Regjistrohu/Kyçu

Ulja e kolesterolit

Rreziku i zhvillimit të sëmundjes kardiovaskulare është e përcaktuar nga një numër i ndryshëm faktorësh rreziku. Disa faktorë rreziku, siç janë mosha, seksi dhe familja janë jashtë kontrollit, ato nuk janë të modifikueshme. Megjithatë, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë rreziku që janë të modifikueshëm dhe që mund të kontrollohen nëpërmjet ndryshimeve të jetesës ose nëpërmjet ndërhyrjeve mjekësore. Këtu përfshihen duhani, presioni i lartë i gjakut, të qenit fizikisht aktiv, të qenit mbipeshë ose obez dhe rritja e niveleve të kolesterolit në gjak.

Rritja e kolesterolit, ose hiperkolesterolemia, është një nga faktorët e rrezikut për sëmundjen kardiovaskulare. Studimet përcaktojnë se niveli i lartë i kolesterolit sjell një rrezikshmëri vdekjeje tek njerëzit në 30 deri në 40% nga sëmundja koronare e zemrës. Kjo, sepse bllokohen indet e gjakut dhe mund të sjellin atak të zemrës.

Reduktimi i rrezikut nëpërmjet dietës

Lajmi i mirë është që kolesteroli në gjak është një faktor rreziku i modifikueshëm për sëmundjen kardiovaskulare. Një nga shkaqet kryesore të kolesterolit të lartë në gjak është konsumimi i tepërt i yndyrave të ngopura. Këto ushqime duhet të shmangen.

Reduktimi i rrezikut nëpërmjet ilaçeve

Disa njerëz kanë një sensibilitet gjenetik që është i lidhur me nivelin e kolesterolit, ndërkohë që të tjerët janë diagnostikuar me nivele të larta ose disa forma të sëmundjes kardiovaskulare. Disa njerëz mund të kenë nevojë për mjekime në vënd të ndryshimeve të jetesës. Edhe nëse jeni nën mjekimin e uljes së kolesterolit, duhet të hani një dietë të shëndetshme, të ushtroheni rregullisht dhe të mbani një peshë trupore të pranueshme.

Reduktimi i rrezikut në njerëzit me sëmundjen e zemrës

Disa gjykime klinike të ndërmarra kohët e fundit kanë treguar se ulja e densitetit të lipoproteinës (LDL) dhe të niveleve të kolesterolit në njerëzit me sëmundjen koronare të zemrës reduktojnë ndjeshëm rrezikun e të paturit të një ataku në zemër dhe të vdekjes nga sëmundjet koronare të zemrës.

Gjithashtu, rritja e kolesterolit mund të kontrollohet nëpërmjet dietës dhe mjekimeve, por ajo nuk mund të shërohet.


Komentoni