndërkohë që niveli i lartë i kolesterolit në gjak është si rezultat i një diete shumë të pasur me yndyra, në disa njerëz kjo ndodh për shkak se kanë një sensibilitet të trashëguar ndaj kolesterolit të lartë në gjak. Nëse ndonjë pjesëtar familjeje e ka këtë gjendje, është shumë e rëndësishme që të kontrolloni nivelet tuaja të kolesterolit.
Kolesteroli, ashtu sikundër yndyrat nuk mund të lëvizin në gjakun e trupit më vete. Kjo sepse yndyrat nuk mund të miksohen me ujin, përbërësin më madhor të gjakut. Kështu që, ajo udhëton me disa proteina të quajtura lipoproteina.
Ekzistojnë shumë lloje të lipoproteinave:
VLDL-të janë prodhuar në mëlçi dhe puna e tyre është që të mbajnë yndyrat në pjesë të ndryshme të trupit. Në momentin që ato largohen nga ngarkesa e tyre e yndyrave ato bëhen LDL, dhe mbajnë kolesterolin e mbetur përreth trupit. Kolesteroli LDL është përcaktuar si kolesterol “i keq”; është e rëndësishme për të patur nivele të ulëta të kolesterolit LDL.
Nga ana tjetër, HDL çon kolesterolin mbrapsht për në mëlçi. Kolesteroli HDL është quajtur kolesteroli “i mirë”. Ju doni që të keni në trupin tuaj nivele të larta të kolesterolit HDL për të kapur në këtë mënyrë kolesterolin “e keq”.
Më poshtë do të gjeni disa këshilla për një balancë të mirë:
Largoni yndyrat si më sipër. Mbani mend:
Niveli juaj i kolesterolit mund të matet nga një mostër gjaku. Kjo mund të realizohet nga mjeku juaj i familjes. Ato, kanë shumë mundësi që të masin kolesterolin tuaj të përgjithshëm, kolesterolin LDL dhe HDL, ashtu sikundër edhe nivelin e triglicerideve dhe të yndyrave të tjera në gjak. Mjeku duhet të marrë në konsideratë edhe faktorë të tjerë rreziku që prekin zemrën, dhe në të njëjtën kohë edhe matjen e kolesterolit.
Rekomandohet që të gjithë të rriturit e moshës 45 vjeçare e më sipër duhet të bëjnë teste të rregullta të gjakut (testet e kolesterolit). Nëse një person është më i ri se mosha 45 vjeçare dhe është në një rrezik madhor të sëmundjes koronare të zemrës për shkak të faktorëve të tjerë të rrezikut, p.sh. diabetit ose dështimit të veshkës, atëherë edhe ato duhet që të bëjnë testin e kolesterolit. Mjeku duhet t’ju këshillojë nëse nivelet tuaja të kolesterolit janë shumë të larta.
Sipas Fondacionit Kombëtar të Zemrës, njerëzit të cilët kanë nevojë që të trajtohen për nivele të larta të kolesterolit duhet të synojnë për një lexim të kolesterolit total prej rreth 4 mmol/l, nga të cilat jo më shumë se 2.5 mmol/l është kolesteroli LDL. Për njerëzit me sëmundje ekzistuese kardiovaskulare, rekomandohet një nivel kolesteroli LDL prej 2.0 mmol/l. Megjithatë, çdo ulje e kolesterolit total dhe kolesterolit LDL do të jetë e dobishme, edhe në qoftë se nuk arrini nivelet e synuara.
Pretendimet shëndetësore mbi produktet ushqimore mund të jenë mashtruese. Disa përcaktohen se nuk përmbajnë kolesterol kur në të vërtetë ato kanë përmbajtje kolesteroli. Ushqimet siç janë frutat, zarzavatet dhe drithërat nuk përmbajnë kolesterol. Lexoni me kujdes etiketat. Zgjidhni ushqime që janë të ulëta në yndyra.
Reduktimi i nivelit të kolesterolit është një nga mënyrat e kujdesit të zemrës. Jini aktiv, ndaloni duhanin, kontrolloni presionin e gjakut dhe diabetin (nëse e keni atë) dhe reduktoni stresin që është në jetën tuaj.
Komentoni