Regjistrohu/Kyçu

Artritet dhe stresi

Stresi është përgjigje e trupit ndaj presionit dhe është pjesë e jetës së përditshme. Njerëzit me artrit janë veçanërisht pre e stresit, sepse kjo vjen për shkak të kushteve të tyre të imponuara.

Shumë nga format e artriteve janë kronike, që do të thotë se ato mund të zgjasin tërë jetën. Dhimbja e përditshme, shoqëruar me detyrat e përditshme si p.sh. ngritja çdo mëngjes nga shtrati, veshja dhe e ecura mund të çojnë në rritje të stresit dhe mërzitje. Nëse keni artrit ju duhet që të mësoheni të luftoni stresin duke e ditur se do jeni më shumë të varur nga familja dhe miqtë, do kufizoni stilin e jetesës dhe punën, reduktoni nivelet e energjisë ose do keni imazh të dobët të trupit. Të tëra këto gjëra çojnë në stres, ankth, mërzi, frustrim dhe depresion.

Stresi dhe trupi

Kur keni stres trupi juaj çliron kimikate në gjak, që shkakton një numër ndryshimesh fizike përfshirë rritjen e ritmit të zemrës dhe frymëmarrjes, rritjen e presionit të gjakut dhe rritjen e tensionit të muskujve. Në kushte normale kjo mund të jetë një gjë e mirë; p.sh. i jep trupit një forcë dhe energji shtesë për të përballuar çdo gjendje emergjence. Megjithatë, nëse stresi nuk përballohet në mënyrë pozitive, mund të ndikojë negativisht dhe të ketë efekt të kundërt në trupin tuaj, shtimin e dhimbjeve, sjelljen e simptomave si p.sh. shqetësime dhe dhimbje koke si dhe duke kontribuar edhe në depresion.

Përballja me dhimbjen

Menaxhimi i dhimbjes që shoqëron artritet është një faktor i rëndësishëm në kontrollin e stresit dhe mirëmbajtjen e cilësisë së mirë të jetës. Njerëzit me artrit duhet ta kenë të qartë se ata kanë një plan bashkëkohor të menaxhimit të dhimbjes, përfshirë edhe kombinimin e ilaçeve, pushimin dhe qetësinë, terapinë fizike dhe ushtrimet e lehta.

Ndihma nga profesionistët e shëndetit

Puna aktive me mjekun tuaj dhe profesionistët e tjerë të shëndetit ndihmon për të këputur ciklin dhimbje–depresion – stres. Ka shumë njerëz që mund të ndihmojnë: specialistët, infermierët e komunitetit, fizioterapistët, farmacistët, terapistët në vendin e punës dhe këshilltarët familjarë që të tërë mund të ndihmojnë për të bërë zgjedhjet më të informuara për trajtimin e problemeve. Kjo mund të përfshijë përpjekje të ndryshme si mjekësore, fizike, të sjelljes dhe teknika psikologjike.

Kërkuesit sugjerojnë se njerëzit me artrite të lehta dhe të moderuara dhe kushte të tjera kronike mund të jenë të aftë të përmirësojnë shëndetin e tyre duke shkruar në lidhje me përvojat e tyre jetësore të stresit, por edhe më shumë kërkime duhet që të ndërmerren për lidhjet midis procesit fizik dhe psikologjik.

Këshilla për reduktimin e stresit

Përpiqu që të menaxhosh stresin duke e bërë atë që të punojë për ju, dhe jo kundër jush. Më poshtë jepen disa këshilla që ndihmojnë në reduktimin e stresit:

  • Qëndro aktiv fizikisht dhe mendërisht dhe mbaj veten në kushte sa më të shëndetshme.
  • Praktiko teknika relaksimi, si frymëmarrje e thellë, meditim, joga ose tai-çi.
  • Identifiko situatat që shkaktojnë stres dhe evitoi ato dhe mundësisht mëso sesi të përdorësh teknikat e relaksimit në këto situata.
  • Evito drogën dhe alkoolin si mjete shpëtimi.
  • Zhvillo një sens humori dhe gjej kohë për argëtim.
  • Thjeshto jetën tënde sa më shumë të jetë e mundur.
  • Menaxho kohën dhe kurse energjinë tënde.
  • Përcakto qëllimet e jetës dhe ato afatshkurtëra.
  • Kërko ndihmë për të përballuar problemet konstante dhe të vështira për tu zgjidhur.
  • Prano se mund të ndryshosh vetëm veten tënde dhe jo të tjerët.
  • Ndaj mendimet dhe ndjenjat me të tjerët.
  • Përdor shërbimet e mbështetjes dhe të edukimit për artritin.


Komentoni