Konsumimi i peshkut në drekë është shumë i dobishëm në ruajtjen e shikimit, sugjeruan studiuesit. Femrat që konsumojnë një ose më shumë vakte peshku në javë kanë një reduktim të rrezikut të AMD–së (mosha e degjenerimit makular), njësëmundjesyri që prek retinën dhe shkakton verbëri. Konsumimi i rregullt i peshkut, krahasuar me ato që e konsumojnë vetëm një herë në javë, është i lidhur me një reduktim të rrezikut të AMD-së në 42%, bazuar kjo tek zbulimet e një grup prej 38,000 femrash amerikane....
Lexo më shumëLotët zakonisht shoqërojnë njerëzit kur ata qajnë për shkak të mërzitjes, lëndimit ose dhimbjes. Por sytë prodhojnë lotë në mënyrë të vazhdueshme. Lotët janë të rëndësishëm për mbrojtjen, lubrifikimin dhe pastrimin e syve. Lotët sekretohen nga disa gjëndra të vogla (gjëndrat lakrimale) që janë nën qepallat e syve mbi cepin e jashtëm të secilit sy. Ato kalojnë nëpër sy dhe veprojnë si lubrifikant. Shpërndarja e tyre nëpër sy ndihmohet nga hapja dhe mbyllja e syve. Lotët kalojnë nëpër sy duke dalë nga 2 kanale të holla, kanalet lakrimale (që quhen edhe kanalet e lotëve), që gjenden afër cepit të çdo syri afër hundës. Të dy kanalet e lotëve për secilin sy bashkohen dhe formojnë kanalin nazolakrimal, nëpërmjet të cilit lotët kalojnë brenda në hundë. Kur gjërat shkojnë keq me këtë sistem një nga dy gjërat mund të ndodhin: sytë përloten ose përthahen. Përlotja Përlotja vjen zakonisht si rezultat i prodhimit të madh të lotëve. Kjo ndodh si rezultat i erës ose ndriçimit, ose nga ndonjë stimulalergjik. Por, përlotja e syve është problem sepse zakonisht ndodh...
Lexo më shumëNëse jeni duke përjetuar një episod të rastësishëm urthi, kjo mund të jetë e lidhur me dietën dhe mirëqenien. Megjithatë, nëse jeni duke përjetuar urth ju duhet të shkoni tek mjeku. Provoni këto sugjerime për të liruar urthin: Nëse jeni mbipeshë, humbja e peshës mund t’ju ndihmojë; Mund të keni vënë re se ushqime të caktuara, siç janë ushqimet e yndyrshme ose ushqimet me bazë domateje mund të përkeqësojnë urthin. Pijet me kafeinëdhe çokollata munden gjithashtu të acarojnë refluksin. Shmangini këto ushqime; Ushqimet me porcione të mëdha duhet të shmangen; Alkooli ka si tendencë që të përkeqësojë refluksin, kështu që eleminoni sasinë e alkoolit; Cigarja mund të përkeqësojë urthin, kështu që mundohuni ta eleminoni; Nëse hani rregullisht vonë gjatë natës, mundohuni që të reduktoni ushqimin në mënyrë që ta keni përfunduar 2 orë përpara se të shkoni për të fjetur; Nëse keni simptoma të urthit gjatë natës, mundohuni që të ngrini kokën e krevatit; Mundohuni që të merrni një antacid. Tregohuni të kujdesshëm pasi marrja për një kohë të gja...
Lexo më shumëNjë hernienënkupton një fryrje të një pjese të trupit nëpërmjet një hapjeje. Kur një herniendodh, një pjesë e stomakut është në gjendje rrëshqitëse.Ekzistojnë dy lloje të hernias hiatale: Hernia hiatale e rrëshqitshme:kjo është lloji më i zakonshëm i hernias. Kjo ndodh kur kryqëzimi ndërmjet ezofagut dhe stomakut dhe pjesës së sipërme të stomakut zgjatet deri nëpërmjet hapjes së ezofagut në diafragmënë zgavrën e kraharorit. Pjesa diskale e stomakut mund të rrëshqasë mbrapa dhe kështu me rradhë, brenda dhe jashtë gjoksit. Hernia hiatale lëkundëse:kjo është quajtur nga mjekët hernia hiatale paraezofageale. Kjo lloj herniezakonisht rri në një vend, pranë ezofagut, dhe nuk lëviz jashtë ose brenda gjatë gëlltitjes. Hernia hiatale mund të shkaktojë ose kontribuojë në dhimbjen në zonën e barkut, urth dhe dhimbje në zonën e kraharorit. Megjithatë, këto mund jenë simptomat e një sërë gjendjesh të tjera siç është ulcera(ulcerë) peptike, madje edhe sëmundja e zemrës. Mbëni mend se mjekët gjithmonë kanë nevojë për të investiguar çdo lloj dhimbje kraharori që ...
Lexo më shumë“Sa pikante e dëshiron?” më pyeti kamarieri në restorantin Tajlandez të preferuar. Gjëndrat e mia të shijes pëshpërisnin: Të zjarrtë. Barku ankohet: Po unë ?!… E dua një vakt pikant dhe plot erëza, por një orë më vonë, si shumë njerëz, përfundoj duke dashur të mos e kisha ngritur kurrë pirunin! “Të akuzuarit” për këtë? Urthi dhe ngjitja e acidit në ezofag. Zyrtarisht njihet si refluksi gastroezofageal. Ngjitja e acidit në ezofagndodh kur ushqimi dhe acidet e stomakut “ja mbathin” për në ezofagnëpërmjet valvulës që ndodhet në fillim të stomakut. Kjo shkakton ndjesinë e të djegurit, që mund të ngjitet deri në fyt, e njohur si urthi. Vëzhgimet mbi njerëzit që vuajnë nga urthi, na tregojnë se ushqimet me erëza janë shkaktarët kryesorë të tyre. Nëse këto ushqime e meritojnë reputacionin që kanë, kjo mbetet për tu diskutuar. Disa këshilla të thjeshta mund t’ju ndihmojnë ta shuani zjarrin para se të fillojë. Të parandalosh urthin Njihni shkaktarët e urthit Studimet kanë përpiluar një listë të gjatë ushqimesh që shkaktojnë urth. Këtu përfshihen alkooli, qitro dhe l&eu...
Lexo më shumë