Regjistrohu/Kyçu

Diabeti dhe shëndeti seksual

Problemet seksuale si rezultat i të paturit diabet mund të prekin si femrat ashtu edhe meshkujt me diabet. Gjithashtu, këto probleme seksuale të shëndetit mund të jenë mjaft të zakonshme ndërmjet njerëzve me diabet, dhe ato shpesh nuk diskutohen gjerësisht. Lajmi i mirë është që shpesh ka trajtime që mund t’ju ndihmojnë nëse ju jeni duke vuajtur nga problemet e seksit të lidhura me diabetin. Kështu që mos e humbni shpresën, të paturit e diabetit nuk do të thotë që jeta juaj seksuale duhet të vuajë.

Problemet seksuale tek njerëzit me diabet

Ekzistojnë disa arsye se përse meshkujt me diabet mund të vuajnë nga problemet seksuale. Disa nga këto probleme nuk janë të ndryshme nga ato që popullsia e përgjithshme e meshkujve mund të ketë.

Shkaqet e problemeve seksuale tek meshkujt me diabet mund të ndahet përafërsisht në:

  • Problemet me ereksionin si rezultat i dëmtimit të nervave ose venave të gjakut që furnizojnë penisin;
  • Problemet me ereksionin si rezultat i kontrollit të dobët të sheqerit në gjak; dhe
  • Problemet me ereksionin si rezultat i stresit ose frikës për të mos qenë në gjendje për të arritur ereksion.

Nervi dhe dëmtimi i enëve të gjakut

Dëmtimi nervor, ose neuropatik siç është i njohur, mund të vijë për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme nga niveli i lartë i sheqerit në gjak që sjell oksigjen dhe ushqyes të nervave. Kur nervat janë të dëmtuara ata nuk janë në gjendje për të transmetuar sinjale siç duhet.

Nëse nervat që furnizojnë penisin janë të dëmtuar, edhe pse ju mund të keni stimulim mendor për të bërë seks, mesazhi i trurit nuk arrin në penis dhe ai nuk përgjigjet. Ju gjithashtu mund të vuani nga ejakulimi, probleme që lidhen me dëmet nervore.

Ashtu sikundër enët e gjakut dëmtojnë nervat, dëmet nervore mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe t’i ngushtojnë ato. Nëse enët e gjakut që furnizojnë penisin ngushtohen, gjaku nuk mund të rrjedhë  mjaftueshëm shpejt për të bërë ereksionin dhe për ta mbajtur atë.

Një problem tjetër që mund të ndodhë me venat e gjakut është ateroskleroza.

Ky është emri që mjekët japin për forcimin dhe ngushtimin e arterieve. Njerëzit me diabet janë të ndjeshëm ndaj aterosklerozës pasi ata janë në një rrezik në rritje të presionit të lartë të gjakut dhe/ose kolesterolit të lartë. Nëse ateroskleroza ndodh në arteriet që furnizojnë me gjak penisin, furnizimi i gjakut mund të mos jetë i  mjaftueshëm për të arritur ereksionin.

Kontrolli i dobët i sheqerit në gjak

Siç është edhe shkaktimi i neuropatisë, një tjetër mekanizëm me të cilin kontrolli i varfër i sheqerit në gjak mund të ndikojë  tek ereksioni është mbajtja prapa e prodhimit të oksidit nitrik. Oksidi nitrik është një element kimik i nevojshëm për ereksion, që lëshohet në penis. Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një reduktim në epsh ose seks.

Stresi dhe frika e dështimit

Një sërë episodesh për të mos qenë në gjendje për të kryer marrëdhënie seksuale mund të jetë e mjaftueshme për të shqetësuar një njeri në lidhje me të paturit seks dhe kjo mund të jetë një shkak i disfunksionit erektil – termi që mjekët përdorin për të përshkruar problemet e ereksionit që ndodhin në më shumë se në tre të katërtat e kohës.

Në mënyrë të ngjashme, stresi në jetën e një njeriu dhe faktorë të tjerë psikologjikë, të tilla si depresioni, gjithashtu mund të shkaktojnë mosfunksionimin e ereksionit. Pra, kjo është shpesh një kombinim i shkaqeve fizike dhe psikologjike. Disfunksioni erektil që fillon ndaj të paturit e një shkaku fizik, shpesh mund të fitojë një komponent psikologjik për një njeri që fillon të shqetësohet në lidhje me punën e tij.

Trajtimet

Fatmirësisht, ekzistojnë shumë opsione që ndihmojnë meshkujt me disfunksionin e ereksionit; trajtime që ndihmojnë për shkaqet fizike; dhe trajnime psikologjike dhe këshilluese që ndihmojnë për aspektin psikologjik.

Ilaçet e marra nga goja, siç janë viagra ( sildenafild), cialis (tadalafil) dhe levitra (vardenafil), janë treguar që të jenë efektive në trajtimin e disfunksionit erektil në meshkujt me diabet.

Pajisja e pompës së vakuumit është një metodë fizike që prodhon ereksion. Injeksioni në penis me medikamente është gjithashtu një tjetër trajtim për mosfunksionin e ereksionit.

Pra, ka disa trajtime të suksesshme në dispozicion për të ndihmuar njerëzit me diabet të cilët kanë probleme me ereksionin e tyre. Mjeku juaj është personi i duhur për t’ju këshilluar se cili trajtim do të jetë më i përshtatshmi në rastin tuaj. Mos harroni se disfunksioni erektil ndodh më shpesh dhe 10-15 vite më herët në meshkujt me diabet sesa tek meshkujt pa diabet.

Problemet seksuale tek gratë me diabet

Problemet e seksit të përjetuara nga disa gra me diabet janë të njëjta me problemet që mund të kenë  përjetuar  gratë pa diabet, përkatësisht:

  • Mungesa e lubrifikimit vaginal;
  • Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale; dhe
  • Humbje e dëshirës – reduktim i epshit.

Sikundër edhe gratë e tjera, disa gra me dibaet mund të vuajnë probleme me orgazmën, por disa kërkime tregojnë se nëse keni diabet ju nuk do të keni më mundësi që ti keni këto probleme në krahasim me gratë që nuk kanë diabet. Nëse ju jeni duke patur probleme  seksuale, ajo mund të mos jetë e lidhur me diabetin, prandaj shkoni tek doktori juaj – mund të ketë disa gjëra të thjeshta që ju mund të bëni për të përmirësuar situatën.

Mungesa e lubrifikimit

Thatësia e vaginës, për shkak të mungesës së vajosjes ose vajosjes së ngadaltë, mund të çojë në marrëdhënie të dhimbshme për gratë. Është menduar se nervi dhe dëmtimi i enëve të gjakut kontribuojnë në këtë efekt. Problemi lehtësohet duke përdorur një lubrifikant personal i cili duhet të ofrojë lehtësim nga parehatia gjatë seksit.

Kremo-estrogjeni ose ovula vaginale jepen ndonjëherë për gratë që kalojnë në menopauzë ose që kanë pasur menopauzë, sepse trupi ngadalëson prodhimin e saj të estrogjenit gjatë dhe pas menopauzës, duke çuar në thatësi vaginale. Mjeku juaj do të jetë në gjendje që t’ju këshillojë opsionet më të përshtatshme për ju.

Seks i dhimbshëm

Dhimbja gjatë seksit mund të jetë për shkak të mykut vaginal ashtu sikundër edhe thatësisë së vaginës. Njerëzit që vuajnë nga kontrolli i dobët i glukozës në gjak janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve vaginale të mykut, sepse myku lulëzon në mjedise të larta të sheqerit.

Myku mund të trajtohet me krem antifungal ose ovula vaginale. Nëse ju merrni infeksione të përsëritura vaginale, ajo mund të jetë për shkak se partneri juaj  ka bartur myk dhe ju jeni ri-infektuar gjatë seksit. Nëse ky është rasti, edhe partneri juaj duhet të trajtohet.

Humbje e dëshirës

Humbja e dëshirës për seks nuk është shumë e njohur mes grave me diabet. Ulja e dëshirës seksuale mund të jetë si rezultat i shumë faktorëve, por njëra e cila lidhet me gratë me diabet është gjerësisht e ndryshueshme nga nivelet e glukozës në gjak. Kontrolli i dobët i glukozës në gjak mund të çojë në lodhje dhe një humbje interesi për seks. Sjellja përsëri e kontrollit të glukozës në gjak në parametra normale do të ndihmojë në rivendosjen e dëshirës.

Seksi dhe sheqeri në gjak – për meshkujt dhe femrat

Nëse jeni burrë ose grua, kur ju kryeni marrëdhënie, gjithmonë mbani mend se seksi është si çdo formë tjetër ushtrimi – muskujt tuaj kanë nevojë për glukozë në mënyrë që të kenë energji. Në të kundërt niveli juaj i sheqerit do të bjerë.


Komentoni