Regjistrohu/Kyçu

Bronkiti

Bronkiti nënkupton inflamacionin e bronkeve në mushkëri. Bronket janë korridore ajri që lidhin laringun (trakenë) me indet e mushkërisë. Trakea lidh 2 bronket kryesore që degëzohen shumë herë, për të formuar një rrjet (bronkitet dhe bronkiolitet). Zakonisht inflamacioni është shkaktuar nga një infeksion viral, siç është e ftohura apo gripi ose një infeksion bakterial dytësor (bronkitet infektive). Megjithatë bronkitet mund të rezultojnë edhe nga inhalimi i substancave, që irritojnë mushkëritë, siç janë ndotësit kimikë, pluhuri, amoniaku (i përdorur për pastrimin e disa produkteve) dhe tymi. Njerëzit të cilët kanë probleme të tjera të mushkërive, siç është astma, mund të përjetojnë atak të bronkitit ashtu sikundër edhe njerëzit me sinozitin kronik. Bronkiti zakonisht është i butë dhe nuk shkakton dëme afatgjata, por mund të bëhet serioz në njerëzit e moshuar, njerëzit që pinë duhan ose ato që janë në mënyrë të vazhdueshme të sëmurë nga zemra dhe mushkëritë.

Cilat janë simptomat e bronkitit akut?

Bronkiti infektiv zakonisht ndodh në dimër. Ai zakonisht fillon me simptoma të ngjashme me të ftohurën, lodhje dhe dhimbje fyti dhe më pas sjell zhvillimin e kollës. Kolla në fillim është e thatë dhe më pas bëhet më produktive. Nëse ataku është i rëndë, njerëzit mund të përjetojnë edhe temperaturë. Nëse simptomat janë të vazhdueshme ose përkeqësohen, mjeku mund t’ju dërgojë për një rreze X të kraharorit, për t’u siguruar që sëmundja nuk është zhvilluar në pneumoni. Pneumonia është një komplikacion serioz i bronkiteve.

Çfarë është bronkiti kronik?

Bronkiti kronik është termi që mjeku përdor për të përshkruar bronkitet që vazhdojnë për një kohë të gjatë, shpesh me muaj të tërë. Kolla dhe prodhimi i mukusit mund të rikthehet çdo vit dhe mund të zgjasë çdo herë e më shumë. Bronkiti kronik shpesh është shkaktuar nga prania afatgjatë e irrituesve siç është tymi i cigares. Ndryshimi mbizotërues në mushkëri është për shkak të prodhimit të tepërt të mukusit në bronke, i cili sjell si pasojë kollën, që është kryesisht një inflamacion i rrugëve të frymëmarrjes. Duhani është shkaku më i zakonshëm i bronkitit kronik. Shpesh ekspozimi i vazhdueshëm ndaj irritantëve, mund të sjellë një gjendje progresive të përkeqësuar dhe inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes, që mund të vështirësojnë frymëmarrjen. Mund të zhvillohet emfizema. Kjo ndodh kur irrituesit promovojnë shkatërrimin e qeskave të ajrit alveolar. Kjo vështirëson për mushkëritë mbështetjen e çfarëdolloj tendosjeje. Bronkiti dhe emfizema mund të ndodhin veç e veç, por shpesh ndodhin edhe së bashku.

Si është trajtuar bronkiti?

Bronkiti akut

Nëse keni bronkitin akut, mjeku mund t’ju këshillojë që:

  • Të pushoni;
  • Të pini sa më shumë lëngje; dhe
  • Të merrni mjekime siç është paracetamoli, për të reduktuar dhimbjen dhe temperaturën.

Pjesa më e madhe e rasteve të bronkitit akut nuk kërkojnë antibiotikë. Megjithatë nëse jeni duke u kollitur shumë, keni temperaturë të lartë, që nuk po largohet ose jeni veçanërisht jo mirë, bronkitet mund të kenë një shkak bakterial. Në këtë rast mjeku mund t’ju japë antibiotikë, të cilët mund të pastrojnë shumë shpejt infeksionin. Nëse pini duhan mundohuni që ta ndërprisni, të paktën derisa të ndiheni mirë. Megjithatë duhet të jeni të vetëdijshëm që vazhdimi i konsumimit të duhanit do të rrisë rrezikun e ripërsëritjes së bronkitit kronik dhe të sëmundjeve të tjera serioze.

Bronkiti kronik

Nëse keni bronkitin kronik ekzistojnë shumë opsione që mjeku mund t’ju rekomandojë.

  • Lënia e duhanit do të ngadalësojë normën e zhvillimit të sëmundjes dhe do të përmirësojë frymëmarrjen. Nëse jeni duhanpirës kjo është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni;
  • Dhënia e ilaçeve mund të jetë e rekomandueshme. Këto ilaçe zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes duke e bërë më të lehtë atë;
  • Kortikosteroidet dhe antibiotikët mund të jepen gjatë periudhave të një infeksioni të kraharorit. Ato mund të përdoren rregullisht në njerëzit me infeksione të kraharorit. Kortikosteroidet mund të përdoren rregullisht në njerëzit me sëmundje të rëndë;
  • Vaksina vjetore e gripit mund t’ju parandalojë nga marrja e gripit në dimër dhe është e rekomandueshme për njerëzit me bronkit kronik;
  • Vaksina kundër sëmundjes së pneumokokut është gjithashtu e rekomandueshme për njerëzit me bronkitin kronik. 


Komentoni