Regjistrohu/Kyçu

Alergjia – provoni shtëpinë tuaj

Nëse je alergjik nga pluhuri e mikrogjallesat e shtëpisë, kafshët shtëpiake ose poleni apo jo, ka disa hapa për të provuar shtëpinë në lidhje me alergjinë.

Lexo më poshtë çfarë mund të bësh në dhoma të ndryshme të shtëpisë për të parandaluar alergjitë në shtëpi.

Dhomat

Meqenëse shpenzojmë shumë kohë në dhomat tona, ato janë vendi më i zakonshëm për të filluar provën e alergjive. Dhoma juaj mund të jetë një vend shumë i mirë për rritjen dhe shtimin e mikrogjallesave të pluhurit të shtëpisë — krijesa të vogla që ushqehen me lëkurën e njeriut. Janë jashtëqitjet dhe mbetjet e tyre më shumë sesa vetë këto mikrogjallesa që shkaktojnë alergjitë.

Fatkeqësisht, nuk ka rrugë të lehtë për të hequr tërësisht këto mikrogjallesa, që janë kryesisht prezente në vende të ngrohta dhe me lagështirë. Por është e mundur që të reduktohet numri i tyre dhe disa njerëz e përdorin këtë për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave të alergjive që ata kanë.

Alergjia – prova e dhomës

Shtrati
  • Për të vrarë mikrogjallesat dhe larguar alergjenët që ato prodhojnë, çarçafët dhe këllëfët e jastëkëve duhet të lahen një herë në javë me ujë më të ngrohtë se 55 gradë Celcius. Një alternativë për këtë është larja me ujë të ftohtë me një produkt që është formuluar për të vrarë mikrogjallesat edhe në ujë të ftohtë.
  • Ju mund t’i vrisni këto mikrogjallesa duke i ventiluar me ajër të nxehtë çarçafët për 10 minuta.
  • Larja e jastëkëve dhe jorganëve në mënyrë të rregullt mund të ndihmojë shumë, jastëkët dhe jorganët sintetikë janë tolerantë ndaj larjeve krahasuar me ato natyrore. Këto veshje duhet që të lahen çdo 2-3 muaj me ujë të ngrohtë (pas kontrollit në lidhje me instruksionet e larjes).
  • Ndoshta duhet që të përdoren mbulesa rezistente ndaj mikrogjallesave për jastëkët dhe jorganët, e veshjet e tjera të gjumit. Këto mbulesa duhet të lahen të paktën çdo 2 muaj.
  • Hiq veshjet e brendshme prej leshi deleje ose produktet me lëkurë deleje sepse mbajnë numër shumë të madh mikrogjallesash.
  • Largo lodrat e buta, ose laji ato një herë në javë duke përdorur të njëjtën metodë si veshjet e gjumit. Vendosja e lodrave të buta gjatë natës në frigorifer vret mikrogjallesat, por nuk largon alergjenët (substancë që shkakton reaksion alergjik — në këtë rast, proteinat që janë në jashtëqitjet e mikrogjallesave).
Dyshemeja
  • Tapeti shpesh përmban një numër të madh mikrogjallesash që nuk mund të largohen komplet me vakuum. Megjithatë, ekspertët nuk bien dakord nëse pasja e dyshemeve të forta përmirëson simptomat.
  • Nëse preferoni tapet, ata me qime të shkurtër mendohet se janë më mirë se ata me qime të gjata. Tapetet duhet të vakuumohen të paktën njëherë në javë — preferohet nga dikush që nuk është alergjik nga alergjenët e mikrogjallesave sepse vakuumi rrit sasinë e tyre në ajër për një kohë prej 20 minutash.
  • Meqenëse shpenzojmë një kohë të gjatë në dhomat e gjumit, është mirë që kafshët shtëpiake t’i mbajmë jashtë tyre, edhe nëse lihen në pjesë të tjera të shtëpisë. Kjo është shumë e rëndësishme nëse dyshemeja ka tapet, sepse tapeti tenton që të thithë qimet e kafshëve dhe alergjenët.
Pajisjet shtëpiake
  • Zgjidh pajisje lëkure, vinili, metali ose druri, që janë të lehta për t’u pastruar. Evito ballin e krevatit të veshur, sepse aty mund të qëndrojë një popullatë shumë e madhe e mikrogjallesave. Pastro sipërfaqet e forta njëherë në javë duke përdorur një copë të thatë ose copë elektrostatike.
Dritaret
  • Perdet e rënda nuk rekomandohen sepse ato mbledhin shumë pluhur dhe janë të vështira për t’u pastruar.
  • Grilat janë një alternativë e mirë, vertikale të pastrueshme dhe që mblidhen më mirë se ato horizontale (veneciane) sepse mbajnë më pak pluhur.
  • Qepenat dhe perdet që lahen janë opsione të përshtatshme sepse mund të pastrohen lehtësisht.
Rrëmuja
  • Redukto numrin e librave dhe ornamenteve ose vendosi ato në kabinete xhami për të reduktuar pluhurin.
  • Lodrat e fëmijëve dhe lodra të tjera duhet të vendosen në konteinerë plastikë për të reduktuar pluhurin.

Banja

Burim alergjie në banjë mund të jetë myku.

Alergjia – prova e banjës

Mbledhës
  • Në banjë duhet një mbledhës për të parandaluar krijimin e avujve dhe reduktimin e lagështirës gjatë dushit dhe larjeve. Kjo ndihmon në parandalimin e rritjes së myqeve në dritare, mure dhe tavan.
Dyshemeja dhe muret
  • Muret dhe dyshemetë me pllaka, tullat e tjegullat janë më të mira sepse janë rezistente ndaj ujit dhe pastrohen më lehtë.
  • Një ide e mirë është edhe boja speciale rezistente ndaj myqeve.
Lavamani, banjo dhe dush
  • Largo myqe të dukshme nga çezmat dhe sipërfaqet e banjës duke përdorur solucione që përmbajnë pastrues të myqeve.
  • Pastro në mënyrë të rregullt perden e dushit dhe zëvendësoje atë nëse merr myk.
  • Rregullo ndonjë rrjedhje uji në banjë.

Kuzhina

Kacabujtë mund të shkaktojnë alergji, kështu që është e rëndësishme të ndërmerren hapa për evitimin e tërheqjes së tyre në kuzhinë. Myku mund të jetë problematik në kuzhinë gjithashtu.

Alergjia – prova e kuzhinës

     Ventilues
  • Redukto lagështirën dhe tymrat e gatimit në kuzhinë duke përdorur ventilues gjatë gatimit.
     Lavamani
  • Pastro lavamanin nga myqet dhe mbeturinat ushqimore dhe laje atë në mënyrë të përditshme.
  • Rregullo ndonjë rrjedhje uji në tubat e lavamanit për të parandaluar rritjen e myqeve dhe qëndrimin e kacabujve.
     Stolat, sobat      dhe dollapët
  • Sigurohu që stolat dhe soba pastrohen pas çdo përgatitjeje ushqimi.
  • Bëj kujdes në pastrimin nën pajisjet e tosteve ku mund të akumulohen thërrime ushqimi.
  • Vendos ushqimet në enë me kapak të mbyllur mirë.
  • Pastro rregullisht dollapët.
     Frigoriferi
  • Pastor frigoriferin rregullisht për të parandaluar rritjen e myqeve dhe largo ndonjë ushqim jashtë afatit të skadencës dhe që mund të ketë zënë myk.

Mbeturinat

  • Përdor një kosh mbeturinash me kapak kundër mbledhjes së insekteve dhe largo mbeturinat njëherë në ditë duke ricikluar qesen ose letrën e koshit.
     Dyshemeja
  • Pasto dhe largo mbeturinat e ushqimit të kafshëve pas përdorimit.
  • Vendos kapës kacabujsh në qoshet e dhomave të shtëpive dhe nën pajisjet shtëpiake.
  • Ju ndoshta doni të fshini dyshemenë njëherë në ditë për të larguar kacabujtë.

Dhoma e ndenjes

Mikrogjallesat e pluhurit të shtëpisë janë shpesh shkaku kryesor i alergjive në dhomën e ndenjes. Nëse jeni alergjik nga kafshët shtëpiake dhe i lejoni ato brenda shtëpisë, copat e lëkurës së këtyre kafshëve dhe qimet e gëzofit të tyre mundet që gjithashtu të shkaktojnë probleme.

Alergjia – prova e dhomës së ndenjies

  Dyshemeja
  • Tapeti mban shpesh një numër të madh mikrogjallesash të pluhurit të shtëpisë, që nuk mund të largohen tërësisht me fshesë vakuumi. Megjithatë, ekspertët nuk bien dakord nëse kalimi në dysheme të fortë përmirëson simptomat.
  • Qilimat mund të jenë të përshtatshëm nëse ato lahen në mënyrë të rregullt me ujë të ngrohtë — pastrimi kimik në të thatë largon mikrogjallesat por jo alergjenët, ndërsa fshesa me vakuum ndoshta nuk mund të jetë efektive në largimin e alergjenëve sepse nuk pastron tërësisht qilimat.
  • Nëse preferoni tapetin, ato me qime të vogla janë më të mira se ato me qime të gjata. Tapetet duhet që të pastrohen me fshesë vakuumi të paktën njëherë në javë — preferohet dikush që nuk është alergjik nga mikrogjallesat e pluhurit të shtëpisë dhe alergjenët.
  • Është mirë që kafshët shtëpiake të mbahen jashtë, specifikisht nëse dyshemeja ka tapet, sepse tapetet tentojnë që të mbajnë qimet e kafshëve dhe alergjenët.
  Mobiljet
  • Mobiljet prej lëkure ose vinili janë më të mira se pajisjet me materiale të tjera dhe kolltuqet me susta, që mbajnë më shumë mikrogjallesa të pluhurit të shtëpisë.
  Rrëmuja
  • Reduktimi i numrit të librave dhe ornamenteve ose vendosja e tyre në kabinete xhami redukton pluhurin.
  • Vazot e luleve mund të jenë burim i myqeve, kështu që ato duhet të largohen ose në mënyrë alternative vendos në to akuariume të vogla dhe zhavor për të mbledhur myqet.
  • Lodrat e fëmijëve duhet të vendosen në mbajtëse plastike për të reduktuar pluhurin.
  Dritaret
  • Perdet e rënda nuk rekomandohen sepse ato mbledhin shumë pluhur dhe është e vështirë për t’u pastruar.
  • Grilat janë një alternativë më e mirë sesa perdet, dhe grilat vertikale rrotulluese lahen më lehtë se ato horizontale që mbajnë më shumë pluhur (grila veneciane).
  • Qepenat dhe perdet që lahen janë opsione të përshtatshme sepse është e lehtë të pastrohen.

Shtëpia — në përgjithësi

Alergjia – prova e shtëpisë në përgjithësi

  Ajri
  • Mikrogjallesat e pluhurit të shtëpisë dhe myqet — 2 nga alergjenët më të zakonshëm brenda shtëpisë — tentojnë të shtohen në mjedise të ngrohta dhe me lagështirë. Mbajtja e temperaturave nën 21 gradë Celsius dhe e lagështirës nën 50% me një kondicioner mund të ndihmojë në reduktimin e mikrogjallesave të pluhurit të shtëpisë dhe rritjen e mykut.
  • Një dehumidifikator (largues lagështire) mund të përdoret për të ulur nivelin e lagështirës brenda shtëpisë.
  • Nëse nuk keni kondicioner, mbani shtëpinë të mirë ventiluar për të reduktuar lagështirën. Megjithatë, hapja e dyerve dhe e dritareve mund të bëjë që poleni dhe sporet e myqeve të hyjnë brenda në shtëpi, kështu që mund të jetë më e përshtatshme që dyert dhe dritaret të mbahen mbyllur gjatë ditëve me nivel të lartë alergjenësh.
  • Nëse keni kondicionerë ose ngrohje qëndrore, kujtohuni që të pastroni rregullisht filtrat.
  Pastrimi
  • Dyshemeja dhe mobiljet duhet të fshihen me fshesë vakuumi të paktën njëherë në javë.
  • Meqenëse fshesa me vakuum tenton që përkohësisht të ngrerë lart në ajër pluhurin dhe mikrogjallesat, gjatë punës me këtë pajisje duhet vendosur një maskë në fytyrë dhe kjo punë duhet të kryhet nga një person që nuk është alergjik.
  • Gjatë vakuumimit pluhuri dhe mikrogjallesat qëndrojnë në ajër përrreth 20 minuta, kështu që duhet pritur për rreth 20 minuta për të rihyrë në mjediset që janë pastruar me vakuum.
  • Mund të merret në konsideratë edhe përdorimi i pastruesve me vakuum që kanë filter me efiçencë të lartë ose mbledhës dopio të pluhrave. Këto pajisje bëjnë më pak pluhur gjatë punës dhe mund të largojnë alergjenët më shumë se pastruesit e tjerë me vakuum.
  • Fshi me leckë pajisjet prej druri, linoleumi dhe dyshemetë me pllaka të paktën njëherë në javë.
  • Kur fshin mobiljet dhe ornamentet përdor një leckë të thatë ose leckë elektrostatike që bën më pak pluhur.
  • Për të larguar mykun nga sipërfaqet e brendshme, pastro me leckë të lagur dhe me detergjent ose solucion uthulle dhe thaje tërësisht.
  • Pastro në mënyrë të rregullt mykun dhe kondensimin nga dritaret, pragjet e dritareve dhe ballkoneve.
  Kafshët               shtëpiake
  • Qentë dhe macet kanë alergjen në djersën dhe pështymën e tyre. Alergjenët ngjiten në qelizat e lëkurës dhe qimet dhe përhapen në ajër kur kafshët shkundin trupin dhe qimet e tyre. Alergjenët e maceve janë shumë të vështirë që të largohen nga shtëpitë.
  • Nëse jeni alergjik nga kafshët, mënyra më efektive për të parandaluar simptomat është që të mos mbani kafshë. Për ata që tashmë kanë kafshë dhe nuk duan që t’i humbasin ato, mbajtja e tyre jashtë shtëpisë mund të ndihmojë sadopak. Megjithatë, shtëpitë me kafshë në oborr kanë përqëndrim më të lartë të alergjenëve të kafshëve.
  • Larja e kafshëve sugjerohet të bëhet një ose dy herë në javë, por ende është e paqartë nëse kjo redukton qëndrimin e alergjenëve.
  • Nëse keni lepuj ose derra të Guinesë, kërkoni që kafazet e tyre të pastrohen nga njerëz që nuk janë alergjikë.
  Dëmtuesit
  • Kacabujtë mund të futen në shtëpi nëpërmjet vrimave, dritareve, dyshemesë, dyerve, kështu që ato duhet të jenë të mbyllura mirë.
  • Ndonjëherë, duhet të kontaktohet me pastrues profesionistë për të larguar të tërë dëmtuesit e kësaj natyre.
  •  


Komentoni