Një studim afatgjatë sugjeron se të moshuarit që përdorin qetësues të zakonshëm me recetë, duke përfshirë këtu edhe ibuprofenin e dhënë shpesh nëpër receta, mund të jenë duke e rritur rrezikun që të zhvillojnë një rrahje të çrregullt të zemrës, të quajtur fibracioni atrial.
Studiuesit vunë në dukje se fibrilacioni atrial rrit rrezikun e atakut dhe dështimit të zemrës dhe mund të shkurtojë jetën. Edhe studimet e mëparshme i kanë lidhur këto barna kundër dhimbjeve, të quajtura ilace josteroide anti – inflamatore, ose IJSAI me një rrezik për të pësuar atak në zemër dhe infarkt.
Edhe pse ky studim është në gjendje të tregojë vetëm një lidhje mes IJSAI-ve dhe rrezikut për t’u prekur nga fibrilacioni atrial, studiuesi Dr. Bruno Stricker, profesor i farmakoepidemologjisë në Qendrën Mjekësore Erasmus në Roterdam, në Holandë, tha se ai, beson se kjo lidhje “sugjeron një marrëdhënie shkak- pasojë”.
Megjithatë, një ekspert amerikan beson se duhen kryer më shumë kërkime në lidhje me këtë.
“Studime të mëtejshme janë të nevojshme për të vlerësuar përdorimin e IJSAI-ve dhe rrezikun e shfaqjes së fibrilacionit atrial”, tha Dr. Greg Fonarou, një profesor kardiologjie në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos dhe një zëdhënës i Shoqatës “Zemra Amerikane”.
Për studimin, ekipi i Stricker-it mblodhi të dhëna për më shumë se 8400 njerëz të cilët morën pjesë në studimin e kryer ne Roterdam. Që nga viti 1990, ky studim ka gjurmuar shëndetin e personave të moshës 55 vjeçare e lart, të cilët jetojnë në një zonë të qytetit holandez.
Gjatë periudhës mesatare të ndjekjes prej 13 vitesh, 857 prej pjesëmarrësve zhvilluan fibracioni artial. Nga këta, 261 vetë nuk kishin përdorur kurrë ilace josteroidale anti-inflamatore, 554 prej tyre kishin përdorur në të kaluarën dhe 42 prej tyre po i përdornin ato në momentin e studimit.
Njerëzit që po i merrnin barnat, përdoruesit kronikë të IJSAI-ve ishin në rrezik 76% më të lartë për t’u prekur nga fibrilacioni atrial në krahasim me ata që kurrë nuk i kishin përdorur ato. Ekipi i Stricker-it zbuloi se rreziku mbeti i njëjtë edhe pasi u morën parasysh faktorë të tjerë risku, siç janë problemet e moshës, gjinisë dhe zemrës.
Autorët e studimit shtuan se për njerëzit që kishin përdorur barnat anti-inflamatore gjatë muajit të fundit para studimit, rreziku i tyre ishte rritur me 84%.
Studiuesit vunë re se edhe pse rreziku dukej më i lartë kur dozat e këtyre qetësuesve, prirja nuk ishte thelbësore. Studimi nuk ka shqyrtuar përdorimin e versioneve pa recetë të këtyre barnave, të cilat përfshijnë barna të tilla si Aleve, Advil dhe Motrin.
Fonarou tha se barnat anti-inflamatore pa steroide kanë qënë të shqyrtuara mirë në të kaluarën.
“Përdorimi i IJSAI-ve ka treguar se është i lidhur me sëmundjet e zemrës, sëmundjet e veshkave dhe rrezikun e dështimit të zemrës, si dhe me spitalizimin e atyre me dështim zemre”, tha Fonarou. Disa studime të kohëve të fundit kanë sugjeruar gjithashtu se përdorimi i këtyre barnave është i lidhur me një rritje të rrezikut për t’u prekur nga fibrilacioni atrial dhe ky studim i ri ofron dëshmi të mëtejshëm të një lidhjeje të qartë, shtoi Fonarou.
Megjithatë, ai shtoi se për njerëzit që nuk janë në rrezik të lartë për rrahje zemre të çrregullta, pordorimi i një IJSAI-i me “moderim”, duket i arsyeshëm për sa kohë që nuk ka arsye të tjera mjekësore për ta shmangur këtë medikament.
Mënyra se si këto barna e rrisin rrezikun për t’u prekur nga fibrilacioni atrial nuk është e qartë, por autori i studimit, Stricker, arsyeton se ajo mund të jetë e lidhur me mbajtjen e lëngjeve, që shkaktohet nga këto barna dhe që e bën presionin e gjaku-t të rritet.
Nevoja për të marrë një ila anti-inflamator me recetë, mund të tregojë se ka një inflamacion themelor, i cili rrit rrezikun e zhvillimit të fibrilacionit atrial. Me fjalë të tjera, problemi mund të jetë një gjendje themelore mjekësore dhe jo barnat.
Komentoni