Regjistrohu/Kyçu

Sëmundja Alzheimer: Si mund ta njoh

Sëmundja Alzheimer është forma më e zakonshme e demencës, një gjendje në të cilën humbet funksioni normal i trurit. Në pjesën më të madhe të rasteve, sëmundja Alzheimer ka një fillim gradual. Si fillim, sëmundja mund të ketë një humbje graduale të kujtesës, paaftësi për të kryer pergjegjësitë e shtëpisë dhe për të mësuar të reja, dhe konfuzion në lidhje me kohën dhe datën. Disa vuajtës besojnë se ato janë duke jetuar me të shkuarën. Ndryshimet e personalitetit janë të zakonshme, ku shpesh njerëzit bëhen menjëherë shumë agresivë.

Në fazat më të avancuara të sëmundjes Alzheimer, ekziston një humbje aftësie për të njohur të afërmit dhe për të kryer detyrat më të thjeshta, siç janë larja, e ngrëna dhe e veshura.

Shumë njerëz shqetësohen kur të afërmit e tyre të moshuar e kanë ose e zhvillojnë sëmundjen Alzheimer. Në fazat e para nuk është gjithmonë e mundur për të qenë të sigurt. Nuk ekzistojnë teste që japin konfirmimin përfundimtar që ajo është e pranishme.

Një sërë gjendjesh të tjera, pjesa më e madhe e të cilave janë të trajtueshme, mund të prodhojnë simptoma që mund t’i bëjnë të tjerët që të dyshojnë se kanë sëmundjen Alzheimer. Këto gjendje përfshijnë çrregullimet hormonale, mungesën ushqimore, atakun, depresionin dhe dëmtimet e kokës. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që çdo njeri që ka një përkeqësim të trurit të shkojë për të bërë vizitën tek mjeku.

Është e rëndësishme për të mbajtur mend që 85% e njerëzve mbi moshën 65 vjeçare nuk kanë asnjë formë të demencës.


Komentoni