“Sa pikante e dëshiron?” më pyeti kamarieri në restorantin Tajlandez të preferuar. Gjëndrat e mia të shijes pëshpërisnin: Të zjarrtë. Barku ankohet: Po unë ?!…
E dua një vakt pikant dhe plot erëza, por një orë më vonë, si shumë njerëz, përfundoj duke dashur të mos e kisha ngritur kurrë pirunin! “Të akuzuarit” për këtë? Urthi dhe ngjitja e acidit në ezofag. Zyrtarisht njihet si refluksi gastroezofageal. Ngjitja e acidit në ezofag ndodh kur ushqimi dhe acidet e stomakut “ja mbathin” për në ezofag nëpërmjet valvulës që ndodhet në fillim të stomakut. Kjo shkakton ndjesinë e të djegurit, që mund të ngjitet deri në fyt, e njohur si urthi.
Vëzhgimet mbi njerëzit që vuajnë nga urthi, na tregojnë se ushqimet me erëza janë shkaktarët kryesorë të tyre. Nëse këto ushqime e meritojnë reputacionin që kanë, kjo mbetet për tu diskutuar. Disa këshilla të thjeshta mund t’ju ndihmojnë ta shuani zjarrin para se të fillojë.
Studimet kanë përpiluar një listë të gjatë ushqimesh që shkaktojnë urth. Këtu përfshihen alkooli, qitro dhe lëngje të ndryshme, pijet me karbonate (me gaz), kafeina, çokollata, salca e domateve, ushqimi i yndyrshëm, mentja dhe sigurisht ushqimi pikant.
” Por asnjë ushqim nuk përjashtohet”, thotë Anish Sheth, pedagoge e jashtme në universitetin e Yale-it dhe autore e librit “Cfarë të thotë jashtëqitja?”. “Për disa njerëz, i njëjti ushqim mund të shkaktojë probleme pas një vakti por jo në vazhdim”, shprehet ajo.
Në teori, ushqimet kryesore që shkaktojnë ngjitjen e acideve në ezofag dhe simptomat e gastritit, janë ato që e bëjnë valvulën në fillim të stomakut të qetësohet. Mentja ,alkooli dhe kafeja me sasi të lartë kafeine mendohet të kenë, mes ushqimeve të tjera, këto efekte.
Gjithësesi kur gastroenterologjisti Lauren B. Gerson.( PR. DR. dhe pedagog i jashtëm në universitetin e Stanfort-it) dhe kolegët e tij vëzhguan efektet e ketyre ushqimeve si shkaktarë të simptomave të gastritit, gjetën shumë pak fakte që e mbështesnin këtë ndërveprim.
Edhe ushqimet pikante mund të mos e meritojnë famën e keqe që kanë si “të akuzuarit për këtë krim”. Sigurisht që kanë shije pikante, por kjo nuk do të thotë se shkaktojnë refluks të acideve. Ata thjesht mund të acarojnë stomakun.
“Përsëri, thotë Gersoni, është normale që nëse një ushqim të sjell probleme ta shmangësh atë”.
Meqë ata që vuajnë nga urthi mund të keqdrejtohen nga keqkuptime të rëndomta, ekspertët këshillojnë që ata të mbajnë një ditar ushqimi.
“Në momentin e parë që urthi godet, shkruani me shpejtësi çfarë dhe sa keni ngrënë”, thotë dietologja Elaine Magee, autore e librit “Më thuaj çfarë të ha kur kam refluks acidesh”. “Mbani mend cilat ushqime mendonit se ju shkaktonin probleme, por që në fakt nuk ju shkaktojnë. Në këtë mënyrë nuk do të hiqni ushqime nga vaktet tuaja pa arsye”.
Nuk jeni gati ti thoni jo një salceje pikante? Atëherë strategjia që mund të përdorni është të hani sasi më të vogla.
“Kur hani një vakt të bollshëm trysnia e ushtruar mbi valvulën e stomakut rritet. Kjo krijon kushtet që lëngjet dhe acidet të ngjiten për lart pas një vakti të tillë, thotë Sheth. Problemi është kur vakti që ha të bën të vjellësh, pasi kjo kërkon që valvula në krye të stomakut të qëndrojë e hapur. Kur hapet, ajo lejon që ajri i bllokuar të ngjitet lart duke sjellë ndonjëherë dhe acidet bashkë me të. Për disa njerëz, ta shoqërosh vaktin me një pije me gaz e përkeqëson situatën.
Ushqimet e yndyrshme mund gjithashtu të rrisin rrezikun e refluksit. “Të hash ushqime me yndyra mund të zgjasë procesin e zbrazjes së stomakut duke qenë se ato duan më shumë kohë për tu tretur”, shpjegon Gerson. “Sa më shumë që ushqimi qëndron në stomak, aq më shumë shanse ka që të ngjitet lart. Nëse doni të shmangni urthin dhe refluksin e lëngjeve zgjidhni ushqime të pjekura, në zgarë apo të ziera para atyre të skuqura dhe merreni lehtë me gjalp”.
Disa vuajtës të urthit gjejnë qetësi duke ngrënë vakte më të vogla dhe më të shpeshta gjatë ditës; një mëngjes i lehtë, diçka e vogël në mesditë ose një drekë e lehtë e ndjekur nga një pasdite. Gjithashtu, ngrënja e drekës më herët, mund të ndihmojë. Gati 50% e atyre që vuajnë nga urthi kanë refluks të lëngjeve gjatë natës. Kjo formë mund të jetë veçanërisht shqetësuese sepse gjatë natës, kur jemi të shtrirë, masa që kemi në stomak mund të ngjitet vetë në ezofag. Këshilla e Gersonit? Hani darkë të paktën tre orë para se të flini. Kjo kohë është e mjaftueshme që stomaku të zbrazet para se të shtrihemi.
Një tjetër mënyrë për të qetësuar reflukset e natës, nuk kërkon gjë tjetër veçse dy blloqe druri. Duke ngritur kokën e krevatit me disa centimetra, graviteti ndalon përmbajtjen e stomakut të ngjitet lart, thotë Sheth. Për këtë mund të përdorim dhe një nënkresë (jastëk) me formën e kokës për të ngritur pjesën e sipërme të trupit. Gjatë ditës gravitetin mund ta shfrytëzojmë duke qëndruar ulur drejt në karrige pas vaktit. Ecja mund gjithashtu të ndihmojë, por mos e teproni. Disa kërkime e lidhin të ushtruarit fort me refluksin.
Pështyma ndihmon në të çuarit poshtë të ushqimit dhe ul rrezikun e urthit. Për të rritur sasinë e pështymës provoni të përtypni çamçakëz pas një vakti ose kur ju ka kapur urthi. Mënjanoni çamçakëzat me shije menteje meqë këto relaksojnë valvulën në krye të stomakut.
Mënyra më bindëse për të shmangur refluksin gastroezofageal është dhe më e vështira për tu arritur. Hiqni dorë nga duhani nëse e pini dhe humbni peshë. Duhanpirësit janë më të prirur drejt urthit. Sa më shumë kohë të keni që pini duhan aq më i madh është rreziku për të vuajtur nga urthi.
Të jesh mbipeshë ja shton trysninë valvulës mes stomakut dhe ezofagut. Një studim tregon se një rritje prej 5% në indeksin e peshës, e shton me 12% rrezikun e refluksit gastroefazogeal.
Komentoni