Steriliteti identifikohet si pamundësia për të konceptuar/fertilizuar pas 12 muajsh marrëdhënieje të rregullt seksuale. Rreth një në 6 çifte mendohet të kenë një problem me konceptimin/fertilizimin.
Rreth 40% e rasteve të infertilitetit, përfshijnë një faktor mashkullor, në 40% të rasteve të tjera është një faktor femëror, si dhe në rastet e mbetura mund të jetë një kombinim i faktorëve mashkullorë dhe femërorë (10%), ose pa arsye të identifikueshme (10%).
Ka shkaqe të shumta të infertilitetit tek meshkuj, megjithatë, më së shpeshti janë probleme të lidhura me spermën. Këto përfshijnë probleme me sasinë e spermës, ku ose prodhohet pak spermë ose në disa raste, nuk prodhohet fare (quajtur azospermi). Mund të ketë probleme edhe me cilësinë e spermës, ku sperma merr formë jo normale (morfologjia e parregullt) ose nuk lëviz shpejt (lëvizshmëri të dobët).
Shkaqet e azospermisë mund të përfshijnë prodhimin e reduktuar të spermës, për shkak të një problemi hormonal (siç është testosteroni i pakët), të një anomalie kromozomale (problem gjenetik) apo të infeksioneve të caktuara (të tilla si infeksioni i shytave të testikujve).
Azospermia mund të jetë gjithashtu rezultat i një bllokimi të kalimit të spermatozoidit nga testikujt. Kjo mund të jetë për shkak të infeksionit ose lëndimit në zonën ku ndodh, kirurgjisë (vazektomisë) ose mungesës së tubit nga testikuli në uretër (i quajtur vas deferens).
Çiftet që kanë vështirësi në konceptim/fertilizim duhet të konsultohen me mjekun e tyre për një vlerësim fillestar. Kjo zakonisht përfshin një vlerësim të historisë së problemit dhe kryerjen e analizave mjekësore.
Hetimet e mëtejshme do të varen nga rezultatet e vlerësimit dhe nga shkaktuesit e mundshëm të problemit.
Hetimi më i rëndësishëm tek meshkujt është analiza e spermës. Një ekzemplar i spermës merret pas abstenimit nga marrëdhëniet seksuale për 2-5 ditë. Mostrat duhet të dërgohen në laborator brenda një ore pas administrimit. Mostra analizohet për volumin dhe sasinë e spermës, lëvizshmërinë dhe morfologjinë.
Hetimet e tjera mund të përfshijnë testimin për antitrupat e spermës dhe matjen e nivelit të gjakut të testosteronit dhe të hormoneve të tjera. Nëse nuk ka spermë apo sasia e spermës eshte shumë e ulët, një hetim i testikujve mund të kryhet me pajisjen ultratingull. Një biopsi e testikujve gjithashtu është e mundur.
Opsionet për trajtimin e infertilitetit do varen nga shkaqet e problemit.
Komentoni