Regjistrohu/Kyçu

Katarakti: Diçka më tepër rreth tij

Katarakt quhet mjegullimi i thjerrëzës natyrore të njeriut. Thjerrëza është e vendosur pas bebes së syrit dhe funksioni i saj lidhet me fokusimin e largësive të ndryshme dhe marrjen e pamjes së qartë. Mjegullimi i thjerrëzës çon në shpërndarje të dritës, mjegullim të shikimit dhe zvogëlim të shikimit. Shkaku kryesor i zhvillimit të kataraktit nuk është kuptuar, disa nga shkaqet që janë të lidhura me kataraktin janë :

Mosha

Sa më i madh që të jeni në moshë, aq më shumë mundësi keni që të zhvilloni kataraktin. Në fakt, në pjesën më të madhe të rasteve, katarakti është gjetur tek moshat 70 ose 80 vjeçare, edhe është e pazakontë që katarakti të gjendet tek pacientët 50 dhe 60 vjeçarë. Katarakti mund të ndodhë gjithashtu edhe në lindje.

Ekspozimi i dritës së diellit (UVB)

Ekziston një lidhje e ngushtë ndërmjet sasisë së ekspozimit së UVB-së gjatë gjithë jetës dhe shfaqjes të mëvonshme të kataraktit.

Të tjera

Përdorimi i ilaçeve të caktuara (duke përfshirë ilaçin e pikave në sy)–siç janë steroidet–mund të shkaktojë kataraktin. Në vendet ku kequshqyerja dhe sëmundja e përgjithshme gastrointestinale është e zakonshme, ekziston një lidhje e ngushtë me zhvillimin e kataraktit.

cataract
Katarakti është i lidhur me drogat dhe substancat toksike.

Katarakti tek të rriturit, në mënyrë progresive bllokon shikimin, por shumë rrallë mund të shkaktojë dëmtim brenda në sy. Çfarëdolloj pamjeje që do të mund të kthehet me heqjen e kataraktit, shikimi do të mbetet i njëjtë, përveç rasteve kur një sëmundje e re po zhvillohet në sy. Tek fëmijët, katarakti mund të ndikojë në zhvillimin e shikimit dhe një konsultim me mjekun do të ishte e rekomandueshme.

congenital cataract
Katarakti kongjenital para operacionit
after cataract removal operation
Pas operacionit

Heqja e kataraktit me teknikat moderne është një procedurë shumë efektive për shikimin. Shumë teknika kirurgjikale janë të pranishme dhe vendosja e lenteve artificiale tashmë është normale.

Është e rëndësishme për tu mbajtur mend, se ashtu sikundër çfarëdo lloj operacioni tjetër, kirurgjia e kataraktit ka një rrezik të vogël që lidhet me komplikacionet dhe problemet. Pra, sikundër çfarëdo lloj operacioni tjetër, ai nuk duhet të konsiderohet i lehtë. Në përgjithësi, vendimi për kryerjen e operacionit vendoset në konsultim me mjekun.


Komentoni