Një alergji ndodh kur sistemi imunitar i trupit reagon mbi normën ndaj substancave të padëmshme (që quhen alergjenë). Këto substanca mund të jenë në ajër ose në atë që prekni ose hani, duke përfshirë këtu edhe mjekimet. Alergjitë shpesh janë një faktor kontribues për gjendje të tilla si ekzema dhe astma.
Nëse jeni një person i prirur ndaj alergjive dhe jeni në kontakt me një alergjen, sistemi juaj imunitar do të prodhojë një lloj të veçantë atitrupi (IgE). Qeliza të tjera lëshojnë kimikate si histaminat që shkaktojnë simptomat e që kalojnë gjatë një reaksioni alergjik.
Një alergjen shumë i zakonshëm shtëpie është pluhuri i insektit (morrit) – ose, për të qenë më të saktë, jashtëqitjet e tij. Poleni, veçanërisht nga pemët, bari dhe barërat e këqija, është një tjetër alergjen i zakonshëm, siç është mbetja e kafshëve (copëza të lëkurës apo të grimcave nga kafshët). Metale të tilla si nikeli në ora dore ose pjesa metalike e rripit dhe qumështi në disa produkte janë alergjenë relativisht të zakonshëm kontakti.
Një numër ushqimesh mund të shkaktojnë alergji: më të zakonshme janë kikirikët, qumështi, vezët dhe ushqimet e detit. Megjithatë, alergjitë e vërteta ushqimore nuk janë të zakonshme dhe reagimet kanë më shumë të ngjarë të jenë si pasojë e intolerancës ushqimore dhe jo si një reaksion alergjik që përfshin sistemin imunitar të trupit. Disa lloje myqesh dhe kafshimesh apo pickimesh të insekteve mund të shkaktojnë alergji.
Tymi i cigareve është konsideruar një shkak, por ky në fakt është një ngacmues e jo një alergjen. Kjo do të thotë se tymi nuk shkakton alergji, por përkeqëson një alergji ekzistuese.
Simptomat varen nga pjesa e trupit të prekur. P.sh ethet e barit të thatë (e njohur edhe si rinitit alergjik) ndikojnë në sy dhe hundë duke shkaktuar teshtitje, kullim hundësh, përlotje, kruajtje sysh, fyt të skuqur, grricje fyti dhe ndonjëherë edhe bllokim hundësh.
Dermatiti alergjik nga kontakti (një gjendje e shkaktuar nga lëkura që bie në kontakt me një alergjen të tillë si nikeli) karakterizohet nga lëkura e kuqe, e çarë dhe me kruarje, aty ku ajo ka rënë në kontakt me alergjenin.
Alergjia ndaj disa ushqimeve, pickimeve ose kafshimeve mund të shkaktojë urtikarie (flluska që kruhen dhe shenja – pjesë të fryra, të kuqe).
Ekzistojnë shumë shkaqe dhe simptoma alergjie, kështu që, nëse mendoni se keni alergji, pyesni mjekun tuaj.
Një alergji shumë e rëndë mund të shkaktojë një reaksion anafilaktik, ku personi mund të shpërthejë në një skuqje të lëkurës, të ketë vështirësi në frymëmarrje, të vuajë një rënie të rëndë në presionin e gjaku-t dhe përfundimisht të humbasë vetëdijen. Kjo është një situatë e rrezikshme për jetën dhe ka nevojë për vëmendje urgjente mjekësore (thërrisni një ambulancë dhe tregojini atyre çfarë po ndodh).
Ndërsa ju nuk trashëgoni një alergji të drejtpërdrejtë, ju mund të trashëgoni një tendencë për të qenë alergjik. Mjekët e quajnë këtë gjendje atopike. Alergjia fillon vetëm nëse ju jeni të ekspozuar më pas ndaj një alergjeni (gjërat që shkaktojnë një reagim alergjik në trup).
Pasi të zhvilloni një ndjeshmëri ndaj një alergjeni, nis një reagim alergjik çdo herë që jeni të ekspozuar ndaj gjërave që jeni alergjik.
Nëse mendoni se ju ose fëmija juaj mund të keni alergji ndaj çdo gjëje atëherë është e rëndësishme të bisedoni me mjekun tuaj, i cili mund të sugjerojë teste të tilla si testi i lëkurës apo ai i gjaku-t (i njohur si RAST – një test radioalergosorbent).
Në testet e lëkurës, një gjilpërë futet në lëkurë përmes një pike të alergjenit të dyshuar, zakonisht në lëkurën e parakrahut të brendshëm të personit. Madhësia e shenjës në lëkurë tregon se sa shumë ju jeni alergjik ndaj një alergjeni të veçantë. Deri në 30 alergjenë mund të testohen në të njëjtën kohë për të ndihmuar në identifikimin e substancave të veçanta ndaj të cilave ju jeni alergjik.
Pjesa më e rëndësishme e menaxhimit të alergjive është shmangia e alergjenëve.
Simptomat e alergjisë gjithashtu kanë trajtime të veçanta, duke përfshirë medikamente dhe metoda të vetëkujdesit.
Një nga mjekimet më të zakonshme të përdorura për alergjitë janë antistaminat. Këto mund të jenë mjaft të suksesshme në kontrollin e alergjive dhe shumë antistamina, të cilat nuk të vënë në gjumë dhe që tolerohen mirë nga trupi, janë në dispozicion në të gjitha farmacitë.
Medikamente të tjera për alergji janë spraji i hundëve për lehtësimin e hundëve të zëna, si dhe kremi zbutës ose kortikosteroidi që ndihmon në zbutjen e lëkurës së “përflakur”.
Mjeku ose farmacisti do të rekomandojë produktin e duhur për simptomat tuaja të veçanta.
Një nga trajtimet që është përdorur për disa alergji është imunoterapia (pandjeshmëria ose hiperndjeshmëria). Kjo përfshin një seri injeksionesh që gradualisht rrisin ekspozimin ndaj një alergjeni dhe stimulojnë sistemin imunitar për të zhvilluar një rezistencë ndaj një alergjeni. Kjo kërkon injeksione të rregullta gjatë një periudhe të gjatë (deri në 5 vjet për disa lloje të alergjisë) derisa ju të mos shfaqni reagime të rëndësishme alergjike ndaj alergjenit. Kjo është veçanërisht e dobishme për alergji të cilat lidhen me helmin e insekteve, si pickimet e bletëve ose grerëzave.
Njerëzit të cilët kanë reaksione alergjike kërcënuese për jetën kanë nevojë të kenë gjithnjë me vete një mjet auto-injektues adrenaline (EpiPen) dhe të jenë të trajnuar në përdorimin korrekt të adrenalinës. Prindërit e tyre, partnerët ose kujdestarët duhet gjithashtu të jenë të njohur me përdorimin e EpiPen.
Vënia e një byzylyku mjekësor ku deklarohet se nga çfarë jeni alergjik mund të jetë shumë e dobishme për mjekët dhe ekipin shëndetësor. Gjithmonë kujtoni mjekun ose farmacistin tuaj për alergjitë tuaja para se të filloni ndonjë trajtim të ri, duke përfshirë edhe ilaçet plotësuese.
Për të minimizuar alergjitë, është e rëndësishme që të identifikohen substancat që shkaktojnë alergjinë tuaj dhe të përpiqeni për t’i shmangur ato. Këtu janë disa taktika për të shmangur disa alergjenë të përbashkët dhe për të minimizuar simptomat e alergjisë.
Përdorni mbulues për morrat e pluhurave në të gjitha krevatet; lani mbulesat në ujë të ngrohtë (më shumë se 55°C) një herë në javë; ajrosni jastëkët dhe mbulesat e krevatit nxirrini në rrezet e diellit për disa orë çdo javë nëse është e mundur, zëvendësoni qilimat me parkete; pastroni dyshemetë me një leckë të lagur ose elektrostatike dhe jo duke përdorur një fshesë me korrent; kaloni fshesën me korrent me filtër të përshtatshëm një herë në javë (por do të rritet sasia e pluhurit dhe e alergjenit në shtëpi për 20 minuta apo më shumë pas kësaj, kështu që nëse është e mundur kërkojini dikujt tjetër ta bëjë dhe qëndroni jashtë dhomës për së paku 20 minuta); fshini sipërfaqet e pluhurit me një leckë të lagur ose elektrostatike 2-3 herë në javë; hiqni kafshët me gëzof, lodrat e pellushit nga dhoma e gjumit së fëmijës suaj ose lajini ato çdo javë në ujë të nxehtë (duke vënë lodrat e pellushit në frigorifer gjatë natës mund të vrisni morrat e pluhurit, por nuk u hiqni dot alergjenin); hiqni mobiljet veshur me susta nga dhoma juaj e gjumit dhe siguroni ventilim të mirë në të gjithë shtëpinë tuaj për të shmangur ajrin me lagështi. Kurrë nuk mund të shpëtoni nga të gjitha grimcat e pluhurit në shtëpinë tuaj, por këto masa mund të zvogëlojnë numrin e tyre.
Mbani kopshtin pa bimë shumë alergjike; përpiquni të qëndroni në ambiente të mbyllura në kohën kur poleni është në maksimumin e tij, p.sh. herët në mbrëmje; kërkojini dikujt tjetër për të kositur lëndinën tuaj dhe mbyllini dritaret tuaja kur flini natën për të parandaluar hyrjen e polenit; vini syze me lidhëse rreth kokës për të shmangur marrjen e polenit në sy dhe bëni dush e lani flokët tuaj natën për të hequr polenin që mund të keni “mbledhur” gjatë ditës.
Mos mbani kafshë shtëpiake, ose në rastin më të mirë, mbajini ato jashtë shtëpisë.
Shmangni sapunët, parfumet e fortë dhe produktet e pastrimit të shtëpisë që mund të irritojnë lëkurën e ndjeshme.
Nëse keni alergji ndaj ushqimeve dhe e dini se cilët janë ato, mundojuni që t’i shmangni, duke u kujdesur për të mbajtur një dietë të ekuilibruar. Një konsultim me mjekun ose dietologun mund të jetë shumë i dobishëm.
Sigurohuni që t’i vishni këpucët përjashta; mbuloni gjymtyrët tuaja, mos bëni lëvizje të papritura kur bletët ose grerëzat janë përreth; shmangni parfumet e forta pasi ato mund të tërheqin insektet; kujdesuni në kopësht – vishni doreza kur merreni me kopshtari dhe përdorni ilaç kundër insekteve.
Komentoni