Fibromialgjia është një sindromë dhimbjeje kronike. Njerëzit me fibromialgji përjetojnë diegie ose dhimbje në zona të ndryshme të trupit, duke përfshirë nyjet. Ata janë gjithashtu të ndjeshëm nga prekjet, në zona të caktuara duke qenë super të ndjeshëm.
Shkaku kryesor i fibromialgjisë mbetet i panjohur, por është menduar se rezulton nga aktivizimi jo-normal i sistemit qendror të dhimbjes. Shkaqet për këtë aktivizim, përfshijnë shqetësime emocionale dhe ndoshta faktorë gjenetikë. Trazimet gjatë gjumit mund të jenë gjithashtu një faktor.
Nuk ka asnjë zgjidhje të vetme të thjeshtë për trajtimin e fibromialgjisë, por sëmundja nuk është progresive ose kërcënuese për jetën.
Në qoftë se ju keni qenë të diagnostikuar me fibromialgji, menaxhimi i gjendjes tuaj do të varet nga ashpërsia e simptomave tuaja, të cilat mund të variojnë nga shumë të buta dhe me raste në të rënda dhe të vazhdueshme.
Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë me shpjegime të ilaçeve dhe sugjerime të menaxhimit, por fibromialgjia është një gjendje në të cilën vetëmenaxhimi luan rolin kyç. Ekzistojnë përfitime të mëdha, nëse arrini të krijoni një strategji për menaxhimin e simptomave.
Të ushtruarit në mënyrë të rregullt është shumë e rëndësishme nëse ju keni fibromialgji. Pavarësisht se të ushtruarit është i dhimbshëm fillimisht, me kalimin e kohës ju mund të bëheni të aftë aerobikisht edhe pse ajo mund t’ju marrë më shumë kohë për ta arritur këtë sesa dikush që nuk ka fibromialgji. Qëllimi juaj duhet të jetë për t’u ushtruar për të paktën 30 minuta në ditë, 3 deri në 4 herë në javë. Ushtrimet me ndikim të ulët, të tilla si: ecje, noti apo biçikleta janë ideale. Programi juaj i të ushtruarit duhet të përfshijë gjithashtu shtriqjen dhe forcimin, të cilat janë të dobishme në menaxhimin e fibromialgjisë.
Faktorët psikologjikë janë të rëndësishëm në menaxhimin e fibromialgjisë. Ju keni nevojë që të gjeni balancën ndërmjet punës, të pushuarit dhe të luani duke zhvilluar strategji për t’u marrë me stresin e përditshëm dhe ato që janë të lidhura me dhimbjen kronike që ju jeni duke përjetuar.
Ndonjëherë kjo thjesht mund të kërkojë një ndryshim në qëndrim – të shikuarit e problemeve si mundësi apo sfida për të zëvendësuar mendimet negative me ato pozitive. Ju mund të kërkoni ndihmën e një profesionisti si mjeku që merret me dhimbjet kronike, apo të një psikologu klinik, për t’ju ndihmuar me strategjinë e menaxhimit të stresit.
Teknika të ndryshme për relaksim, të tilla si duke ndjekur një hobi ose duke rritur sasinë e kohës së lirë që keni, janë të dobishme në fibromialgji, por ndonjëherë ju mund të keni nevojë më shumë që teknikat formale të merren me ngushtimin e muskujve dhe problemet emocionale që lidhen me këtë gjendje. Mësoni teknikat e frymëmarrjes, jogën, meditimin dhe tai çi, pasi të gjithë mund të përfitojnë.
Parimet e higjienës së mirë të gjumit (jo fjetje gjatë ditës, të paturit e një kohe të rregullt për ecje, të bërit e ushtrimeve të rregullta, ndjekja e një rutine dhe kufizimi i krevatit, pasi duhet vetëm për gjumin) mund të çojë në një përmirësim të përgjithshëm të gjumit. Kjo mund t’ju ndihmojë për të përmirësuar simptomat e fibromialgjisë.
Shumë njerëz me fibromialgji gjejnë se grupet suportuese të fibromialgjisë, p.sh. grupet e jogave ose grupet konsultuese, i ndihmojnë ata për menaxhimin e simptomave.
Komentoni