Regjistrohu/Kyçu

Të moshuarit që vuajnë nga rënia e aktivitetit mendor mund të përballen më shpejt me vdekjen

Studimi i ri i klinikës Mayo tregon se njerëzit e moshuar me simptoma të buta të rënies mendore mund të përballen me një rrezik më të lartë për të vdekur më herët, krahasuar me ata që nuk kanë probleme me të menduarit dhe kujtesën.

Njerëzit me dëmtime të lehta të kujtesës apo të aktivitetit mendor kishin një normë vdekshmërie 80% më të lartë gjatë studimit gjashtë vjeçar, në krahasim me njerëzit që i kanë të paprekura fakultetet e tyre mendore, në bazë të rezultateve që do të paraqitet të mërkurën në takimin vjetor të akademisë Amerikane të Neurologjisë në Filadelfia.

Hulumtimi gjithashtu tregoi se humbja e aftësisë për të menduar është shumë më e tmerrshme se humbja e kujtesës.

Njerëzit me aftësinë për të folur (gjuhën), vëmendje dhe aftësitë e vendim-marrjes në rënie, por pa humbje të kujtesës, kishin shkallë dy herë më të lartë vdekshmërie, gjatë studimit, sesa ata që nuk kishin asnjë lloj rënieje mendore.

Po t’i krahasosh, njerëzit që vuanin vetëm nga humbja e kujtesës kishin një normë vdekshmërie prej vetëm 68% më të lartë gjatë studimit, krahasuar me njerëzit pa probleme të kujtesës apo të të menduarit.

Sëmundjet thelbësore kronike ka të ngjarë që të kontribuojnë në rënien mendore dhe të rrisin rrezikun e vdekjes, tha Dr. Mark Gordon, shef i neurologjisë në spitalin Zucker Hillside në Glen Oaks, NY.

Problemet e shëndetit, si sëmundjet kardiovaskulare, mund të shkaktojnë sëmundje të tilla si demenca vaskulare, në të cilën fluksi i ulët i gjaku-t në tru shkakton një rënie të aftësisë të të menduarit të një personi, tha Gordon, i cili është gjithashtu një studiues i sëmundjes Alzheimer në Institutin Feinstein për Kërkime Mjekësore në Manhasset, NY.

“Unë mendoj se është procesi i një sëmundjeje themelore i cili do të shfaqet më herët si mosfunksionim cerebral dhe më pas të çojë në vdekje”, tha Gordon. Këto forma të rënies mendore kanë tendencë të dëmtojnë me tepër arsyen dhe të menduarit sesa kujtesën, shtoi ai.

Rënia e lehtë mendore shpesh shërben si një shenjë e hershme paralajmëruese e sëmundjes Alzheimer, por studimi nuk gjeti asnjë ndryshim në përqindjen e vdekshmërisë mes njerëzve që zhvilluan sëmundjen e demencës dhe atyre që ishin prekur nga ajo.

Ky konstatim e mbështet idenë e një problemi themelor shëndetësor, tha Gordon.

“Ndoshta mund të ketë gjëra të tjera që mund të jenë duke ndodhur që ndikojnë tek truri si dhe tek shkalla e vdekshmërisë edhe nëse personi nuk zhvillon demetia”, tha ai.

Studimi i përfshiu 2.154 njerëz që jetojnë në Olmsted County, Minnesota, mes moshës 70 dhe 89 vjeç. Nga këto pjesëmarrës, 862 kishin probleme me kujtesën ose të menduarit dhe 1292 prej tyre nuk kishin probleme me aftësitë e tyre mendore.

Këta të moshuar u ndoqën për gati gjashtë vjet. Ata bënë teste në fillim të studimit si dhe çdo 15 muaj pas tij, për të vlerësuar aftësitë e tyre të të menduarit dhe të memories.

Në gjashtë vjet, 38% e personave me rënie të lehtë mendore vdiqën, krahasuar me 17% të grupit pa rënie mendore.

Ndërkohë që njerëzit moshohen, ata vuajnë nga shumë probleme shëndetësore të cilat i rëndojnë si trupit ashtu dhe mendjes, tha autorja e studimit Dr. Maria Vassilaki, e Klinikës Mayo në Rochester, Minesota.

“Ne e dimë se kemi faktorë rreziku për prekjen nga dëmtimi i lehtë konjuktiv, të tilla si diabeti i tipit 2, hipertensioni, sëmundjet e zemrës, obeziteti dhe goditjet në tru, të cilat mund të rrisin shkallën e vdekshmërisë”, tha Vassilaki.

Ndërkohë që nuk ka asnjë medikament të miratuar për rënien mendore, njerëzit që përballen me këto sëmundje kronike mund të përmirësojnë shëndetin e tyre dhe aftësinë e tyre për të qëndruar të mprehtë në moshën të vjetër. “Ne jemi në gjendje të trajtojmë sëmundjet që ndikojnë edhe në funksionin mendor”, tha ajo.

Një dietë e shëndetshme, angazhimi në stërvitje të rregullt dhe marrja pjesë në aktivitete stimuluese mendërisht dhe në shoqëri, janë të gjitha strategji të vlefshme për të larguar sëmundjet kronike, tha Vassilaki.

Instituti Kombëtar mbi Moshimin ka financuar studimin.

Studimi i prezantuar në takime mjekësore duhet të shihen si paraprake deri sa të botohen në një revistë shkencore që vlerësohet nga profesionistë të fushës.


Komentoni