Tumoristruma ovariiështë një nën lloj i teratomës së vezoreve dhe përbëhet plotësisht apo kryesisht nga inde të tiroideve dhe përmban folikula të madhësive të ndryshme me material koloid. Llogaritet që përbën 0.3 – 1% të gjithë tumoreve të vezoreve dhe afërsisht 3% të gjithë teratomave të pjekura cistike. Paraqitja klinike Afërsisht 5 deri 8% e rasteve mund të shfaqin simptoma ose shenja të tirotoksikozës. Patologjia Për të qenë një tumorstruma ovarii, ai duhet të përbëhet nga më shumë se 50% i tiroideve. Në përgjithësi, shfaqja patologjike e këtij lloj tumori dallohet nga ajo e teratomave të pjekura cistike. Struma ovarii përbëhet nga ind tiroidal ngjyrë qelibari me hemorragji, nekrozëdhe fibrozë. Veçoritë radiografike Ndërkohë që veçoritë e imazheve mund të jenë jo specifike dhe mund të mbivendosen me neoplazma të tjera të vezoreve, ultratingujt dhe tomografia zakonisht demonstrojnë një lezionnë pjesët lidhëse të organeve me zona të shumëfishta cistike dhe solide, që reflektojnë shfaqjen patologjike të tumorit në përgjithësi. Lucidet në zonën peritoneale mund të jenë të pra...
Lexo më shumëZbulimi i hershëm Zbulimi i hershëm është një faktor kyç që mund të rrisë shanset tuaja për ti mbijetuar kancerit të gjirit. Nëse kanceri është zbuluar, ndërsa është ende i lokalizuar në gji, shanset tuaja për një mbijetesë 5-vjeçare janë shpesh më të larta se 95%. Për të ndihmuar shanset tuaja për zbulimin e hershëm, duhet të jeni të vetëdijshëm për ndryshimet në gjinjtë tuaj, të tilla si ndryshimet në formën apo madhësinë apo një skuqje e gjinjve ose thithkave, një ndryshim të lëkurës përreth, një shkarkim, ose një gjëndër e cila ndihet ndryshe në pjesën e gjirit. Sigurohuni që ju të shkoni tek mjeku juaj sa më shpejt që të jetë e mundur në qoftë se ju zbuloni ndryshime të tilla. Megjithatë, përpiquni që të mos shqetësoheni, nëse ju vini re ndryshime të tilla, pasi shpesh ndryshimet e gjoksit janë të zakonshme, dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk kanë të bëjnë me kancerin e gjirit. Vetë-ekzaminimi i gjirit Disa mjekë besojnë se kontrollet mujore vete-ekzaminuese të gjinjve nuk mund të jenë aq të dobishme sa ishte menduar më par&e...
Lexo më shumëKur shohim më nga afër kockat, zbulojmë 2 lloje strukturash: strukturën e dendur të quajturkockat kortikaledhe strukturën tjetër të quajturkockat sfungjerore. Kockat kortikale formojnë shtresën e jashtme të fortë të të gjitha kockave të trupit dhe formojnë pjesën më të madhe të kafkës dhe brinjëve. Kockat sfungjer janë gjetur kryesisht në brendësi të rruazave (segmenteve kockëmëdha të shtyllës kurrizore), dhe brenda skajeve të eshtrave të gjata si femuri(kockat e kofshës). Në vizatimin e mëposhtëm të një kocke të kofshës normale, mund të shihen kockat kortikale jashtë boshtit të kockave dhe kockat sfungjerore brenda përfundimit të kockave, pranë nyjeve. Kocka është një ind i gjallë që është në një gjendje të vazhdueshme qarkullimi. Qelizat brenda janë të përfshira në formimin e kockave të reja. Bilanci ndërmjet aktiviteteve të kundërta brenda kockave është i ndikuar nga disa faktorë, duke përfshirë: Moshën; Sasinë e hormoneve seksuale (siç është estrogjeni dhe testosteroni); dhe gjenet. Gjendjet e tjera që ju mund të keni, ashtu sikundër ilaçe të caktuara që mund t&eum...
Lexo më shumëKanceri ovarian është kanceri i vezores ose vezoreve të një gruaje. Vezoret janë të vendosura në të dyja anët e mitrës (barkut) dhe prodhojnë vezë dhe hormonet seksuale femërore. Kanceri ovarian më së shpeshti prek gratë që kanë kaluar menopauzën, por edhe gratë më të reja mund të jenë të prekura. Ky është kanceri i nëntë më i zakonshmi. Cilat janë simptomat e kancerit ovarian? Disa nga simptomat e mundshme të kancerit ovarian përfshijnë: Dhimbje të pelvikut ose parehati; Dhimbje barku, ënjtje; Përzierje dhe humbje oreksi ose të ndjerit shumë shpejt të ngopur; Ndryshime të fshikëzës, duke përfshirë urgjencën e urinimit (një nevojë urgjente për të boshatisur fshikëzën); Ndryshime në funksionimin e zorrëve, duke përfshirë diarrenë dhe kapsllëkun; Ndryshime në ciklin menstrualose gjakderdhje, kur jeni në fazën e menopauzës; Dhimbje të shpinës; Lodhje të vazhdueshme të pashpjegueshme; dhe Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale. Ndërsa këto simptoma jo-specifike janë shpesh për shkak të sëmundjeve më pak serioze, ata mund të tregojnë kancerin ovarian, veçanërisht në q...
Lexo më shumëApendicit-i është inflamancioni apendiksit. Apendiks-i është një qese e shkurtër dhe e ngushtë e zorrëve, që është e mbyllur në një nga fundet. Apendiksi lind nga zorra e trashë. Në rastin e apendicitit, apendiksi inflamohet, skuqet dhe infektohet. Apendiksi mund të formojë një absces(një koleksion qelbi) ose madje edhe plasje, duke përhapur infeksionin nëpër zgavrën e barkut dhe duke shkaktuar peritonit(një gjendje shumë e rëndë që përfshin inflamacionin e membranës në linjat e brendshme të murit të barkut dhe në organet e brendshme). Apendicit-i prek kryesisht fëmijët e rritur dhe të rinjtë (më shpesh ato të moshës 10–30 vjeç), por ai gjithashtu mund të ndodhë në çfarëdolloj moshe. Shkaqet Nuk është gjithmonë e qartë se çfarë e shkakton apendicitin. Ndonjëherë ai ndjek një bllokim në të hapurën e apendiksit ose një infeksiongastrointenstinal. Simptomat e Apendicitit Pjesa më e madhe e njerëzve me apendicitdo të përjetojnë ngërçe dhe dhimbje barku. Kjo zakonisht fillon në mes të barkut, rreth kërthizës. Në pjesën më të madhe të rasteve, dhimbja zakonisht përkeqësohet, b&eu...
Lexo më shumë