Regjistrohu/Kyçu

Tumori Struma ovarii

Tumori struma ovarii është një nën lloj i teratomës së vezoreve dhe përbëhet plotësisht apo kryesisht nga inde të tiroideve dhe përmban folikula të madhësive të ndryshme me material koloid.

Llogaritet që përbën 0.3 – 1% të gjithë tumoreve të vezoreve dhe afërsisht 3% të gjithë teratomave të pjekura cistike.

Paraqitja klinike

Afërsisht 5 deri 8% e rasteve mund të shfaqin simptoma ose shenja të tirotoksikozës.

Patologjia

Për të qenë një tumor struma ovarii, ai duhet të përbëhet nga më shumë se 50% i tiroideve.

Në përgjithësi, shfaqja patologjike e këtij lloj tumori dallohet nga ajo e teratomave të pjekura cistike. Struma ovarii përbëhet nga ind tiroidal ngjyrë qelibari me hemorragji, nekrozë dhe fibrozë.

Veçoritë radiografike

Ndërkohë që veçoritë e imazheve mund të jenë jo specifike dhe mund të mbivendosen me neoplazma të tjera të vezoreve, ultratingujt dhe tomografia zakonisht demonstrojnë një lezion në pjesët lidhëse të organeve me zona të shumëfishta cistike dhe solide, që reflektojnë shfaqjen patologjike të tumorit në përgjithësi. Lucidet në zonën peritoneale mund të jenë të pranishme në rreth një të tretën e rasteve.

Tomografia

Shumë shpesh në tomografi ata shihen si masa periferike të lëmuara multicistike me një rrallim të madh në skanimet pa kontrast dhe pa zmadhim ose me një zmadhim mesatar të pareteve të cistit.

Rezonanca magnetike e pelvisit

Mund të shihen si masa cistike me shumë kavitete dhe me pjesë solide. Hapësirat e cistit mund të shfaqin edhe intensitet të lartë edhe të ulët të sinjalit (për shkak të koloidit xhelatinoz) në imazhet T1 dhe T2.

Prania e zonave me intensitet shumë të ulët të sinjalit në imazhet T2 për shkak të materialit viskoz të koloidit disa herë konsiderohet si sugjeruese për praninë e tumorit struma ovarii.

  • T1 C+ (Gd): pjesët solide mund të tregojnë zmadhim.

Trajtimi dhe prognoza

Trajtimi është me ndërhyrje kirurgjikale. Shumica dërrmuese e tumoreve struma ovarii (90 – 95 %) priren të jenë beninje dhe kësisoj kanë një prognozë të mirë.

Etimologjia

Është përshkruar për herë të parë tek R Boettin në vitin 1889.


Komentoni