Problemet me qepallave të syve janë pothuajse të zakonshme tek njerëzit e moshuar.
Muskujt dhe indet përreth qepallave mund të dobësohen, dhe kjo sjell atë që ne e quajmë entropion dhe ektropion.
Entropion
Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga entropion janë si rezultat i fërkimit të qepallave. Kjo mund të shkaktojë irritim dhe ulcerë në zonën e korneas. Edhe inflamacion-i i membranës do të jetë shpesh i pranishëm.
Ektropion
Ektropioni – ndodh më shpesh se entropioni dhe problemi më i zakonshëm janë lotët që bien në fytyrë dhe pikërisht në zonën e infektuar.
Njerëzit me ektropion vuajnë nga irritimi dhe inflamacion-i i konjuktivës, e cila është më shumë e ekspozuar.
Shkaqet
Përveç faktorit të moshës, si entropioni ashtu edhe ektropioni mund të ndodhin edhe si rezultat i faktorëve të tjerë siç është ataku. Problemet janë të rastësishme, por shumë rrallë të pranishme që në lindje.
Trajtimi
Trajtimet për të dyja gjendjet, përfshijnë lotët artificialë, përdorimin e ilaçeve lubrifikuese ose kremrave të syve gjatë natës. Trajtimi përfundimtar për të dyja këto probleme është operacioni (kirurgjia).
Komentoni