Regjistrohu/Kyçu

Lija e dhenve

Lija e dhenve është një sëmundje shumë infektive që prek më shumë fëmijët. Kjo në përgjithësi është një sëmundje e butë, e cila nuk zgjat shumë në fëmijët e shëndetshëm, por mund të shkaktojë sëmundje serioze ose vdekje në njerëz të cilët kanë imunitet të ulët. Të rriturit të cilët marrin linë e dhenve zakonisht nuk ndihen mirë dhe mund të kenë komplikacione më serioze siç është pneumonia.

Lija e dhenve është e shkaktuar nga virusi varicela-zoster. I njëjti virus shkakton gjithashtu herpes zoster (herpesin). Ky virus është i pranishëm në një numër të madh dhe është shpërndarë nga një fëmijë tek tjetri nga të teshtiturat dhe kollitjet. Zakonisht simptomat që të shfaqen marrin 2 deri në 3 javë pas infektimit të virusit.

Simptomat e lisë së dhenve

Fillimisht fëmija (ose i rrituri) mund të ketë simptoma të ngjashme të gripit, duke përfshirë: ethet, dhimbe koke, dhimbje shpine dhe humbje të urisë. Kjo është pasuar shpejt nga një skuqje e lëkurës në të kuqe dhe me njolla, të cilat së shpejti zhvillohen në flluska. Njollat normalisht fillojnë në gjoks dhe prapa dhe pastaj përhapen në pjesët e tjera të trupit, përfshirë: fytyrën, kokën, krahët dhe këmbët. Njollat zakonisht janë shumë të kruajtshme. Pas një apo dy ditësh flluskat formojnë një kore ose një puçërr që mund të largohet pas 5 deri në 20 ditë. Disa fëmijë zhvillojnë vetëm disa njolla dhe të tjerët i kanë ato në të gjithë trupin e tyre – duke përfshirë organet gjenitale, gojën dhe në hundën.

Trajtimi i lisë së dhenve

Për disa fëmijë skuqja mund të jetë jo më shumë se një shqetësim që kalon, por për të tjerët kjo mund të jetë shumë e pakëndshme. Trajtimi ka për qëllim kontrollin e simptomave.

Prejini thonjtë fëmijëve shumë shkurt dhe sigurojuni që duart dhe thonjtë e tyre të mbahen pastër. Nëse skuqja ose plagët janë shumë të kruajtshme, lajeni fëmijën tuaj me ujë të ngrohtë (por jo shumë të nxehtë) me gjysmë gote sodë buke. Farmacisti ose mjeku juaj do të jetë gjithashtu në gjendje që t’ju rekomandojë disa ilaçe anti–kruajtje nëse fëmija juaj është i pikëlluar. Locioni Calamine gjithashtu mund të jetë i dobishëm.

Paracetamoli (por jo aspirina) mund të jepet për të lehtësuar ethet dhe dhimbjen e kokës. Kërkojini fëmijës tuaj që të pijë sa më shumë lëngje. Mos u shqetësoni nëse ato nuk hanë aq shumë sa zakonisht kur ato janë të sëmurë (kjo do të rregullohet për një ose 2 ditë).

Gjatë sëmundjes nuk këshillohet të përdoren antibiotikë. Gjithsesi, ato mund të jepen nëse fëmija juaj do të zhvillojë një infeksion bakterial si rezultat i të paturit të lisë së dhenve.

Ilaçet antivirale mund të përdoren për të trajtuar njerëzit me linë e dhenve në gjendje të komplikuar ose të ashpër, ose ato me imunitet të ulët.

Parandalimi i infeksioneve

Vaksinat për parandalimin e lisë së dhenve janë të pranishme kudo. Vaksina e lisë së dhenve është e rekomandueshme për të gjithë fëmijët 18 muajsh. Një dozë shtesë mund t’ju jepet fëmijëve nën 14 vjeç për të rritur mbrojtjen.

Vaksinimi është gjithashtu i rekomanduar për adoleshentët e moshës 14 vjeçare dhe të rriturit që nuk kanë patur linë e dhenve ose që nuk e kanë bërë përpara vaksinën e lisë së dhenve. Dy doza vaksinash janë kërkuar tek adoleshentët dhe të rriturit për mbrojtjen e duhur.

Lija e dhenve është më infektuese dy ditë para se puçrrat të jenë të pranishme, derisa flluskat të krijojnë kore—kjo merr rreth 7 ditë. Mos e dërgoni fëmijën në shkollë ose në parashkollë gjatë kësaj kohe. Fëmija juaj mund të kthehet në shkollë  (ose në parashkollë ), 7 ditë pasi njollat e para të jenë shfaqur (derisa korja të jetë formuar).

Për fëmijët që nuk kanë qenë në të vërtetë sëmurë me linë e dhenve, kjo mund të jetë pak e mërzitshme. Mbani mend, se gjithsesi për disa fëmijë dhe të rritur, lija e dhenve mund të jetë një sëmundje shumë serioze.


Komentoni