Regjistrohu/Kyçu

Vetëndihma e refluksit gastroezofageal

Nëse jeni duke përjetuar një episod të rastësishëm urthi, kjo mund të jetë e lidhur me dietën dhe mirëqenien. Megjithatë, nëse jeni duke përjetuar urth ju duhet të shkoni tek mjeku. Provoni këto sugjerime për të liruar urthin:

  • Nëse jeni mbipeshë, humbja e peshës mund t’ju ndihmojë;
  • Mund të keni vënë re se ushqime të caktuara, siç janë ushqimet e yndyrshme ose ushqimet me bazë domateje mund të përkeqësojnë urthin. Pijet me kafeinë dhe çokollata munden gjithashtu të acarojnë refluksin. Shmangini këto ushqime;
  • Ushqimet me porcione të mëdha duhet të shmangen;
  • Alkooli ka si tendencë që të përkeqësojë refluksin, kështu që eleminoni sasinë e alkoolit;
  • Cigarja mund të përkeqësojë urthin, kështu që mundohuni ta eleminoni;
  • Nëse hani rregullisht vonë gjatë natës, mundohuni që të reduktoni ushqimin në mënyrë që ta keni përfunduar 2 orë përpara se të shkoni për të fjetur;
  • Nëse keni simptoma të urthit gjatë natës, mundohuni që të ngrini kokën e krevatit;
  • Mundohuni që të merrni një antacid. Tregohuni të kujdesshëm pasi marrja për një kohë të gjatë e antacideve mund të shkaktojë efekte anësore, siç është diarre-ja;
  • Flisni me mjekun përpara se të merrni një nga ilaçet që trajton refluksin gastroezofageal (GORD).

Megjithatë, nëse ndonjë nga këto sugjerime nuk ju ndihmon, ose nëse pësoni ndonjë atak, ushqimi ngec në fyt, keni vështirësi kur gëlltisni ose po villni gjak, shkoni menjëherë tek mjeku.

Mjeku do të jetë në gjendje për t’ju siguruar diagnozën e përshtatshme dhe për t’ju përcaktuar trajtimin e duhur. Mjekimi mund të jetë i mjaftueshëm për të parandaluar simptomat. Megjithatë, mjeku mund të përcaktojë teste të mëtejshme ose ju mund të keni nevojë për të shkuar tek një specialist.

Sëmundja e refluksit zakonisht nuk largohet vetë. Mjekimi mund të lirojë simptomat por nuk ndikon në shkakun kryesor. Nëse ilaçet ndalohen, simptomat shpesh rikthehen. Diskutoni opsionet e trajtimit me mjekun ose specialistin.


Komentoni