Regjistrohu/Kyçu

Duhanpirja: Cilat janë efektet?

Efektet e çdo droge (përfshirë duhanin) variojnë nga një person te tjetri. Mënyra se si ndikon duhani te një person varet nga shumë gjëra përfshirë këtu masën, peshën dhe shëndetin, gjithashtu nëse personi e përdor atë apo e merr. Efektet e duhanit, si të çdo droge, varen nga sasia e marrë.

Në Australi, përdorimi i duhanit është përgjegjës për afërsisht 15.000 vdekje çdo vit. Gjatë 2004–2005 mesatarisht ¾ e 1 milion në ditë shtretër spitalorë ishin rezultat i përdorimit të duhanit (Collins & amp; Lapsley, 2008).

Nuk ka nivel të sigurt të përdorimit të duhanit. Përdorimi i çdo droge zakonisht përmban rrezik —edhe ilaçet mund të prodhojnë efekte anësore të padëshirueshme. Është e rëndësishme që të bëhet kujdes kur merret çdo lloj droge.

Efektet e menjëhershme

Dozat e ulëta deri në të moderuara

Disa nga efektet që mund të përjetohen pas pirjes së duhanit mund të përfshijnë:

  • Stimulim fillestar dhe pastaj reduktim i aktivitetit të trurit dhe sistemit nervor;
  • Rënie e vigjilencës dhe përqendrimit;
  • Ndjenjë e butë e euforisë;
  • Ndjenjë relaksimi;
  • Rritje e presionit të  gjakut dhe ritmit të zemrës;
  • Rënie e fluksit të gjakut në gishta dhe shputat e këmbëve;
  • Rënie e temperaturës së lëkurës;
  • Frymëmarrje e keqe;
  • Rënie oreksi;
  • Marrje mendsh;
  • Të përziera, dhimbje abdominale, të vjella;
  • Dhimbje koke;
  • Kollë, irritim nga duhani.

Doza të mëdha

Një dozë e lartë nikotine mund të shkaktojë overdozë. Kjo do të thotë se një person ka marrë më shumë nikotinë se sa mund të mbajë trupi i tij. Efektet e dozave shumë të larta mund të përfshijnë:

  • Një rritje të efekteve të padëshirueshme;
  • Gjendje të fikti;
  • Konfuzin;
  • Rënie e shpejtë e presionit të gjakut dhe ritmit të frymëmarrjes;
  • Bllokim;
  • Arrest respirator (ndalim frymëmarrjeje) dhe vdekje.

60 mg nikotinë e marrë nga goja mund të jetë fatale për një të rritur.

Efektet afatgjata

Katrani në filtrin e cigares mund të shkaktojë kancer në fyt dhe në mushkëritë e duhanpirësit. Ai është gjithashtu përgjegjës për ngjyrën e verdhë në kafe të gishtave dhe dhëmbëve të duhanpirësve.

Monoksidi i karbonit në cigare redukton sasinë e oksigjenit të vlefshëm për muskujt, trurin dhe gjakun. Kjo do të thotë se tërë trupi—kryesisht zemra—duhet të punojë më fort. Me kalimin e kohës kjo shkakton dëmtim të rrugëve të frymëmarrjes dhe rritje të presionit të gjakut, që mund të çojë në atak zemre dhe ndalim të saj.

Nivele të larta të CO, së bashku me nikotinën, rritin riskun e sëmundjeve të zemrës, dëmtimin e arterieve dhe probleme të tjera të sistemit të qarkullimit të gjakut.

Disa nga efektet afatgjata të duhanpirjes (Quit Victoria, 2010) që mund të përjetohen përfshijnë:

  • Rritje e riskut të pushimit të zemrës dhe dëmtim të trurit;
  • Katarakt në sy, degjenerim shikimi, zverdhje dhe zbardhje të syve;
  • Humbje e sensit të ndijimit dhe shijimit;
  • Dhëmbë të verdhë, dëmtim dhëmbësh dhe frymë të keqe;
  • Kancer në hundë, gjuhë dhe gojë;
  • Humbje e mundshme e flokëve;
  • Kancera laringale dhe faringale;
  • Kontribuon në osteoporozë;
  • Frymëmarrje e shkurtër;
  • Kollë;
  • Bronkite kronike;
  • Kancer;
  • Astmë;
  • Emfizemë;
  • Sëmundje zemre;
  • Bllokim të fluksit të gjakut që mund të çojë në atak zemre;
  • Hipertension;
  • Leucemi mieloide, një kancer që prek kockat dhe organet që lidhen me qarkullimin e gjakut;
  • Kancer stomaku dhe fshikëze;
  • Ulçer stomaku;
  • Rënie oreksi;
  • Aparencë gri;
  • Rrudha të hershme;
  • Shërim i ngadalshëm i plagëve;
  • Dëmtim në muret e enëve të gjakut;
  • Rritje e dhimbjes së shpinës;
  • Rritje e pritshmërisë për infeksione;
  • Fertilitet i ulët dhe rritje e rriskut të abortit;
  • Periudha të çrregullta;
  • Menopauzë e hershme;
  • Dëmtim i spermës dhe reduktim i saj;
  • Impotencë.

Efekte të tjera nga përdorimi i duhanit

Pirja pasive e duhanit

Pirja pasive e duhanit ndodh kur një person që nuk është duhanpirës merr me frymëmarrje duhan nga njerëz që janë duke pirë. Pirja pasive e duhanit mund të irritojë sytë dhe hundën dhe shkakton një numër të madh problemesh shëndetësore siç janë sëmundjet e zemrës dhe kanceri i mushkërive. Pirja e duhanit është veçanërisht e dëmshme për fëmijët e vegjël dhe të rinjtë.

Përdorimi i duhanit me droga të tjera

Nikotina mund të ndikojë në rrugën se si trupi përpunon droga të ndryshme. Kjo mund të ndikojë në atë se si këto droga funksionojnë. P.sh. nikotina mund të reduktojë efektivitetin e benzodiazepinave. Duhanpirja gjatë marrjes së kontraceptivëve rrit riskun e formimit të mpiksjeve të gjakut.

Kontrolloni me doktorin tuaj ose me profesionistë të tjerë nëse nikotina ndikon në ilaçet që merrni.

Shtatzënia dhe të ushqyerit me gji

Lexo në lidhje me efektet e përdorimit të duhanit gjatë shtatzënisë dhe ushqimit me gji.

Shumë droga mund të kalojnë placentën dhe ndikojnë te fëmija i palindur.

Në përgjithësi, përdorimi i drogave gjatë shtatzënisë mund të rritë shanset që bebet të lindin nën peshën normale.

Nëse një nënë përdor droga gjatë ushqimit me gji, ato do jenë prezente në qumësht dhe mund të ndikojnë te fëmija.

Kontrolloni me profesionistët tuaj të shëndetit nëse merrni apo keni në plan të merrni droga gjatë shtatzënisë ose ushqimit me gji.

Toleranca dhe varësia

Njerëzit që përdorin në mënyrë të rregullt duhan tentojnë të zhvillojnë një tolerancë ndaj efekteve të nikotinës. Kjo do të thotë se ata kanë nevojë të pinë më shumë duhan për të njëjtin efekt.

Ata mund të bëhen të varur ndaj nikotinës. Varësia mund të jetë psikologjike, fizike ose për të dyja. Te njerëzit që janë të varur nga nikotina, përdorimi i drogave bëhet më shumë i rëndësishëm sesa aktivitetet e tjera të jetës së tyre. Ata janë të uritur për droga dhe është shumë e vështirë për ta që të ndalojnë përdorimin e tyre.

Njerëzit që janë të varur psikologjikisht nga nikotina mund të ndihen të nxitur që të pijnë duhan kur gjenden në kushte specifike ose shoqërizohen me miqtë.

Varësia fizike ndodh kur trupi i personit adapton nikotinën dhe e përdor atë për kryerjen e funksioneve në prezencë të saj.


Komentoni