Regjistrohu/Kyçu

Kanabis/marijuana: Cilat janë efektet

Efektet e çdo droge (përfshirë kanabis) variojnë nga personi në person. Sesi kanabis ndikon tek një person varet nga shumë gjëra përfshirë masën, peshën dhe shëndetin, gjithashtu nëse personi e përdor atë më vete apo së bashku me droga të tjera përafërsisht në të njëjtën kohë. Efektet e çdo droge janë gjithashtu edhe në varësi të sasisë së marrë.

Nuk ka nivel të sigurt për përdorimin e drogës. Përdorimi i çdo droge zakonisht ka rrezik – edhe ilaçet mund të prodhojnë efekte anësore të padëshirueshme. Është e rëndësishme që të bëhet kujdes kur merret çdo tip droge.

Efektet e menjëhershme

  • Shfrenim;
  • Të qeshura spontane;
  • Sjellje e qetë dhe reflektive;
  • Perceptim i ndikuar për zhurmat, ngjyrat dhe ndjenja të tjera;
  • Konfuzion;
  • Të menduar dhe memorje e alteruar;
  • Ankth;
  • Paranojë e lehtë;
  • Vizione të alteruara;
  • Sy të skuqur e të përgjakur;
  • Qetësim;
  • Gjumë;
  • Koordinim dhe balancim i reduktuar;
  • Rritje e ritmit të zemrës;
  • Presion i ulët gajku;
  • Rritje oreksi.

Dozat e ulëta dhe të moderuara

Dozat e ulëta të kanabis mund të prodhojnë efekte që zgjasin 2-4 orë pas pirjes. Efektet e oreksit (të ngrënit) zakonisht fillojnë pas 1 ore. Disa nga efektet përfshijnë:

Doza të mëdha

  • Konfuzion;
  • Nervozizëm;
  • Eksitim;
  • Halucinacione;
  • Ankth ose panik;
  • Largim nga realiteti;
  • Rënie e kohës së reagimit;
  • Paranojë.

Efektet afatgjata

Përdorimi për një kohë të gjatë i kanabis mund të ketë shumë efekte tek një individ:

Truri: Paaftësi në përqendrim, kujtesë dhe në të mësuar.

Mushkëri: Pirja e kanabis mund të rezultojë në një fyt të dëmtuar, astmë dhe bronkite.

Hormonet: Kanabis ndikon në prodhimin e hormoneve. Kërkimi tregon se disa përdorues kanabisi kanë ulje të dëshirës për seks. Cikle jo të rregullta menstruale dhe prodhim i ulët sperme janë raportuar gjithashtu.

Sistemi imun: ka disa shqetësime se pirja e kanabis mund të ndikojë në funksionimin e sistemit imunitar.

Shëndeti mendor: Përdorimi i kanabis, kryesisht përdorimi në doza të mëdha dhe në mënyrë të rregullt, mund të lidhet me një kondicion që njihet si “psikoza e induktuar nga droga”, ose “psikoza kanabis”.

Ka të dhëna se përdorimi i rregullt i kanabis rrit simptomat psikotike tek njerëzit që janë vulnerabël për shkak të historisë së tyre personale dhe të familjes në lidhje me sëmundjet mendore. Kanabis gjithashtu duket se shkakton përkeqësim të simptomave psikotike për njerëzit me skizofreni dhe përdorimi i kanabis mund të ulë shanset për përmirësimin nga episodet psikotike.

Efekte të tjera të përdorimit të kanabis

Probleme sociale

Të gjitha çështjet e jetës së një personi mund të ndikohen nga përdorimi i drogave.

  • Mosmarrëveshjet ose frustrimi gjatë përqendrimit të drogës mund të shkaktojë debate në familje dhe të ndikojë në marrëdhëniet personale.
  • Problemet shëndetësore dhe ligjore gjithashtu mund të shtohen përveç atyre personale, financiare dhe marrëdhënieve të punës.

Marrja e kanabis me droga të tjera

Efektet e miksimit të kanabis me droga të tjera përfshirë alkoolin apo me ilaçe të ndryshme (sidomos kur ato merren pa recetë) janë të paparashikueshme.

Kur njerëzit pijnë alkool dhe përdorin kanabis në të njëjtën kohë, ata mund të kenë reaksione të forta si p.sh. të përziera/të vjella, panik ose paranojë.

Disa njerëz e përdorin kanabis për tu qetësuar nga stimulantë të tillë si amfetamina dhe ekstazia. Miksimi i kanabis me ekstazinë lidhet me reduktimin e motivimit, memories dhe me probleme të shëndetit mendor.

Shtatzënia dhe të ushqyerit me gji

Kanabis mund të kalohet te një fëmijë i palindur nëpërmjet placentës, ose te një bebe nëpërmjet qumështit të gjirit.

Kërko më shumë në lidhje me efektet e kanabis gjatë shatzanisë dhe të ushqyerit me gji.

Vozitja

Është e rrezikshme të vozitësh gjatë përdorimit të kanabis. Efektet e kanabis si p.sh. alterimi i perceptimit, humbja e koordinimit dhe gjumit, mund të ndikojnë në aftësitë për të vozitur. Është me shumë rrezik që të vozitësh pas konsumit të alkoolit dhe përdorimit të kanabis sepse si kombinim mund të rriten efektet e përshkruara më lart.

Përdorimi i kanabis në vendin e punës

Nën legjislacionin e sigurisë dhe shëndetit në punë, të tërë punonjësit kanë përgjegjësi për të bërë të mundur kujdesin ndaj njëri tjetrit për sigurinë në vendin e punës. Efektet e kanabis si p.sh. perceptimi i alteruar dhe humbja e koordinimit mund të ndikojnë në aftësinë e një personi për të punuar në mënyrë efektive dhe të sigurt.


Komentoni