Përgjithësisht simptomat e alergjisë së syve janë të lehta për tu kuruar. Ato zakonisht bëhen më mirë me trajtime të thjeshta që ju mund të bëni vetë, të tilla si: pastrimi i syve tuaj me solucion fiziologjik (ujë i kripur) dhe vendosjen e paketave dhe fashave me ujë të ftohtë në sytë tuaj. Megjithatë, ndonjëherë simptomat mund të jenë jashtëzakonisht të rënda dhe kërkojnë që ju të kontaktoni mjekun tuaj ose otalmologun për trajtime mjekësore.
Mundohuni që të identifikoni shkakun e alergjisë dhe ta largoni atë kur është e mundur. Këtu janë disa këshilla:
Megjithatë, shmangia e shkaktimit të alergjisë nuk është e lehtë për të gjithë. Nëse ju nuk mund të shmangni disa shkaktarë, ilaçet orale të antihistaminës mund t’ju ndihmojnë, ose ato të drejtëpërdrejta (që aplikohen direkt në sy), ilaçe të tilla si:
Disa nga këto ilaçe, të tilla si: pikat në sy përmbajnë vazokonstriktorë apo kortizon dhe nuk duhet të përdoren për një afat të gjatë, pa mbikëqyrjen e një okulisti.
Konjuktiviteti i rëndë alergjik që nuk është ndihmuar nga trajtime të tjera, mund të përfitojë nga imunoterapia e alergjenit specifik (desensitization) e cila është zakonisht efektive. Megjithatë, lehtësimi nga simptoma e syve do të marrë më shumë kohë që të ndodhë, në krahasim me lehtësimin e simptomave në hundë (nëse ju jeni duke e përjetuar këtë).
Antihistaminat e vjetra orale (brezi i parë) kanë një efekt qetësues. Brezi i dytë i antihistaminave (të rejat) nuk janë qetësuese, por të dyja llojet mund të kenë efekte anësore. Këto mund të përfshijnë:
Nëse ju keni glaukoma, ju nuk duhet të merrni antihistamina, vetëm në raste kur okulisti e këshillon atë.
Të gjitha pikat e syve (me përjashtim të një doze të vetme pakete) përmbajnë konservues, që mund të shkaktojnë sensibilizimin në disa njerëz.
Antihistaminat e pikave në sy (të cilat duhet të përdoren 2 herë në ditë) kanë efekte shumë ta pakta anësore (përveç atyre që mund të ndodhin nga konservuesit dhe nëse ju jeni të ndjeshëm ndaj kësaj), por ato nuk do të përdoren për më shumë se 8 javë pa këshillat mjekësore.
Vazokonstriktorët – shkakton ngushtimin e enëve të gjakut. Ilaçet e syve nuk kanë shumë efekte anësore, ndryshe nga ilaçet vazokonstriktorë që janë përdorur për simptomat nazale. Gjithsesi, të dyja llojet mund të shkaktojnë “tërheqjen” e efekteve, duke inkurajuar përdorimin e tepruar ndërkohë që sytë bëhen përsëri të kuq dhe efektet largohen.
Pikat e syve Sodium cromoglicate – rrallë shkaktojnë efekte anësore, por ju duhet të flisni me doktorin tuaj rreth përdorimit të saj sepse ato vijnë me efekte të ndryshme. Cromoglicate mundet që rastësisht të ketë efekte brenda 2 ditëve apo më shumë, por zakonisht ajo merr më shumë se kjo për shërim (nganjëherë deri në 2 muaj), për shkak të mënyrës sesi vepron në sy.
Pikat e syve steroid – janë efektive në lehtësimin e shpejtë të simptomave, por mund të jenë të shoqëruara me formimin e kataraktit, glaukomës, infeksioneve bakteriale dhe virale të kornesë dhe konjuktivave, nëse ato janë përdorur për një afat të gjatë. Ato duhet të përdoren vetëm për një periudhë shumë të shkurtër, vetëm nën mbikëqyrjen mjekësore dhe kurrë nëse keni ndonjë lloj infeksioni të herpesit.
Nëse jeni duke marrë ndonjë mjekim aktual për sytë tuaj, gjithmonë mbajeni atë në frigorifer. Ju gjithashtu duhet të jeni të sigurt, që ta dispononi atë pasi ena është hapur për 4 javë, në mënyrë që ta mbroni atë kundër goditjeve të baktereve.
Komentoni