Glaukoma është një ndër shkaqet më të zakonshme të verbërisë. Ajo ndodh si rezultat i rritjes së presionit të lëngjeve që qarkullon brenda syve tanë. Kjo rritje presioni eventualisht dëmton nervat optikë, të cilat mbajnë “pamjen” që shikohet nëpërmjet syve dhe kalohet në trurin tonë.
Ekzistojnë shumë lloje të glaukomës, secila prej tyre ka një shkak më vete dhe kërkon një trajtim të ndryshëm.
Një bllokim në qarkullimin e lëngjeve shkakton glaukomën. Një bllokim i tillë mund të ndodhë menjëherë, duke shkaktuar glaukomën akute, ose zhvillohet ngadalë dhe prodhon formën kronike të sëmundjes.
Cilat janë simptomat e glaukomës?
Glaukoma akute shkakton dhimbje sysh dhe skuqje të syve, shikim të turbullt dhe probleme me dritën, që shpesh është e lidhur me përzierje dhe të vjella.
Glaukoma kronike shkakton humbje graduale të shikimit.
Si është trajtuar glaukoma
Në momentin që zbulohet, glaukoma mund të trajtohet duke parandaluar dëmtimin e mëtejshëm dhe humbjen e shikimit. Trajtimi zakonisht nënkupton përdorimin e rregullt të pikave në sy, gjithashtu nëse është e nevojshme edhe kirurgjinë.
Glaukoma është më e zakonshme me kalimin e moshës dhe tek të afërmit që e kanë këtë sëmundje. Nëse keni skuqje të syve dhe shikim të turbullt, shkoni tek mjeku.
Komentoni