Regjistrohu/Kyçu

Ulcera peptike: Çfarë e shkakton atë?

Ulcera peptike është plagë në mbështjellësin e brendshëm të lukthit ose duodenit. Duodeni është pjesa e parë e zorrës së hollë (pjesa e parë pas përfundimit të lukthit). Ulcera peptike në lukth quhet ulcera gastrike. Nëse ulcera peptike ndodhet në duoden, ajo quhet ulcera duodenale. Ulcera peptike po ashtu mund të zhvillohet edhe mbi lukthin, në ezofag, kanalin i cili lidh gojën me lukthin. Por shumica e ulcerave peptike zhvillohen në lukth dhe duoden.

Çfarë e shkakton ulcerën peptike?

Në shumicën e rasteve ulcera peptike shkaktohet nga:

- Helikobakter pilori (H. pilori), një bakter i cili shkakton infektim të organeve të tretjes;
- Barnat anti-inflamatore josteroidale (IJSAI), si aspirina dhe ibuprofeni.

Helikobakter pilori është shkaktari më i madh i ulcerë-peptike. Mjekët mendojnë se H. pilori shpërndahet përmes ushqimit dhe ujit të papastër ose përmes kontaktit gojë-më-gojë, si puthja. Edhe pse shumë njerëz kanë infektim me H. pilori, ulcera kurrë nuk paraqitet tek shumica e tyre.

Përdorimi i barnave anti-inflamatore josteroidale është shkaktari i dytë më i shpeshtë i ulcerë-peptike. Por jo çdokush që përdor këto barna preket nga ulcera. Ulcera e shkaktuar nga IJSAI më së shpeshti gjendet tek njerëzit të cilët:

- Janë mbi moshën 60 vjeçare;
- Janë femra;
- Kanë përdorur IJSAI për një kohë të gjatë; dhe
- Kanë pasur ulcer edhe më herët.

Shkaktarët e tjerë të ulcerë-peptike janë të rrallë. Një prej shkaktarëve është sindroma Zollinger-Ellison – një sëmundje e cila e bën trupin të prodhojë tepër acid në lukth, dhe që dëmton shtresën e brendshme të lukthit ose duodenit.

Stresi ose ushqimi djegës nuk shkaktojnë ulcer peptike, por mund t’i përkeqësojnë simptomat e ulcerës. Nuk ekziston asnjë provë shkencore se kafeina dhe alkooli janë faktorë në zhvillimin e ulcerës.

Por ekzistojnë edhe disa faktorë që kontribuojnë në formimin e ulcerë-s. Këto përfshjnë:

  • IJSAI - Përdorimi afatgjatë i liruesve të dhimbjeve të quajtur ilaç josteroidal anti–inflamator (IJSAI), siç është aspirina dhe ibuprofeni.
  • Duhani - Studimet kanë treguar se kjo rrit rrezikun e shkaktimit të ulcerës.
  • Stresi - Ai nuk është konsideruar si një shkaktar i ulcerë-por mund të rrisë dhimbjen e ulcerës ekzistuese, duke stimuluar stomakun që të prodhojë më shumë acid si përgjigje e stresit. Stresi fizik, siç janë djegiet ose dëmtimet rrisin rrezikun e zhvillimit të ulcerë-s.


Komentoni