Nganjëherë secili prej nesh ka lëndim të syve. Kjo është shqetësuese, por fatmirësisht zakonisht jo serioze. Shkaku më i shpeshtë është konjuktiviti, një inflamancion i pjesës së bardhë të syrit.
Konjuktivitet mund të shkaktohen nga infeksionet, nga bakteret ose viruset, ose mund të vijnë nga alergjitë, p.sh. gjatë rrufave.
Infeksionet bakteriale zakonisht shkaktojnë prodhim të madh qelbi. Shpesh është vështirë të hapen qepallat në mëngjes dhe duket sikur ato janë “të ngjitura” midis tyre. Infeksionet virale mund të jenë më të dhimbshme, me sy të skuqur dhe me më pak qelb, por që mund të zgjasin me disa javë. Ato përhapen lehtë dhe mund të kalohen tek të tjerët nga kontaktet me peshqirë, pastrues fytyre etj. Problemet alergjike shkaktojnë ndjenja agresiviteti, skuqje, përlotje dhe kruarje të syve.
Trajtimi zakonisht konsiston në larjen e syve me ujë të ngrohtë, ujë me kripë nëse ka qelb dhe shpesh kërkohet trajtimi me ilaç me pika.
Disa herë kushte serioze mund të ngatërrohen me konjuktivitin. Vëmendja mjekësore duhet të përqëndrohet nëse ka:
Komentoni