Regjistrohu/Kyçu

Ulcera peptike: Komplikimet

Ulcerat gastrike dhe duodenale janë relativisht të shpeshta në subjektet klinike. Për momentin, metoda më e mirë e diagnostikimit të tyre është videoendoskopia e traktit të sipërm tretës (gastroskopia). Simptomat mund të jenë të shumëllojshme, ato ndryshojnë nga njëri pacient tek tjetri, siç mund të jetë një ulcer që zhvillohet pa shkaktuar dhimbje ose në të kundërt dhimbjet mund të jenë aq shumë të forta sa mund të prishin gjumin.

Ulcerat, si gastrike dhe duodenale janë të kurueshme por nëpërmjet marrjes së mjekimeve të përshtatshme për një muaj ose më shumë.

Komplikacionet më të shpeshta të ulcerave janë hemorragjia dhe perforacioni (plasja e stomakut) të cilat mund të vënë seriozisht në rrezik jetën e pacientit. Në qoftë se pas një muaji mjekimi, simptomat persistojnë (vazhdojnë) do të thotë që ulcera mund të jetë malinje (kancer).

Komplikacionet e ulcerave peptike

Hemoragjia

Hemoragjia e traktit të sipërm digjestiv (nga stomaku) si pasojë e një ulcere peptike është një nga shkaqet më të shpeshta që rezulton me një shkallë të lartë mortaliteti (vdekshmërie).

Shenjat më të shpeshta të kësaj lloje hemorragjie janë hematemeza (të vjella me gjak të pastër ose të vjella më përmbajtje hemorragjike në ngjyrë kafe të errët), melena (jashtëqitje me ngjyrë të zezë). Hematochesia zakonisht është shenjë e hemorragjisë së traktit të poshtëm digjestiv (nga zorra) dhe gjithashtu mund të jetë e pranishme në hemorragjitë e mëdha nga stomaku. Lavazhi me një sondë nazogastrike, nga e cila del gjak i pastër ose kafe e errët është përtej pilorit të mbyllur.

Shumë pacientë me hemorragji nga ulcerat peptike mund të trajtohen me perfusione I/v ose tranzfuzion gjaku, terapi medikamentoze dhe me ndalim të hemorragjisë endoskopikisht, në qoftë së është e nevojshme. Vdekshmëria prej hemorragjive nga ulcerat peptike nuk ka ndryshuar, ajo ka mbetur 7-10% pavarësisht përparimeve të metodave të trajtimit dhe diagnostikimit të pacientëve. Ato që kanë hemorragji aktive nga ulcerat mund t’ju bëhet skleroterapi, ndalim i hemorragjisë endoskopikisht me një age dhe sol adrenaline, ose ndalim i hemorragjisë termikisht (koagulim me temperaturë të lartë).

Perforacioni

Ulcerat duodenale antrale dhe të corpus ventriculi shkaktojnë respektivisht 60 – 20% të perforacioneve (plasjes) prej ulcerave peptike. 1/3 ose ½ e perforacioneve të ulcerave janë të lidhura me përdorimin e inflamatorëve jo steroid (IJSAI) si: ibubrofeni, naproxeni etj. Kjo më shpesh ndodh tek pacientët e moshuar.

Penetrimi

Ulcerat penetrante i referohen ulcerave të cilat depërtojnë nëpër murin e zorrës pa shkaktuar çarje ose rrjedhje të përmbajtjeve luminale në kavitetin peritoneal (hapësirën e barkut). Sipas ndërhyrjeve kirurgjikale penetrimi ndodh në 20% të ulcerave, por vetëm një pjesë e vogël e tyre bëhet klinikisht e dukshme. Vendet ku ndodh më shpesh penetrimi janë në rend zbritës si më poshtë: pankreas, omentumi gastrohepatik, në rrugët bilare, mëlçi, omentumin e madh, kolonin e mesëm, kolon, dhe në strukturat vaskulare.

Ulcerat antrale dhe duodenale mund të penetrojnë në pankresas. Gjithashtu ulcerat pilorike dhe prepilorike mund të penetrojnë në duoden duke shkaktuar fistula gastroduodenale të dukshme si pilor i dyfishtë. Historia e ulcerë-penetrante kërkon vëmendje të veçantë. Ndryshimet në simptoma tregojnë përfshirjen e strukturave ngjitur.

Ndryshimi i simptomave mund të ndodhë gradualisht ose në mënyrë të menjëhershme dhe shpesh shoqërohet me humbje të shfaqjes së dhimbjes lidhur me të ngrënin, dhe uljen e aciditetit. Dhimbja tipike bëhet më e fortë, më e zgjatur në kohë dhe më e shpeshtë në pjesën e poshtme të kraharorit dhe në pjesën lumbare (mesin). Një hiperamilazemi e lehtë mund të shoqërohet me penetrim të ulcerave të paretit posterior duodenit por klinikisht pankreatit (infeksion i pankreasit) është i rrallë.

Penetrimi mund të shoqërohet me një sërë grup komplikacionesh të rralla si abces visceral (i dukshëm në skaner ose ekografi), erozione (gërryerje) në brendësi të strukturave vaskulare që shkaktojnë hemorragji. Komplikacione të rrugëve biliare edhe pse të rralla përfshijnë erozione të pemës biliare të shoqëruara me fistula koledoko-duodenale,ekstra hepatiko obstruksione ose hematobilia.

Nuk ka studime rigoroze për të drejtuar menaxhimin e pacientëve me ulcera penetrante.

Obstruksioni

Ky komplikacion është më i rrallë. Shumë raste janë të lidhura me ulcerë-n duodenale ose të kanalit pilorik. Me ulcera gastrike  numërohen vetëm 5% të rasteve.


Komentoni