Efektet e çdo droge (duke përfshirë alkoolin) ndryshojnë nga njëri person tek tjetri. Nëse alkooli ndikon tek një person varet nga shumë faktorë duke përfshirë moshën, peshën dhe shëndetin e tyre ( megjithëse mund të jeni mësuar me pirjen e alkoolit dhe substancave të tjera, duhet të merrni parasysh faktorët që u përmendën më parë ). Efektet e çfarëdolloj droge varen nga sasia e marrë.
Pas disa pijesh - më i relaksuar, reduktim përqendrimi dhe ngadalësim refleksesh.
Disa pije më shumë - më shumë besim, koordinim i reduktuar, të folur nëpër dhëmbë, gjendje ekstreme (p.sh. mërzitje, lumturi, acarim).
Akoma më shumë pije - konfuzion, vizion (shikim) i paqartë, kontroll i dobët i muskujve.
Akoma më shumë - përzierje, vjellje, gjumë.
Edhe më shumë - Mundësi për koma ose vdekje.
Nuk ka ndonjë nivel të sigurt për përdorimin e alkoolit. Përdorimi i alkoolit ose drogave të tjera gjithmonë përmban një rrezik (edhe ilaçet mund të prodhojnë efekte të padëshiruara anësore).
Është e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm në marrjen e çfarëdo lloj droge, përfshirë alkoolin.
Efektet e alkoolit në tru, ndodhin brenda pesë minutave nga të qenit i dehur.
Doza të ulëta në të moderuara | Doza të larta |
Disa nga efektet që mund të përjetohen pas pirjes së alkoolit, janë:
|
Kur dikush pi mbi normën e duhur, gjatë një periudhe të shkurtër me qëllimin që të dehet, zakonisht referohet si “qejfli pijesh”. Të qënurit qejfli pijesh është e dëmshme për shkak se ajo rezulton në dehje të menjëhershme dhe të rëndë. Kjo gjendje mund ti detyrojë njerëzit që të marrin rreziqe të panevojshme dhe të vënë veten e të tjerët në rrezik. Disa efekte të zakonshme të qejflinjve të pijeve, janë:
|
Kur dikush pi shumë, të nesërmen mund të përjetojë një gamë simptomash. Këto simptoma quhen pasoja dhe mund të përfshijnë:
Kthjellimi do kohë. Dushi i ftohtë, ushtrimet, kafeja, mentet, ajri i pastër ose të vjellat nuk do ta përshpejtojnë procesin. Dikush që pi shumë gjatë natës, mundet që akoma të jetë i prekur të nesërmen nga alkooli.
Disa nga efektet afatgjata të të pirit në sasi, krahasuar me udhëzimet e rekomanduara përfshijnë:
Efektet e përzierjes së alkoolit me droga të tjera, duke përfshirë medikamentet e përshkruara, mund të jenë të paparashikueshme dhe të rrezikshme. Gjithmonë lexoni instruksionet ose kërkoni këshillën nga një profesionist i shëndetit, përpara se të përzieni alkoolin me medikamente të tjera.
Komentoni