Broshura Regjistrohu/Kyçu

Lija e dhenve

Lija e dhenve është një sëmundjeshumë infektive që prek më shumë fëmijët. Kjo në përgjithësi është një sëmundjee butë, e cila nuk zgjat shumë në fëmijët e shëndetshëm, por mund të shkaktojë sëmundjeserioze ose vdekje në njerëz të cilët kanë imunitettë ulët. Të rriturit të cilët marrin linë e dhenve zakonisht nuk ndihen mirë dhe mund të kenë komplikacione më serioze siç është pneumonia. Lija e dhenve është e shkaktuar nga virusi varicela-zoster. I njëjti virus shkakton gjithashtu herpes zoster(herpesin). Ky virus është i pranishëm në një numër të madh dhe është shpërndarë nga një fëmijë tek tjetri nga të teshtiturat dhe kollitjet. Zakonisht simptomat që të shfaqen marrin 2 deri në 3 javë pas infektimit të virusit. Simptomat e lisë së dhenve Fillimisht fëmija (ose i rrituri) mund të ketë simptoma të ngjashme të gripit, duke përfshirë: ethet, dhimbe koke, dhimbje shpine dhe humbje të urisë. Kjo është pasuar shpejt nga një skuqje e lëkurës në të kuqe dhe me njolla, të cilat së shpejti zhvillohen në flluska. Njollat normalisht fillojnë...

Lexo më shumë      

Ethet e gjëndrave

Ethet e gjëndrave (të njohura si mononukleoza infektive, ose mono infektive) janë sëmundjeinfektive të shkaktuara nga një virus që quhet Epstein-Barr (EBV). Ethete gjëndrave janë një sëmundjeezakonshme që quhet edhe “sëmundja e puthjes” sepse virusi përhapet nëpërmjet pështymës dhe shpesh prek adoleshentët e të rriturit në moshë të re. Simptomat e etheve të gjëndrave Simptomat e etheve të gjëndrave, që zakonisht duken 4-8 javë pas infektimit me EBV, përfshijnë: Dhimbje fyti; Zmadhim të gjëndrave limfatike (zakonisht në qafë); Ethe; Lodhje; Bajame të fryra; Dhimbje koke; Djersitje gjatë natës; Këto janë simptomat e zakonshme tek adoleshentët dhe të rriturit në moshë të re, që kanë ethe të gjëndrave. Të rinjtë e prekur me ethe të gjëndrave, shpesh nuk kanë simptoma ose kanë fare pak prej tyre. Simptoma të tjera Ndonjëherë mund të keni skuqje të lehtë të lëkurës, nga përdorimi i gabuar i antibiotikëve(amoksicilinë dhe ampicilinë) pasi simptomat janë shumë të ngjashme me atë që shkaktoninfeksioni bakteriali grykëve. Në rreth 50 % të njerëzve me ethe të gjëndrave, s...

Lexo më shumë      

Alergjia e syve: Kurimi

Përgjithësisht simptomat e alergjisë së syve janë të lehta për tu kuruar. Ato zakonisht bëhen më mirë me trajtime të thjeshta që ju mund të bëni vetë, të tilla si: pastrimi i syve tuaj me solucionfiziologjik (ujë i kripur) dhe vendosjen e paketave dhe fashave me ujë të ftohtë në sytë tuaj. Megjithatë, ndonjëherë simptomat mund të jenë jashtëzakonisht të rënda dhe kërkojnë që ju të kontaktoni mjekun tuaj ose otalmologun për trajtime mjekësore. Mundohuni që të identifikoni shkakun e alergjisë dhe ta largoni atë kur është e mundur. Këtu janë disa këshilla: Hiqni tapetin në dhomën tuaj të gjumit; Mbështillni jastëkët dhe dyshekët me materiale të cilat nuk janë alergjike, nëse është e mundur; Gjithmonë lani shtratin me ujë të nxehtë (më shumë se 55 gradë C); Mos lejoni macet në shtëpi. Megjithatë, shmangia e shkaktimit të alergjisë nuk është e lehtë për të gjithë. Nëse ju nuk mund të shmangni disa shkaktarë, ilaçet orale të antihistaminës mund t’ju ndihmojnë, ose ato të drejtëpërdrejta (që aplikohen direkt në sy), ilaçe...

Lexo më shumë      

Kur një e ftohur bëhet infeksion i sinuseve

Nuk ju ka ndodhur të merrni ndonjë infeksion të sinuseve pas një të ftohure të keqe? Ai quhet sinus-it. Pas një të ftohure ju jeni në një rrezik më të madh që të merrni një infeksion të sinuseve sepse e ftohura shkakton inflamaciondhe ënjtje të sinuseve. Çfarë është një e ftohur e zakonshme? E ftohura e zakonshme është një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që shkaktohet zakonisht nga një virus i cili infekton hundën dhe fytin. Simptomat e zakonshme të ftohjes përfshijnë zënien e hundëve, hundë që rrjedhin, rrjedhje të pas hundës që është pikim i lëngut të hundëve në fyt, dhimbje të kokës dhe lodhje. Kolla dhe pak temperaturëgjithashtu mund të shoqërojnë këto simptoma. Simptomat e ftohjes zakonisht shfaqen, kulmojnë dhe zhduken ngadalë. Nuk është i nevojshëm ndonjë trajtim për të ftohurën, por disa medikamente mund t’i lehtësojnë simptomat. P.sh. liruesit e hundëve mund të pakësojnë rrjedhjen dhe pastrojnë kanalet e hundës. Edhe qetësuesit e dhimbjeve mund të lehtësojnë ethetdhe dhimbjen e kokës. Medikamentet për kollën mund të ndihmojnë edhe at...

Lexo më shumë      

Ngërçet muskulare

Si fillim po ju tregojmë disa fakte mbi ngërçet muskulare. Ngërçi muskular është një muskul i kontraktuar në mënyrë të pavullnetshme dhe me forcë që nuk qetësohet më. Pothuajse të gjithë përjetojnë një ngërç muskular në një periudhë të caktuar në jetën e tyre. Ka një shumëllojshmëri llojesh dhe shkaqesh të një ngërçi muskular. Shumë medikamente mund të shkaktojnë ngërçe të muskujve. Shumica e ngërçeve muskulare mund të ndalen, në qoftë se muskuli mund të tendoset. Ngërçet muskulare shpesh mund të parandalohen me masa të tilla si ushqim të përshtatshëm dhe hidratim, vëmendje ndaj sigurisë gjatë stërvitjes dhe vëmendje ndaj faktorëve ergonomik. Çfarë janë ngërçet muskulare? Një ngërç muskular është një muskul i kontraktuar me forcë dhe në mënyrë të pavullnetshme që nuk qetësohet. Kur ne përdorim muskujt që mund të kontrollohen në mënyrë vullnetare, si ato të krahëve dhe këmbëve, ata kontraktohen dhe relaksohen në sinkron, kur ne lëvizim gjymtyrët. Muskujt që mbështesin kokën, qaf&...

Lexo më shumë