Nuk ju ka ndodhur të merrni ndonjë infeksion të sinuseve pas një të ftohure të keqe? Ai quhet sinus-it. Pas një të ftohure ju jeni në një rrezik më të madh që të merrni një infeksion të sinuseve sepse e ftohura shkakton inflamacion dhe ënjtje të sinuseve.
E ftohura e zakonshme është një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që shkaktohet zakonisht nga një virus i cili infekton hundën dhe fytin.
Simptomat e zakonshme të ftohjes përfshijnë zënien e hundëve, hundë që rrjedhin, rrjedhje të pas hundës që është pikim i lëngut të hundëve në fyt, dhimbje të kokës dhe lodhje. Kolla dhe pak temperaturë gjithashtu mund të shoqërojnë këto simptoma.
Simptomat e ftohjes zakonisht shfaqen, kulmojnë dhe zhduken ngadalë. Nuk është i nevojshëm ndonjë trajtim për të ftohurën, por disa medikamente mund t’i lehtësojnë simptomat. P.sh. liruesit e hundëve mund të pakësojnë rrjedhjen dhe pastrojnë kanalet e hundës. Edhe qetësuesit e dhimbjeve mund të lehtësojnë ethet dhe dhimbjen e kokës. Medikamentet për kollën mund të ndihmojnë edhe ato. E ftohura zakonisht mund të zgjasë nga disa ditë deri në rreth një javë apo më shumë.
Në disa raste, ftohja mund të shkaktojë ënjtjen e sinus-eve, duke penguar daljen e mukozës. Kjo mund të çojë në një infeksion të sinuseve. Në qoftë se keni dhimbje të sinuseve, dhimbje në fytyrë dhe sy dhe një mukozë të trashë të verdhë apo jeshile që vazhdon pas një jave, atëherë duhet të vizitoheni tek mjeku që do të përcaktojë nëse keni infeksion.
Një infeksion i sinus-eve është inflamacioni ose ënjtja e sinuseve tuaj. Normalisht, sinuset tuaja janë të mbushura me ajër. Kur sinuset bllokohen dhe mbushen me lëng, atje mund të rriten baktere dhe të shkaktojnë infeksionin. Ky infeksion është sinusiti.
Simptomat e një infeksioni të sinusit përfshijnë:
• Sekrecione të trasha, të verdha e me erë të keqe nga hunda;
• Presion ose dhimbje në fytyrë dhe sy;
• Dhimbje koke (përgjithësisht në zonën e ballit);
• Bllokim i hundëve;
• Ngjeshje;
• Pikim i pas hundës;
• Një e ftohur që nuk largohet apo keqësohet;
• Temperaturë ose kollë.
Mbani mend që këto simptoma mund të shihen edhe tek ftohja. Por në qoftë se ato vazhdojnë për më shumë se 10 ditë, ju mund të keni sinusit.
Çdo sëmundje që bllokon kanalet e kullimit të sinus-eve mund të shkaktojë një infeksion të sinuseve. Sëmundje të tilla janë ftohja, alergjitë, riniti jo alergjik, polipet në hundë.
Një infeksion i sinuseve mund të ndodhë pas një ftohje ose mund të jetë rezultat i problemeve anatomike si një mur ndarës i devijuar, që i referohet një zhvendosje në zgavrën e hundës. Në qoftë se nuk trajtohet, një infeksion i sinuseve mund të zgjasë me javë të tëra.
Një infeksion i sinuseve diagnostikohet pas një ekzaminimi fizik dhe një vlerësimi të historisë mjekësore. Në disa raste, mund të jetë i nevojshëm ekzaminimi me reze X dhe një skaner i sinuseve, veçanërisht në qoftë se ju nuk keni reaguar ndaj trajtimit fillestar.
Sinusit-i fillimisht trajtohet me anë të medikamenteve. Zakonisht përdoren antibiotikë në qoftë se simptomat vazhdojnë për më shumë se dhjetë ditë. Çliruesit dhe ilaçe të tjera ndihmojnë të reduktohet ënjtja në sinuset tuaja dhe në kanalet e hundës.
Mund të rekomandohen dushe me avull dhe ujë të nxehtë për të zbutur mukozën. Mjeku mund të rekomandojë salinë në hundë për ta shpëlarë mukozën nga hunda juaj.
Në raste të rralla, kur sinusit-i bëhet kronik ose kur zgjat shumë, mund të jenë të nevojshëm antibiotikë për një kohë të gjatë ose ndërhyrje kirurgjikale për të stabilizuar kullimin e duhur.
Shumica e ftohjeve kalojnë pa trajtim mjekësor. Në qoftë se ju keni dhimbje në fytyrë ose sy, së bashku me sekrecione të trasha të verdha ose jeshile nga hunda për më shumë se një javë, kërkoni ndihmën e mjekut. Gjithashtu thirreni mjekun në qoftë se keni temperaturë të lartë ose simptoma që janë të rënda dhe nuk përmirësohen me trajtimet e dhëna pa recetë.
Sëmundjet e rëndomta të sinuseve mund të trajtohen nga mjeku i përgjithshëm. Por në qoftë se juve shqetësoheni nga simptoma anormale të vazhdueshme, infeksione të përsëritura ose keni rezultate jo normale pas ekzaminimit me reze X ose komplikacione, mjeku juaj mund t’ju drejtojë tek një mjek otorinolaringolog.
Kam kolle, me filloi kolla me secrecione ne fyt, tani mbas dy javesh kolla eshte e thate,por vazhdon akoma, ne mengjes kur ngrihem me larjen e gojes, provokoj te vjella ,dhe me dalin nga fyti secrezione te forta, si kokrra orizi te verdha dhe me ere te keqe ,piva antibiotik para dy muajsh per kollen, tani me vazhdoi perseri ,cfare mund te bej
Komentoni