Rreth një në 10 njerëz do të zhvillojnë ulcerë-n peptike në një moment të caktuar të jetës së tyre, dhe pjesa më e madhe e tyre nuk do të kenë njohuri rreth kësaj.
Ulcera është dëmtim i mureve të stomakut, si në ulcerën gastrite, ose në pjesën e sipërme të zorrëve. Ajo është shkaktuar nga një sërë faktorësh, duke përfshirë përdorimin e aspirinave ose ilaçeve të tjera anti-inflamatore, duhanin, alkoolin dhe stresin. Ndonjëherë, shumë acid prodhohet nga stomaku si pjesë e procesit të tretjes.
Shumë kërkime kanë treguar se shumë njerëz me ulcer kanë një infeksion në stomak nga një bakter i quajtur helikobakter pilori, që është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ulcerë-s peptike.
Simptomat e zakonshme të një ulcere janë dhimbja në pjesën e sipërme të barkut. Shpesh është si një ndjenjë thike ose djegieje, që kalon në pjesën e shpinës. Kjo dhimbje zakonisht ndodh kur stomaku është bosh (disa orë pas ushqimit) dhe zakonisht të ngre nga gjumi në orën 2 ose 3 të mëngjesit. Dhimbja shpesh lirohet nëpërmjet të ngrënit.
Probleme më serioze ndodhin kur ulcera pëson gjakderdhje. Kjo mund të tregohet nga fakti nëse villni gjak ose jo dhe shfaqet nëpërmjet lëvizjes së zorrëve. Në të tilla raste shpeshherë kërkohet kirurgjia.
Ulcera është diagnostikuar nëpërmjet rrezeve X ose më zakonisht nëpërmjet endoskopisë, ku një tub fleksibël teleskopi kalohet në stomak duke lejuar mjekun për të parë se çfarë është duke ndodhur dhe për të marrë nëse është e nevojshme mostra.
Pjesa më e madhe e ulcerave i përgjigjen mirë trajtimeve me ilaçe. Ndonjëherë këto ilaçe kanë nevojë që të merren për një kohë të gjatë për të shtypur prodhimin e tepërt të acidit në stomak. Nëse helikobakter pilori është i pranishëm ai duhet të largohet me antibiotikë. Zhdukja e helikobakter pilorit në masë të madhe zvogëlon mundësitë e përsëritjes së ulcerë-s. Shumë rrallë kirurgjia është e nevojshme, ose për të ndaluar gjakderdhjen ose për të prerë nervat në stomak, duke reduktuar sekretimin e acidit.
Nëse keni simptoma që ju bëjnë dyshues ndaj pranisë së ulcerë-s, shkoni tek mjeku. Kjo gjendje e zakonshme është e lehtë menaxhueshme dhe komplikacionet serioze shpesh janë të parandalueshme.
Komentoni