Ulcerat gastrike dhe duodenale janë relativisht të shpeshta në subjektet klinike. Për momentin, metoda më e mirë e diagnostikimit të tyre është videoendoskopia e traktit të sipërm tretës (gastroskopia).Simptomat mund të jenë të shumëllojshme, ato ndryshojnë nga njëri pacient tek tjetri, siç mund të jetë një ulcer që zhvillohet pa shkaktuar dhimbje ose në të kundërt dhimbjet mund të jenë aq shumë të forta sa mund të prishin gjumin. Ulcerat, si gastrike dhe duodenale janë të kurueshme por nëpërmjetmarrjes së mjekimeve të përshtatshme për një muaj ose më shumë. Komplikacionet më të shpeshta të ulcerave janë hemorragjia dhe perforacioni (plasja e stomakut) të cilat mund të vënë seriozisht në rrezik jetën e pacientit. Në qoftë se pas një muaji mjekimi, simptomat persistojnë (vazhdojnë) do të thotë që ulcera mund të jetë malinje (kancer). Komplikacionet e ulcerave peptike Hemoragjia Hemoragjia e traktit të sipërm digjestiv (nga stomaku)si pasojë e një ulcere peptike është një nga shkaqet më të shpeshta që rezulton me një shkallë të lartë mortaliteti (vdekshmërie). Shenjat më të shpeshta...
Lexo më shumëUlcera peptike është plagënë mbështjellësin e brendshëm të lukthit oseduodenit. Duodeni është pjesa e parë e zorrës së hollë (pjesa e parë pas përfundimit të lukthit). Ulcera peptike në lukth quhet ulcera gastrike. Nëse ulcera peptike ndodhet në duoden, ajo quhet ulcera duodenale. Ulcera peptike po ashtu mund të zhvillohet edhe mbi lukthin, në ezofag, kanalin i cili lidh gojën me lukthin. Por shumica e ulcerave peptike zhvillohen në lukth dhe duoden. Çfarë e shkakton ulcerën peptike? Në shumicën e rasteve ulcera peptike shkaktohet nga: - Helikobakter pilori(H. pilori), një bakter i cili shkakton infektim të organeve të tretjes; - Barnat anti-inflamatore josteroidale (IJSAI), si aspirina dhe ibuprofeni. Helikobakter pilori është shkaktari më i madh i ulcerë-speptike. Mjekët mendojnë se H. pilori shpërndahet përmes ushqimit dhe ujit të papastër ose përmes kontaktit gojë-më-gojë, si puthja. Edhe pse shumë njerëz kanë infektim me H. pilori, ulcera kurrë nuk paraqitet tek shumica e tyre. Përdorimi i barnave anti-inflamatore josteroidale është shkaktari i dytë më i shpeshtë i ulcerë-speptike. Por jo çdokush që përdor këto barna preket nga ulcera. Ulcera e shkaktuar nga IJSA...
Lexo më shumëUlcera peptike është një sëmundjee mjekueshme. Në varësi të asaj se çfarë e ka shkaktuar ulcerë-n, mjeku mund t’ju japë një ose më shumë prej barnave të mëposhtme: - Inhibitorëtë pompës protonike ose bllokues të receptorëve të histaminës (H2-bllokator), për të reduktuar acidin në lukth dhe për të mbrojtur mbështjellën e brendshme të lukthit dhe duodenit. - Një ose më shumë antibiotikë për të vrarë H. Pilorin. - Barna të tjera, të cilat përmbajnë subsalicilat-bismuti për të mbuluarulcerë-n dhe për ta mbrojtur atë nga acidi i lukthit. Këto barna do ta ndalojnë dhimbjen dhe do të ndihmojnë ulcerat që të shërohen. Nëse ulcera peptike është shkaktuar prej barnave anti-inflamatore josteroide, mjeku mund t’ju këshillojë të: - Ndërprisni përdorimin e barnave të këtij grupi; - Të ulni dozën e barnave që merrni; - Të merrni barna inhibitore të pompës protonike ose H2-bllokatore, së bashku me barnat anti-inflamatore josteroidale; dhe - Të kaloni tek ndonjë ilaç tjetër, që nuk shkakton ulcer. Duhet të merrni vetëm barnat, të cilat i përshkruan mjeku dhe saktës...
Lexo më shumëRreth një në 10 njerëz do të zhvillojnë ulcerë-n peptike në një moment të caktuar të jetës së tyre, dhe pjesa më e madhe e tyre nuk do të kenë njohuri rreth kësaj. Çfarë e shkakton ulcerën peptike? Ulcera është dëmtim i mureve të stomakut, si në ulcerën gastrite, ose në pjesën e sipërme të zorrëve. Ajo është shkaktuar nga një sërë faktorësh, duke përfshirë përdorimin e aspirinave ose ilaçeve të tjera anti-inflamatore, duhanin, alkoolin dhe stresin. Ndonjëherë, shumë acid prodhohet nga stomakusi pjesë e procesit të tretjes. Shumë kërkime kanë treguar se shumë njerëz me ulcer kanë një infeksion në stomak nga një bakter i quajtur helikobakter pilori, që është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ulcerë-speptike. Cilat janë simptomat e një ulcere? Simptomat e zakonshme të një ulcere janë dhimbja në pjesën e sipërme të barkut. Shpesh është si një ndjenjë thike ose djegieje, që kalon në pjesën e shpinës. Kjo dhimbje zakonisht ndodh kur stomakuështë bosh (disa orë pas ushqimit) dhe zakonisht të ngre nga gjumi në orën 2 ose 3 të mëngjesi...
Lexo më shumëSimptomat e ulcerë-speptike ndryshojnë nga një person në tjetrin. Ju mund të keni ulcer pa qenë në dijeni për praninë e saj, derisa të keni simptoma shumë të dukshme ose të përjetoni komplikacione. Simptomat e zakonshme të ulcerës peptike Djegie ose dhimbje barku Kjo është një ndër simptomat më tipike, por ka edhe njerëz të tjerë që nuk e kanë këtë simptomëtipike. Dhimbja mund të shfaqet një ose 2 orë pas të ngrënit, ose ndonjëherë në mes të natës ose herët në mëngjes. Ajo zakonisht ndodh kur stomakuështë bosh. Mund të ndjeni dhimbje në zonën ndërmjet kërthizës dhe gjoksit. Dhimbja mund të zgjasë nga disa minuta në disa orë, dhe shpesh lirohet nga të ngrënit ose të pirit e qumështit. Përzierje dhe të vjella Në disa raste, mund të përjetoni përzierje ose të vjella. Këto simpoma nuk janë aq të zakonshme sa dhimbjet e barkut. Humbja e oreksit dhe e peshës Përsëri këto simptoma janë më pak të zakonshme se dhimbjet e barkut, por njerëzit me ulcerë-n peptike mund të vuajnë nga humbja e oreksit dhe humbja e peshës. Stomaku dhe duodeni tregojnë ulcerën peptike Simptoma m...
Lexo më shumë