Një studim afatgjatë sugjeron se të moshuarit që përdorin qetësues të zakonshëm me recetë, duke përfshirë këtu edhe ibuprofenin e dhënë shpesh nëpër receta, mund të jenë duke e rritur rrezikun që të zhvillojnë një rrahje të çrregullt të zemrës, të quajtur fibracioni atrial. Studiuesit vunë në dukje se fibrilacioni atrial rrit rrezikun e atakut dhe dështimit të zemrës dhe mund të shkurtojë jetën. Edhe studimet e mëparshme i kanë lidhur këto barna kundër dhimbjeve, të quajtura ilace josteroide anti – inflamatore, ose IJSAI me një rrezik për të pësuar atak në zemër dhe infarkt. Edhe pse ky studim është në gjendje të tregojë vetëm një lidhje mes IJSAI-ve dhe rrezikut për t’u prekur nga fibrilacioni atrial, studiuesi Dr. Bruno Stricker, profesor i farmakoepidemologjisë në Qendrën Mjekësore Erasmus në Roterdam, në Holandë, tha se ai, beson se kjo lidhje “sugjeron një marrëdhënie shkak- pasojë”. Megjithatë, një ekspertamerikan beson se duhen kryer më shumë kërkime në lidhje me këtë. “Studime të mëtejshme janë të nevojshme për të vlerësuar përdorimin e...
Lexo më shumëStudimi i ri i klinikës Mayo tregon se njerëzit e moshuar me simptoma të buta të rënies mendore mund të përballen me një rrezik më të lartë për të vdekur më herët, krahasuar me ata që nuk kanë probleme me të menduarit dhe kujtesën. Njerëzit me dëmtime të lehta të kujtesës apo të aktivitetit mendor kishin një normë vdekshmërie 80% më të lartë gjatë studimit gjashtë vjeçar, në krahasim me njerëzit që i kanë të paprekura fakultetet e tyre mendore, në bazë të rezultateve që do të paraqitet të mërkurën në takimin vjetor të akademisë Amerikane të Neurologjisë në Filadelfia. Hulumtimi gjithashtu tregoi se humbja e aftësisë për të menduar është shumë më e tmerrshme se humbja e kujtesës. Njerëzit me aftësinë për të folur (gjuhën), vëmendje dhe aftësitë e vendim-marrjes në rënie, por pa humbje të kujtesës, kishin shkallë dy herë më të lartë vdekshmërie, gjatë studimit, sesa ata që nuk kishin asnjë lloj rënieje mendore. Po t’i krahasosh, njerëzit që vuanin vetëm nga humbja e kujtesës kishin një normë vdekshmërie prej vet&eu...
Lexo më shumëKataraktquhet mjegullimi i thjerrëzës natyrore të njeriut.Thjerrëza është e vendosur pas bebes së syrit dhe funksioni i saj lidhet me fokusimin e largësive të ndryshme dhe marrjen e pamjes së qartë. Mjegullimi i thjerrëzës çon në shpërndarje të dritës, mjegullim të shikimit dhe zvogëlim të shikimit.Shkaku kryesor i zhvillimit të kataraktit nuk është kuptuar, disa nga shkaqet që janë të lidhura me kataraktin janë : Mosha Sa më i madh që të jeni në moshë, aq më shumë mundësi keni që të zhvilloni kataraktin. Në fakt, në pjesën më të madhe të rasteve, katarakti është gjetur tek moshat 70 ose 80 vjeçare, edhe është e pazakontë që katarakti të gjendet tek pacientët 50 dhe 60 vjeçarë. Katarakti mund të ndodhë gjithashtu edhe në lindje. Ekspozimi i dritës së diellit (UVB) Ekziston një lidhje e ngushtë ndërmjet sasisë së ekspozimit së UVB-së gjatë gjithë jetës dhe shfaqjes të mëvonshme të kataraktit. Të tjera Përdorimi i ilaçeve të caktuara (duke përfshirë ilaçin e pikave në sy)–siç janë steroidet–mund të shkaktojë kataraktin. Në ven...
Lexo më shumëProblemet me qepallave të syve janë pothuajse të zakonshme tek njerëzit e moshuar. Muskujt dhe indet përreth qepallave mund të dobësohen, dhe kjo sjell atë që ne e quajmë entropiondhe ektropion. Entropion Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga entropionjanë si rezultat i fërkimit të qepallave. Kjo mund të shkaktojë irritim dhe ulcerënë zonën e korneas. Edhe inflamacion-i i membranës do të jetë shpesh i pranishëm. Ektropion Ektropioni – ndodh më shpesh se entropioni dhe problemi më i zakonshëm janë lotët që bien në fytyrë dhe pikërisht në zonën e infektuar. Njerëzit me ektropion vuajnë nga irritimi dhe inflamacion-i i konjuktivës, e cila është më shumë e ekspozuar. Shkaqet Përveç faktorit të moshës, si entropioni ashtu edhe ektropioni mund të ndodhin edhe si rezultat i faktorëve të tjerë siç është ataku. Problemet janë të rastësishme, por shumë rrallë të pranishme që në lindje. Trajtimi Trajtimet për të dyja gjendjet, përfshijnë lotët artificialë, përdorimin e ilaçeve lubrifikuese ose kremrave të syve gjatë natës. Trajtimi përfundimtar për të dyja këto probleme ësht&e...
Lexo më shumëGlaukomaështë një ndër shkaqet më të zakonshme të verbërisë. Ajo ndodh si rezultat i rritjes së presionit të lëngjeve që qarkullon brenda syve tanë. Kjo rritjepresioni eventualisht dëmton nervat optikë, të cilat mbajnë “pamjen” që shikohet nëpërmjet syve dhe kalohet në trurin tonë. Ekzistojnë shumë lloje të glaukomës, secila prej tyre ka një shkak më vete dhe kërkon një trajtim të ndryshëm. Një bllokim në qarkullimin e lëngjeve shkakton glaukomën. Një bllokim i tillë mund të ndodhë menjëherë, duke shkaktuar glaukomën akute, ose zhvillohet ngadalëdhe prodhon formën kronike të sëmundjes. Cilat janë simptomat e glaukomës? Glaukomaakute shkakton dhimbje sysh dhe skuqje të syve, shikim të turbullt dhe probleme me dritën, që shpesh është e lidhur me përzierje dhe të vjella. Glaukomakronike shkakton humbje graduale të shikimit. Si është trajtuar glaukoma Në momentin që zbulohet, glaukomamund të trajtohet duke parandaluar dëmtimin e mëtejshëm dhe humbjen e shikimit. Trajtimi zakonisht nënkupton përdorimin e rregullt të pikave në sy, gjithashtu nëse është e nevojshme edhe kirurgjinë. Glaukomaë...
Lexo më shumë