Broshura Regjistrohu/Kyçu

Fibromialgjia

Fibromialgjia është një sindromëdhimbjeje kronike. Njerëzit mefibromialgjipërjetojnë diegieose dhimbje në zona të ndryshme të trupit, duke përfshirë nyjet. Ata janë gjithashtu të ndjeshëm nga prekjet, në zona të caktuara duke qenë super të ndjeshëm. Shkaku kryesor i fibromialgjisë mbetet i panjohur, por është menduar se rezulton nga aktivizimi jo-normal i sistemit qendror të dhimbjes. Shkaqet për këtë aktivizim, përfshijnë shqetësime emocionale dhe ndoshta faktorë gjenetikë. Trazimet gjatë gjumit mund të jenë gjithashtu një faktor. Nuk ka asnjë zgjidhje të vetme të thjeshtë për trajtimin e fibromialgjisë, por sëmundja nuk është progresive ose kërcënuese për jetën. Në qoftë se ju keni qenë të diagnostikuar me fibromialgji, menaxhimi i gjendjes tuaj do të varet nga ashpërsia e simptomave tuaja, të cilat mund të variojnë nga shumë të buta dhe me raste në të rënda dhe të vazhdueshme. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë me shpjegime të ilaçeve dhe sugjerime të menaxhimit, por fibromialgjia është një gjendje në të cilën vetëmenaxhimi luan rolin kyç. Ekzistojnë përfitime të mëdha, n...

Lexo më shumë      

Artritet dhe stresi

Stresi është përgjigje e trupit ndaj presionit dhe është pjesë e jetës së përditshme. Njerëzit me artritjanë veçanërisht pre e stresit, sepse kjo vjen për shkak të kushteve të tyre të imponuara. Shumë nga format e artriteve janë kronike, që do të thotë se ato mund të zgjasin tërë jetën. Dhimbja e përditshme, shoqëruar me detyrat e përditshme si p.sh. ngritja çdo mëngjes nga shtrati, veshja dhe e ecura mund të çojnë në rritjetë stresit dhe mërzitje. Nëse keni artritju duhet që të mësoheni të luftoni stresin duke e ditur se do jeni më shumë të varur nga familja dhe miqtë, do kufizoni stilin e jetesës dhe punën, reduktoni nivelet e energjisë ose do keni imazh të dobët të trupit. Të tëra këto gjëra çojnë në stres, ankth, mërzi, frustrim dhe depresion. Stresi dhe trupi Kur keni stres trupi juaj çliron kimikate në gjak, që shkakton një numër ndryshimesh fizike përfshirë rritjen e ritmit të zemrës dhe frymëmarrjes, rritjen e presionit të gjakut dhe rritjen e tensionit të muskujve. Në kushte normale kjo mund të jetë një gjë e mirë; p.sh. i jep trupit një forcë dhe energji shtes&...

Lexo më shumë      

Mushkëritë dhe frymëmarrja

Mushkëritë përbëjnë organin më të madh në sistemin e frymëmarrjes. Sistemi respiratorfurnizon oksigjenin e nevojshëm nga qelizat e trupit dhe largon dioksidin e karbonit. Ajri thithet përmes hundës dhe gojës dhe kalon poshtë rrugëve të frymëmarrjes (trake ose laring) në mushkëri, ku oksigjeni shkëmbehet me dioksidin e karbonit nga indet e trupit. Dioksidi i karbonit pastaj nxirret jashtë mushkërive dhe prej gojës apo hundës. Mushkëritë janë të pozicionuara në zgavrën e kraharorit në krye të diafragmës. Mushkëria e majtë është pak e ndryshme nga mushkëria e djathtë: mushkëria e majtë ka 2 lobe dhe e djathta ka 3 lobe. Mushkëria e majtë është më e vogël se e djathta, sepse ajo është zhvendosur pak nga zemra e cila merr më shumë hapësirë ​​në të majtë të zgavrës së kraharorit. Kur merrni frymë ajri në fillim kalon përmeshundësdhe ngrohet për të qenë në temperaturën e trupit. Ai gjithashtu laget dhe kalon në membranën mykotike të pjesës së brendshme të hundës. Pastaj ajri kalon poshtë në fytin tuaj në kutinë e zërit - laringu.Ngalaringuajri kalon poshtë në trake, i cili pas...

Lexo më shumë      

Bronkiti

Bronkiti nënkupton inflamacionin e bronkeve në mushkëri. Bronketjanë korridore ajri që lidhin laringun (trakenë) me indet e mushkërisë. Trakea lidh 2 bronketkryesore që degëzohen shumë herë, për të formuar një rrjet (bronkitet dhe bronkiolitet). Zakonisht inflamacioni është shkaktuar nga një infeksion viral, siç është e ftohura apo gripi ose një infeksionbakterialdytësor (bronkitet infektive). Megjithatë bronkitet mund të rezultojnë edhe nga inhalimi i substancave, që irritojnë mushkëritë, siç janë ndotësit kimikë, pluhuri, amoniaku (i përdorur për pastrimin e disa produkteve) dhe tymi. Njerëzit të cilët kanë probleme të tjera të mushkërive, siç është astma, mund të përjetojnë atak të bronkitit ashtu sikundër edhe njerëzit me sinozitin kronik. Bronkiti zakonisht është i butë dhe nuk shkakton dëme afatgjata, por mund të bëhet serioz në njerëzit e moshuar, njerëzit që pinë duhan ose ato që janë në mënyrë të vazhdueshme të sëmurë nga zemra dhe mushkëritë. Cilat janë simptomat e bronkitit akut? Bronkiti infektiv zakonisht ndodh në dimër. Ai zakonisht fillon me simptoma të ngjashme me t&eum...

Lexo më shumë      

Zbokthi: Fakte të shpejta

Zbokthi është një rënie e skalpit të kokës në formën e pikave të bardha. Shkaku i zbokthit është i paqartë, por prania e mykut (të quajtur malassezia) mendohet të jetë shkaku. Zbokthi nuk është infektues dhe nuk është rezultat i një higjiene të keqe. Është më shumë një problem kozmetik sesa një problem mjekësor. Ju mund të ndihmoni në kontrollin e zbokthit duke i larë flokët rregullisht me një shampo mjekësore. Si fillim, kjo duhet bërë çdo ditë dhe më pas çdo dy ditë duke u reduktuar më pas në një apo dy herë në javë. Përgjigjet ndaj këtyre shampove mjekësore do të jenë të ndryshme, kështu që ju mund të provoni një sërë produktesh përpara se të gjeniatë që është më e përshtatshme për ju. Ju duhet gjithashtu të shmangni rrobat e errëta në të cilat zbokthi duket shumë keq. Ju duhet të kërkoni këshilla mjekësore nëse skalpi juaj është i kruajtshëm, i inflamuar ose nëse pjesë të tjera të trupit tuaj janë tëprekura. Duhet të kërkoni këshillë mjekësore edhenëse personi i prekur është një fë...

Lexo më shumë