Mosfunksionimi seksualështë i zakonshëm. “Një problem seksual, ose mosfunksionimi seksual, i referohet një problemi gjatë çdo faze të ciklittë përgjigjes seksuale, që pengon individin ose çiftin, të përjetojë kënaqësi nga marrëdhëniet seksuale. Cikli i përgjigjes seksuale ka 4 faza: Eksitimin; Pllajën (pra periudhën ku nuk ka shumë ndryshime në aktivitetinseksual); Orgazmën; Rezolucionin. Ndërkohë që kërkimet tregojnë se mosfunksionimi seksualështë i zakonshëm (43% e femrave dhe 31% e meshkujve raportojnë një shkallë të caktuar vështirësie), kjo është një çështje që shumë njerëz nuk janë të gatshëm ta diskutojnë. Për fat të mirë, shumica e rasteve të mosfunksionimit seksualjanë të shërueshme, kështu që është e rëndësishme t’i ndani shqetësimet tuaja me partnerin dhe mjekun. Çfarë i shkakton problemet seksuale femërore? Mosfunksionimi seksualmund të jetë rezultat i një problemi fizik ose psikologjik. Shkaqet e këtij mosfunksionimi janë: Shkaqet fizike:Shumë gjendje fizike dhe/ose mjekësore mund të shkaktojnë probleme seksuale. Këto kushte përfshijnë...
Lexo më shumëMe kalimin e moshës, shumica e njerëzve dëshirojnë nevojën për të qenë pranë të tjerëve. Për më tepër, ndërsa u afrohemi “viteve të artë” shumë prej nesh dëshirojnë gjithashtu të ruajnë marrëdhënie seksuale aktive dhe të kënaqshme. Fatkeqësisht, procesi i plakjes mund të shkaktojë edhe disa ndryshime të padëshirueshme në trupin tonë. Procesi normal i plakjes sjell shumë ndryshime fizike si tek gratë edhe tek burrat. Gjithashtu me plakjen mund të zhvillohen disa sëmundjetë cilat mund të kërkojnë mjekime. Këto ndryshime dhe pengesa disa herë mund të ndikojnë në aftësinë e dikujt që të gëzojë një marrëdhënie të shëndetshme seksuale me një person tjetër. Ndryshimet seksuale tek gratë Disa gra e gjejnë seksin më të kënaqshëm me kalimin e moshës. Pasmenopauzë-sose histerektomisë (heqjes së mitrës) ato mund të mos i frikësohen një shtatzënie të padëshiruar dhe mund të ndihen më të lira për t’u kënaqur me seksin. Për disa gra flokët e thinjur apo rrudhat nuk i bëjnë ato të ndjehen më pak tërheqëse për partnerin e tyre sek...
Lexo më shumëVulvodinia i referohet dhimbjes në zonën e vulvës dhe vaginës për të cilën nuk është identifikuar ndonjë shkak. Vulvodinia nuk lidhet me sëmundjet e transmetueshme seksualisht. Shkaku i saktë i vulvodinias nuk njihet. Simptomat përfshijnë djegie, pulsimose dhimbje që mund të lokalizohet në një zonë të vulvës ose më e përhapur. E kruara vaginale mund të shoqërohet me vulvodinia. Vulvodinia mund të trajtohet me medikamente dhe/ose me masa të kujdesit për veten. Nuk ka ndonjë trajtim që të jetë i efektshëm për të gjithë gratë. Anestezikët lokalë, kremrat estrogjene me përdorim lokal, ilaçet kundër depresionit dhe ato antikonvulsive janë shembuj të trajtimit mjekësor të vulvodinias. Teknika e kontrollit psikologjik, ushtrimet fizike dhe bllokuesit nervorë mund të jenë të dobishëm. Vulvodinia nuk shoqërohet me kancerin apo sëmundjetë tjera serioze, por mund të jetë burim i një shqetësimi fizik dhe emocionalafatgjatë. Çfarë janë dhimbja vaginale dhe vulvodinia? Vulvodinia i referohet dhimbjes në zonën e vulvës dhe hapjes vaginale. Ajo konsiderohet se është dhimbje për të cilën nuk ka shkak të njohur. Ajo ësht&eum...
Lexo më shumëFshikëza është një organi zgavruar në pelvis i cili depoziton urinën. Presioni i krijuar kur fshikëza mbushet me urinë shkakton nevojën për të urinuar. Gjatë urinimit, urina largohet nga fshikëza dhe del jashtë trupit nëpërmjet ureterit. Tek gratë, pareti i përparmë i vaginës mbështet fshikëzën. Ky paret mund të dobësohet apo të lëshohet me kalimin e moshës. Një stres i konsiderueshëm trupor siç është lindja e një fëmije mund të dëmtojë këtë pjesë të paretit vaginal. Në qoftë se ai keqësohet, fshikëza mund të shkasë, në kuptimin që nuk mbështetet më në paretin e vaginës dhe bie në vaginë. Kjo mund të shkaktojë probleme, si vështirësi në urinim, siklet dhe mospërmbajtje nga stresi (rrjedhje të urinës të shkaktuar nga teshtitja, kolla dhe tendosja). Fshikëzat e shkara (të quajtura edhe cistocele ose fshikëza të rrëzuara) ndahen në katër gradë, bazuar në atë se sa shumë fshikëza bie në vaginë. Grada 1 (e butë): Vetëm një pjesë e vogël e fshikëzës bie në vaginë. Grada 2 (e moderuar): Fshikëza bie mjaft SA QË ARRIN HAPJEN E VAGIN&E...
Lexo më shumëSipas një studimi në 20.000 gra, pajisjet intrauterine (IUD-të)–një formë afatgjatë kontracepsioni–mund të ndihmojnë kundër zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës. Gratë që kanë përdorur IUD u zbulua se kanë pothuajse dy herë më pak shans të incidencës së kancerit në qafën e mitrës, krahasuar me ato që nuk përdornin IUD. Mbrojtja e fortë u pa në tipe të ndryshme të kancerit të qafës së mitrës – 44% rrezik i reduktuar për tumor-ete qelizave skuamoze dhe 54% rrezik i reduktuar për tumoret adenokarcinome dhe adenoskuamoze. Mbrojtja ka qenë më e pakët në gratë që u testuan pozitivisht për papilomavirushuman(HPV) (rrezik i reduktuar 32%). Grupi i HPV-ve përfshinte shqetësime të qarta që shkaktonin lezione gjenitale dhe kancertë qafës së mitrës. Analiza përfshiu të dhëna nga dy studime të mëdha të kryera nga Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimeve për Kancerin dhe Instituti Català d’Oncologia, që përfshin të dhëna të rreth 20.000 grave me kancertë qafës së mitrës, me HPV, dhe të grave të shëndetshme që u përfshinë në studim për krahasim. Përdorimi...
Lexo më shumë