Kualiteti i jetës është duke u bërë gjithmonë e më shumë i rëndësishëm. Kështu që ruajtja e shëndetshme e mendjes dhe trupit tonë është një prioritet.
Çfarë mund të bëni për të patur një mendje të mprehtë?
Ashtu sikundër edhe trupi, truri përfiton nga të ushtruarit dhe nga sfidat, nga të “qenit në formë”. Sfidimi i trurit me aktivitete të reja mund të krijojë shtegtime të reja brenda trurit që mund të reagojnë si rrugë alternative nëse disa neurone janë dëmtuar. Mund të provoni:
Kohët e fundit, shumë kompani kanë zhvilluar programet kompjuterike duke patur si qëllim funksionimin e trurit. Pavarësisht se gjatë kësaj kohe këto studime janë kurajuar, kërkime të tjera duhet të bëhen për të kuptuar nëse këto programe vonojnë ose parandalojnë një rënie të funksionit mendor për një afat të gjatë.
Kërkimet kanë treguar se aktiviteti fizik mund t’ju mbrojë kundër humbjes së funksionit mendor. Të ushtruarit rrit qarkullimin e gjakut në tru dhe mund të promovojë rritjen e neuroneve. Nuk keni nevojë për të bërë maratona, por mund t’a filloni aktivitetin fizik gradualisht. Më poshtë mund të gjeni disa ide për të filluar:
Nëse jeni duke bërë aktivitete fizike më të rrezikshme siç është ciklizmi, sigurohuni që gjithmonë të mbani një helmetë (kaskë mbrojtëse), pasi dëmtimet e kokës janë faktor rreziku shumë i rëndësishëm për problemet e memories.
Ashtu sikundër trupi juaj, edhe truri parapëlqen një dietë të mirë-balancuar. Një dietë e shëndetshme mund të parandalojë gjendje të tilla si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut dhe mund të përmirësojë funksionin mendor.
Mundojuni që të mbani peshën tuaj nën kontroll, duke mbajtur mend që kërkesat e energjisë zakonisht bien pas moshës 70 vjeçare dhe kini si qëllim që të përfshini në dietën tuaj:
Suplemente të ndryshme dhe ilaçe bimore shpesh janë përcaktuar si elementë që ndikojnë në mosplakjen. Megjithatë, kërkimet në këtë fushë janë akoma në fazën fillestare. Duhet të kontrolloni me mjekun përpara se të merrni ndonjë suplement, në mënyrë që të siguroheni që është i përshtatshëm dhe që nuk bashkëvepron me ilaçet e tjera që jeni duke marrë.
Duhani mund të ndikojë në memorien e njeriut ashtu sikundër edhe në probleme të tjera shëndetësore. Duhani ka dyfishuar rrezikun e sëmundjes Alzheimer krahasuar kjo me jo-duhanpirësit, por mund të reduktohet rreziku i zhvillimit të demencës nëpërmjet lënies së duhanit. Kështu që lënia e duhanit është një ide e mirë për trupin dhe mendjen.
Studimet sugjerojnë se stresi afatgjatë mund të jetë një faktor i humbjes së memories. Stresi gjithashtu mund të rrisë rrezikun e depresionit dhe ankthit, pasi të dyja mund të prekin memorien.
Nëse stresi është një problem, provoni klasat e relaksimit ose strategjitë e marrjes frymë thellë, duke thjeshtësuar sa më shumë që të jetë e mundur jetën tuaj.
Pirjet e shumta dhe të shpeshta për një kohë të gjatë sjellin dëmtimin e trurit. Megjithatë, pirjet e moderuara mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së memories – është e paqartë sesi kjo funksionon.
Rekomandohet që:
Njerëzit e moshuar kanë më shumë mundësi sesa të rinjtë që të përdorin ilaçet bashkë me alkoolin. Sigurojuni që t’i kontrolloni me mjekun ose farmacistin tuaj, për të mësuar nëse ndonjë nga ilaçet që keni marrë shkakton dëme me alkoolin. Nëse nuk pini, nuk është e rekomandueshme që të filloni vetëm sepse alkooi sjell edhe përfitime, pasi një jetë e shëndetshme mund të arrihet edhe në shumë mënyra të tjera.
Kontrollet e rregullta mund të ndihmojnë që të zbuloni herët sëmundjet e tilla siç është diabeti, sëmundja e zemrës, presioni i lartë i gjakut, sëmundja e tiroides dhe depresioni. Këto gjendje rrisin rrezikun e humbjes së memories, por ato zakonisht mund të trajtohen efektivisht.
Më poshtë do të gjeni disa strategji që mund të provoni:
Komentoni