Broshura Regjistrohu/Kyçu

Kanabis/marijuana: Cilat janë efektet

Efektet e çdo droge (përfshirë kanabis) variojnë nga personi në person. Sesi kanabis ndikon tek një person varet nga shumë gjëra përfshirë masën, peshën dhe shëndetin, gjithashtu nëse personi e përdor atë më vete apo së bashku me droga të tjera përafërsisht në të njëjtën kohë. Efektet e çdo droge janë gjithashtu edhe në varësi të sasisë së marrë. Nuk ka nivel të sigurt për përdorimin e drogës.Përdorimi i çdo droge zakonisht ka rrezik – edhe ilaçet mund të prodhojnë efekte anësore të padëshirueshme. Është e rëndësishme që të bëhet kujdes kur merret çdo tip droge. Efektet e menjëhershme Shfrenim; Të qeshura spontane; Sjellje e qetë dhe reflektive; Perceptim i ndikuar për zhurmat, ngjyrat dhe ndjenja të tjera; Konfuzion; Të menduar dhe memorje e alteruar; Ankth; Paranojë e lehtë; Vizione të alteruara; Sy të skuqur e të përgjakur; Qetësim; Gjumë; Koordinim dhe balancim i reduktuar; Rritje e ritmit të zemrës; Presion i ulët gajku; Rritje oreksi. Dozat e ulëta dhe të moderuara Dozat e ulëta të kanabis mund të prodhojnë efekte që zgjasin 2-4 orë pas pirjes....

Lexo më shumë      

Alkooli: Efektet

Efektet e çdo droge (duke përfshirë alkoolin) ndryshojnë nga njëri person tek tjetri. Nëse alkooli ndikon tek një person varet nga shumë faktorë duke përfshirë moshën, peshën dhe shëndetin e tyre ( megjithësemund të jeni mësuar me pirjen e alkoolit dhe substancavetë tjera, duhet të merrni parasysh faktorët që u përmendën më parë). Efektet e çfarëdolloj droge varen nga sasia e marrë. Pas disa pijesh -më i relaksuar, reduktim përqendrimi dhe ngadalësim refleksesh. Disa pije më shumë -më shumë besim, koordinim i reduktuar, të folur nëpër dhëmbë, gjendje ekstreme (p.sh. mërzitje, lumturi, acarim). Akoma më shumë pije - konfuzion, vizion (shikim) i paqartë, kontroll i dobët i muskujve. Akoma më shumë -përzierje, vjellje, gjumë. Edhe më shumë -Mundësi për koma ose vdekje. Nuk ka ndonjë nivel të sigurt për përdorimin e alkoolit.Përdorimi i alkoolit ose drogave të tjera gjithmonë përmban një rrezik (edhe ilaçet mund të prodhojnë efekte të padëshiruara anësore). Është e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm në marrjen e çfarëdo lloj droge, përfshirë alkoolin. Efektet e men...

Lexo më shumë      

Duhanpirja: Cilat janë efektet?

Efektet e çdo droge (përfshirë duhanin) variojnë nga një person te tjetri. Mënyra se si ndikon duhani te një person varet nga shumë gjëra përfshirë këtu masën, peshën dhe shëndetin, gjithashtu nëse personi e përdor atë apo e merr. Efektet e duhanit, si të çdo droge, varen nga sasia e marrë. Në Australi, përdorimi i duhanit është përgjegjës për afërsisht 15.000 vdekje çdo vit. Gjatë 2004–2005 mesatarisht ¾ e 1 milion në ditë shtretër spitalorë ishin rezultat i përdorimit të duhanit (Collins & Lapsley, 2008). Nuk ka nivel të sigurt të përdorimit të duhanit. Përdorimi i çdo droge zakonisht përmban rrezik —edhe ilaçet mund të prodhojnë efekte anësore të padëshirueshme. Është e rëndësishme që të bëhet kujdes kur merret çdo lloj droge. Efektet e menjëhershme Dozat e ulëta deri në të moderuara Disa nga efektet që mund të përjetohen pas pirjes së duhanit mund të përfshijnë: Stimulim fillestar dhe pastaj reduktim i aktivitetit të trurit dhe sistemit nervor; Rënie e vigjilencës dhe përqendrimit; Ndjenjë e butë e euforisë; Ndjenjë relaksimi; Rritje e presioni...

Lexo më shumë      

Lëndimi i syve

Nganjëherë secili prej nesh ka lëndim të syve. Kjo është shqetësuese, por fatmirësisht zakonisht jo serioze. Shkaku më i shpeshtë është konjuktiviti, një inflamancioni pjesës së bardhë të syrit. Konjuktivitet mund të shkaktohen nga infeksionet, nga bakteret ose viruset, ose mund të vijnë nga alergjitë, p.sh. gjatë rrufave. Infeksionet bakteriale zakonisht shkaktojnë prodhim të madh qelbi. Shpesh është vështirë të hapen qepallat në mëngjes dhe duket sikur ato janë “të ngjitura” midis tyre. Infeksionet virale mund të jenë më të dhimbshme, me sy të skuqur dhe me më pak qelb, por që mund të zgjasin me disa javë. Ato përhapen lehtë dhe mund të kalohen tek të tjerët nga kontaktet me peshqirë, pastrues fytyre etj. Problemet alergjike shkaktojnë ndjenja agresiviteti, skuqje, përlotje dhe kruarje të syve. Trajtimi zakonisht konsiston në larjen e syve me ujë të ngrohtë, ujë me kripë nëse ka qelbdhe shpesh kërkohet trajtimi me ilaç me pika. Disa herë kushte serioze mund të ngatërrohen me konjuktivitin. Vëmendja mjekësore duhet të përqëndrohet nëse ka: Vetëm një sy të infektuar; Ka shumë dhimbje; Ësht&...

Lexo më shumë      

Alergjitë e pranverës

Pranvera është stina që zakonisht na shkon në mendje, kur bëhet fjalë për alergjitë sezonale. Ndërkohë që pemët fillojnë të lulëzojnë dhe polenet fillojnë të enden në ajër, ata që vuajnë nga alergjitë fillojnë ritualin e tyre vjetor të mbledhjes së hundëve dhe teshtimave. Çdo vit, 35 milionë amerikanë bien pre e rinitit alergjik sezonal, i njohur gjerësisht siethete barit të thatë. Edhe pse nuk ka shërim magjik për alergjitë e pranverës, ekzistojnë një sërë mënyrash për t’i luftuar ato, që variojnë nga medikamentet deri tek zakonet shtëpiake. Çfarë i shkakton alergjitë e pranverës? Shkaktarët më të mëdhenj të alergjive të pranverës janë polenet, kokrra të vogla që lëshohen në ajërnga pemët, bari dhe barërat e këqija, me qëllim që të fertilizojnë (mbarsin) bimët e tjera. Kur grimcat e poleneve hynë në hundën e dikujt që është alergjik, ato e bëjnë sistemin imunitar të mbingarkohet. Sistemi imunitar, duke i parë gabimisht polenet si pushtues të huaj, lëshon antitrupa, substanca që normalisht identifikojnë dhe sulmojnë bakteret, viruset dhe mikr...

Lexo më shumë