Skleroza amiotrofike laterale, ose ALS (amyotrophic lateralsclerosis) është një sëmundjenë të cilën disa qeliza të trurit dhe të shtyllës kurrizore vdesin dalëngadalë. Këto qeliza nervore quhen neurone motorike dhe ato kontrollojnë muskujt që lejojnë të lëvizin pjesët e trupit tuaj. ALS quhet edhe sëmundja Lou Gehrig. Personat që kanë ALS gradualisht bëhen gjithnjë e më të paaftë. Periudha e keqësimit të sëmundjes është e ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa persona jetojnë me ALS për disa vjet. Por me kalimin e kohës ALS ua bën të vështirë të ecin, flasin, të gëlltisin dhe të marrin frymë. Këto probleme mund të çojnë në plagosje, sëmundjedhe në fund të fundit në vdekje. Në shumicën e rasteve vdekja ndodh brenda tre deri pesë vjetësh pasi fillojnë të shfaqen simptomat, megjithëse disa persona jetojnë edhe për shumë vjet, madje edhe dhjetëvjeçarë. Mund të jetë shumë frikësuese për dikë që të mësojë se ka ALS. Biseda me mjekun, marrja e këshillimeve dhe bashkimi në një grup mund ta ndihmojnë që të merret me ndjenjat e veta. Edhe pjesëtar&eu...
Lexo më shumëNjë alergjindodh kur sistemi imunitar i trupit reagon mbi normën ndaj substancave të padëmshme (që quhen alergjenë). Këto substanca mund të jenë në ajërose në atë që prekni ose hani, duke përfshirë këtu edhe mjekimet. Alergjitë shpesh janë një faktor kontribues për gjendje të tilla si ekzema dhe astma. Nëse jeni një person i prirur ndaj alergjive dhe jeni në kontakt me njëalergjen, sistemi juaj imunitar do të prodhojë një lloj të veçantë atitrupi (IgE). Qeliza të tjera lëshojnë kimikate si histaminat që shkaktojnë simptomat e që kalojnë gjatë një reaksioni alergjik. Alergjenë të zakonshëm Një alergjenshumë i zakonshëm shtëpie është pluhuri i insektit (morrit) – ose, për të qenë më të saktë, jashtëqitjet e tij. Poleni, veçanërisht nga pemët, bari dhe barërat e këqija, është një tjetër alergjeni zakonshëm, siç është mbetja e kafshëve (copëza të lëkurës apo të grimcave nga kafshët).Metale të tilla si nikeli në ora dore ose pjesa metalike e rripit dhe qumështi në disa produkte janë alergjenë relativisht të zakonshëm kontakti. Një numër u...
Lexo më shumëSëmundja celiake është një gjendje që prek zorrën e vogël, e shkakuar nga një përgjigje imune anormale, ose ndjeshmëri, të një proteine dietike të njohur si gluten. Gluteni është gjetur në thekër, grurë dhe elb, dhe në shumicën e llojeve të tërshërës. Ndjeshmëria ndaj glutenit shkaktoninflamaciondhe dëme në zorrën e hollë, dhe ndonjëherë dëmtimi është aq i rëndë saqë zorra nuk është në gjendje për të absorbuar ushqyesit thelbësorë, duke e çuar kështu në kequshqyerje. Sa e zakonshme është sëmundja celiake? Sëmundja celiake prek rreth 1% të njerëzve, dhe është diagnostikuar më shpesh vitet e fundit. Shumë njerëz me sëmundjen celiake nuk e kuptojnë që e kanë atë. Cilat janë simptomat? Simptomat e sëmundjes celiake ndryshojnë shumë nga personi në person. Disa persona mund të mos kenë fare simptoma, ndërsa të tjerë ankohen për lodhje dhe simptoma gastrointestinale. Disa nga simptomat më të zakonshme përfshijnë: Lodhje; Diarre të përhershme; Dhimbje ose shtrëngim barku; Keqtretje; Gazra stomaku; Fryrje; dhe Humbje peshe. Fëmijët me sëmundjen celiake gji...
Lexo më shumëNjë humbje dëgjimi mund të ndodhë papritur ose gradualisht por ndryshon nga shumica e paaftësive, pasi ajo është e padukshme. Kjo do të thotë se shpesh është e paparashikueshme dhe e pakuptueshme. Një humbje dëgjimi mund të rezultojë nga ekzistenca e ndonjë problemi në ndonjë vend gjatë rrugëkalimit të dëgjimit, në veshin e jashtëm, në të mesmin ose në të brendshmin, ose në rrugën e nervit auditor për në tru. Humbja e dëgjimit mund të përshkruhet si kongjenitale ose e fituar. Një humbje kongjenitale është ajo që duket shpejt pas lindjes. Një humbje e fituar është ajo që ndodh më vonë. Ne mund të përshkruajmë humbjen e dëgjimit në termat e asaj se kur ajo ndodh në procesin e zhvillimit të të folurës. Një humbje dëgjimi para linguale (pre-lingual)është ajo që dëgjimi humbet përpara se fëmija të zhvillojë komplet të folurën dhe gjuhën. Kjo mund të jetë kongjenitale ose e fituar në ditët e para të jetës dhe mund të ndikojë në atë sesa mirë mund të flasë një fëmijë. Një humbje dëgjimi pas linguale (postlingual)do të thotë se humbja e d&e...
Lexo më shumëDaltonizmi lidhet me vështirësinë për të parë ngjyrën e kuqe, të gjelbër ose blu apo kombinimet e këtyre ngjyrave. Është e rrallë që një person të mos shohë asnjë ngjyrë.Daltonizmi quhet ndryshe dhe një problem i vizionit (shikimit) të ngjyrave.Një problem i vizionit të ngjyrave mund t’ju ndryshojë jetën. Kjo e bën më të vështirë të mësuarit dhe të lexuarit. Ju mund të mos jeni në gjendje të bëni karrierë në fusha të caktuara. Por fëmijët dhe të rriturit me probleme të vizionit të ngjyrave, mund të mësojnë t’i përballojnë sa më mirë ato. Çfarë e shkakton Daltonizmin? Shumica e problemeve të vizionit të ngjyrave janë të trashëguara (gjenetike) dhe janë të pranishme që në lindje. Njerëzit zakonisht kanë tri lloje qelizash konike në sy. Secili lloj dallon njërën nga dritat; ose të kuqen, ose jeshilen ose blu-në. Ne i shohim ngjyrat kur qelizat konike perceptojnë sasi të ndryshme të këtyre tri ngjyrave themelore. Shumica e qelizave kon gjenden tek makula, e cila është pjesa qendrore e retinës.Daltonizmi i trashëguar ndodh kur ju nuk e keni njërin nga këto lloje të qe...
Lexo më shumë