Apendicit-i është inflamancion i apendiksit. Apendiks-i është një qese e shkurtër dhe e ngushtë e zorrëve, që është e mbyllur në një nga fundet. Apendiksi lind nga zorra e trashë.
Në rastin e apendicitit, apendiksi inflamohet, skuqet dhe infektohet. Apendiksi mund të formojë një absces (një koleksion qelbi) ose madje edhe plasje, duke përhapur infeksionin nëpër zgavrën e barkut dhe duke shkaktuar peritonit (një gjendje shumë e rëndë që përfshin inflamacionin e membranës në linjat e brendshme të murit të barkut dhe në organet e brendshme).
Apendicit-i prek kryesisht fëmijët e rritur dhe të rinjtë (më shpesh ato të moshës 10–30 vjeç), por ai gjithashtu mund të ndodhë në çfarëdolloj moshe.
Nuk është gjithmonë e qartë se çfarë e shkakton apendicitin. Ndonjëherë ai ndjek një bllokim në të hapurën e apendiksit ose një infeksion gastrointenstinal.
Pjesa më e madhe e njerëzve me apendicit do të përjetojnë ngërçe dhe dhimbje barku. Kjo zakonisht fillon në mes të barkut, rreth kërthizës. Në pjesën më të madhe të rasteve, dhimbja zakonisht përkeqësohet, bëhet e vazhdueshme dhe zbret poshtë, në anën e djathtë të poshtme të barkut. Shpesh dhimbja përkeqësohet me lëvizjen–ecjen, lëvizjen në krevat dhe madje edhe me kollën.
Simptomat e tjera përfshijnë:
Disa njerëz nuk i përjetojnë këto simptoma tipike të apendicitit. Gratë shtatzëna dhe fëmijët kanë shumë mundësi që ta shpjegojnë dhimbjen në zona të ndryshme të barkut.
Doktori do t’iu pyesë rreth simptomave dhe do t’iu bëjë ekzaminime fizike, duke përfshirë ekzaminimin e barkut.
Njerëzit me apendicit zakonisht përjetojnë ndjeshmëri dhe ankohen për dhimbje, kur presioni është aplikuar në anën e djathtë e të ulët të barkut. Mjekët gjithashtu do të shikojnë për “ndjeshmërinë e reagimit” – dhimbje të mprehta, në pjesën e poshtme e të djathtë të barkut, që ndodhin kur presioni është aplikuar në zonë.
Ultratingujt, rrezet X ose tomografia e kompjuterizuar (CT), ashtu sikundër edhe testet e gjakut dhe të urinës, mund të jenë të nevojshme për të përcaktuar diagnozën e pranisë apo jo të apendicitit.
Trajtimi zakonisht konsiston në një operacion urgjent kirurgjikal (apendektomi-a) për heqjen e apendiksit. Apendiksi nuk duket se ka ndonjë qëllim të rëndësishëm tek njerëzit, kështu që nëse është e nevojshme për t’u hequr le të hiqet. Ai nuk krijon në organizëm asnjë lloj problemi.
Apendiksi mund të hiqet edhe në mënyrë tradicionale, me një prerje rreth 5-7 cm të gjatë ose nëpërmjet kirurgjisë laparaskopi-ke (ndonjëherë referuar si kirurgjia e vrimës së çelësit).
Kirurgjia laparaskopi-ke përfshin disa prerje të vogla (1-2 cm të gjatë) të bëra në bark, të cilat futen nëpërmjet instrumenteve të specializuara dhe një kamere të veçantë videoje të vogël. Apendiksi mund të hiqet nën mbikëqyrjen e videos. Me këtë lloj operacioni ka më pak dhimbje postoperative dhe një kohë më të shpejtë shërimi se sa me kirurgjinë e hapur, por kjo nuk është e përshtatshme në të gjitha rastet.
Për të trajtuar apendiksin e infektuar mund të jepen edhe antibiotikët.
Trajtimet jo-kirurgjikale mund të jenë të mundshme në disa rrethana (p.sh. nëse kirurgjia nuk është e pranishme ose personi nuk është fare mirë për të bërë operacionin). Trajtimi jo-kirurgjikal konsiston në antibiotikët, që përdoren për të trajtuar infeksionin dhe në një dietë të lehtë derisa infeksioni të largohet.
Apendiks-i është një emergjencë mjekësore që kërkon një kujdes të menjëhershëm. Trajtimi i menjëhershëm është ndjekja zakonisht e një shërimi të shpejtë. Megjithatë në qoftë se diagnoza vonohet, mund të ndodhin komplikime dhe apendiksi mund të jetë i rrezikshëm për jetën.
Komentoni