Regjistrohu/Kyçu

Flluskat

Një flluskë është një pjesë e ngritur e lekurës e mbushur me lëng që shfaqet kur shtresa e jashtme e lëkurës është e plagosur. Lëngu formohet nën lëkurën e dëmtuar dhe mbron lëkurën e ndjeshme të re që rritet nën të. Ndërkohë që lëkura e re rritet, trupi gradualisht riabsorbon lëngun. Procesi zakonisht zgjat 3-7 ditë. Ndonjëherë flluskat çahen vetë.

Si duket dhe ndihet një flluskë?

Flluska shfaqet si një pjesë e ngritur e lëkurës e mbushur me lëng të pastër (shumë rrallë me gjak). Flluskat zakonisht janë të buta (ato dhëmbin kur ato shtypen).

Shkaqet e zakonshme të flluskave

  • Fërkimi;
  • Djegia nga nxehtësia;
  • Djegia nga dielli;
  • Pickimet e insekteve ose kafshimet;
  • Infeksionet virale të lëkurës;
  • Infeksionet bakteriale të lëkurës;
  • Infeksionet fungale të lëkurës;
  • Dermatit kontakiv – një reaksion ndaj irrituesve ose alergjenëve (substanca që mund të shkaktojnë një reaksion alergjik).

Çfarë mund të bëni ju

  • Mos e shtypni flluskën. Lëreni që të thahet vetë në mënyrë që të shmanget infeksioni.
  • Mbajeni flluskën dhe zonën përreth saj të pastër.
  • Mbulojeni flluskën me diçka të pastër, pasi ka mundësi që ajo gjatë lëvizjeve ditore të çahet.
  • Nëse flluska shpërthen, lëreni lëngun që të thahet. Më pas lajeni me një sapun të butë dhe ujë të ngrohtë dhe përdorni një antiseptik siç është betadina. Përsëriteni procedurën dy herë në ditë për të parandaluar infeksionin.
  • Konsultojuni me një mjek nëse ekziston një rritje e skuqjes së flluskës, ënjtje ose ndonjë shenjë infeksioni.
  • Shkoni tek mjeku nëse zhvilloni një përhapje të pashpjegueshme, ose nëse nuk ndiheni mirë si rezultat i flluskës.

Çfarë mund të bëj mjeku për ju

Nëse flluskat infektohen, ato mund të kërkojnë trajtimin mjekësor të mëposhtëm:

  • Kullimin e qelbit ose lëngut nën kushte sterile dhe aplikimin e trajtimeve të përshtatshme.
  • Antibiotikët, nëse është i pranishëm infeksioni bakterial.

Mjeku do të të jetë në gjendje që t’ju japë çfarëdolloj ilaçi që mund të jetë i pranishëm për të trajtuar alergjinë.

Parandalimi i flluskave

  • Vishni çorape dhe këpucë të rehatshme;
  • Vendosni doreza nëse puna që bëni mund të dëmtojë duart;
  • Përcaktoni shkaqet e çdo alergjie ose irritimi të lëkurës (shkoni tek mjeku për testin e përshtatshëm) dhe shmangni shkaktarët sa më shumë që të jetë e mundur;
  • Shmangni djegien nga dielli.


Komentoni