Pranvera është stina që zakonisht na shkon në mendje, kur bëhet fjalë për alergjitë sezonale. Ndërkohë që pemët fillojnë të lulëzojnë dhe polenet fillojnë të enden në ajër, ata që vuajnë nga alergjitë fillojnë ritualin e tyre vjetor të mbledhjes së hundëve dhe teshtimave. Çdo vit, 35 milionë amerikanë bien pre e rinitit alergjik sezonal, i njohur gjerësisht si ethet e barit të thatë.
Edhe pse nuk ka shërim magjik për alergjitë e pranverës, ekzistojnë një sërë mënyrash për t’i luftuar ato, që variojnë nga medikamentet deri tek zakonet shtëpiake.
Shkaktarët më të mëdhenj të alergjive të pranverës janë polenet, kokrra të vogla që lëshohen në ajër nga pemët, bari dhe barërat e këqija, me qëllim që të fertilizojnë (mbarsin) bimët e tjera. Kur grimcat e poleneve hynë në hundën e dikujt që është alergjik, ato e bëjnë sistemin imunitar të mbingarkohet. Sistemi imunitar, duke i parë gabimisht polenet si pushtues të huaj, lëshon antitrupa, substanca që normalisht identifikojnë dhe sulmojnë bakteret, viruset dhe mikroorganizmat e tjerë që shkaktojnë sëmundje.
Antitrupat sulmojnë alergjenët, veprim i cili sjell çlirimin e kimikateve, të quajtura histamina, në gjak. Histaminat shkaktojnë rrufë, kruarje sysh dhe simptoma të tjera të alergjive. Polenet mund të udhëtojnë për milje të tëra, duke “shtruar” një rrugë vuajtjesh për ata që kanë alergji. Sa më i lartë numri i poleneve, aq më të mëdha janë vuajtjet.
Numri i poleneve mat sasinë e alergjenëve në grimca, për metër kub. Ju mund të zbuloni përmbajtjen ditore të poleneve duke vizituar faqen NAB: Faqja mbi përmbajtjen e poleneve dhe mykut, në faqen on-line të Akademisë Amerikane të Alergjive, Astmës dhe Imunologjisë. Këtu po ju rendisim disa nga “keqbërësit” më të mëdhenj të alergjive të pranverës :
Pemët:
Verria (gjendet dhe në Shqipëri në zonën e veriut);
Selvia;
Elmi;
Arra amerikane;
Dëllinja;
Panja;
Mani;
Lisi;
Ulliri;
Palma;
Pisha;
Plepi;
Shelgu.
Kullosa dhe barërat e këqija:
Bermuda;
Feskuca;
Johnson;
June.
Dru frutor:
Thekra vjetore (që nuk thahet);
Agrostis gigantea (një lloj barishtje me maja të kuqe);
Distichis picala (një lloj barishteje e ngjashme me atë që e nohim si “lule morri”);
Pranverorja e ëmbël (një barishte që çel një lule të verdhë Anthoxathum odorantum);
Timothy.
Simptomat e alergjive tentojnë të jenë të forta zakonisht në ditët që fryn erë, kur era mbledh polenet dhe i shpërndan ato nëpërmjet ajrit. Nga ana tjetër, ditët me shi shkaktojnë rënie të përmbajtjes së poleneve në ajër, pasi shiu i largon alergjenët.
Simptomat e alergjive të pranverës janë :
Rrufë;
Sy të përlotur;
Teshtima;
Kollë;
Kruarje të syve dhe hundësve;
Rrathë të errët nën sy.
Alergjenët që qëndrojnë në ajër mund të shkaktojnë astmë, një gjendje mjekësore në të cilët rrugët e frymëmarrjes ngushtohen, duke e bërë frymarrjen të vështirë dhe duke sjellë kollë, gulçim dhe marrje fryme (dispnea).
Nëse ju nuk keni qenë të diagnostikuar zyrtarisht me alergji pranverore, por vini re se sytë dhe hunda ju kruhen dhe lëngëzohen gjatë muajve të pranverës, shkoni të vizitoheni tek doktori. Mjeku juaj mund t’ju drejtojë tek një alergjist, për të kryer teste. Specialisti i alergjive mund të kryejë një test lëkure, i cili përfshin injektimin e një mostre të vogël të alergjenit të holluar, nën lëkurën e krahut apo të shpinës.
Nëse jeni alergjik ndaj substancës, në lëkurën tuaj do të formohet një xhungë e vogël e kuqe, ënjtje. Një tjetër mundësi diagnostikuese është testi radioalergosorbent, ose shkurt RAST. RAST-i është një test gjaku që zbulon nivelet e antitrupave në një alergjen të caktuar. Megjithatë, vetëm fakti se ju jeni alergjk ndaj një alergjeni të caktur, nuk do të thotë se do të filloni të teshtini dhe të kolliteni kur bini në kontakt me të.
Mjekët i trajtojnë alergjitë e pranverës me një sërë barnash pa recetë. Medikamentet pa recetë janë të dobishme për shumë njerëz dhe përfshijnë:
Edhe pse ju mund t’i blini këto medikamente pa recetë kundër alergjive, bisedimi me mjekun për të zgjedhur llojin e duhur të barnave, është një ide e mirë. Disa antihistaminantë mund t’ju bëjnë të ndiheni të përgjumur, kështu që duhet të keni kujdes kur i merrni këto barna gjatë ditës (edhe pse formulat jo-përgjumëse janë në dispozicion). Mos përdorni antihistaminantë dhe dekongjestantë pa recetë për më shumë se disa ditë, pa folur me mjekun.
Nëse përgatitjet pa recetë nuk ju ndihmojnë me lehtësimin e alergjisë, mjeku mund t’ju rekomandojë medikamente me recetë, vaksina kundër alergjive madje dhe imunoterapi orale/sublinguale. Shumë spruco me steroide për hundët me recetë, janë gjithashtu në dispozicion. Vaksinat kundër alergjive e ekspozojnë organizmin tuaj ndaj rritjes graduale të dozës së alergjenit, deri sa ju të bëheni tolerant ndaj tij. Këto vaksina mund të lehtësojnë simptomat për një periudhë kohore më të gjatë se sa medikamentet për alergjitë që merren oralisht ose me hundë. Për më tepër këto vaksina mund të mos jenë të dobishme për të gjithë. Për njerëzit që kanë një reagim ndaj tyre, vaksinat kundër alergjive mund t’i mbajnë simptomat nën fre për disa vite.
Disa nga ata që vuajnë nga alergjitë i rikthehen terapive natyrore për lehtësim edhe pse kërkimet në lidhje me këtë paraqesin rezultate të ndryshme për sa i përket efikasitetit të tyre:
Vetëm fakti që një trajtim për alergjitë shkruan “natyra”, nuk do të thotë se është gjithmonë i sigurt. Disa receta bimore mund të shkaktojnë efekte anësore ose mund të hyjnë në reaksion me medikamentet që jeni duke marrë. Bisedoni me mjekun para se të përdorni ndonjë bimë ose shtojcë.
Është pothuajse e pamundur t’i shmangni plotësisht alergjitë e pranverës nëse jetoni në një zonë ku rriten bimë dhe pemë. Megjithatë, është e mundur të lehtësoni tërheqjen e hundëve, teshtitjet dhe sytë e përlotur, duke shmangur shkaktarin kryesor të alergjisë tuaj. Më poshtë janë disa këshilla të thjeshta.
Komentoni