Regjistrohu/Kyçu

Problemet seksuale të femrave

Mosfunksionimi seksual është i zakonshëm.

“Një problem seksual, ose mosfunksionimi seksual, i referohet një problemi gjatë çdo faze të ciklit të përgjigjes seksuale, që pengon individin ose çiftin, të përjetojë kënaqësi nga marrëdhëniet seksuale.

Cikli i përgjigjes seksuale ka 4 faza:

  • Eksitimin;
  • Pllajën (pra periudhën ku nuk ka shumë ndryshime në aktivitetin seksual);
  • Orgazmën;
  • Rezolucionin.

Ndërkohë që kërkimet tregojnë se mosfunksionimi seksual është i zakonshëm (43% e femrave dhe 31% e meshkujve raportojnë një shkallë të caktuar vështirësie), kjo është një çështje që shumë njerëz nuk janë të gatshëm ta diskutojnë.

Për fat të mirë, shumica e rasteve të mosfunksionimit seksual janë të shërueshme, kështu që është e rëndësishme t’i ndani shqetësimet tuaja me partnerin dhe mjekun.

Çfarë i shkakton problemet seksuale femërore?

Mosfunksionimi seksual mund të jetë rezultat i një problemi fizik ose psikologjik. Shkaqet e këtij mosfunksionimi janë:

  • Shkaqet fizike: Shumë gjendje fizike dhe/ose mjekësore mund të shkaktojnë probleme seksuale. Këto kushte përfshijnë diabetin, sëmundjet e zemrës, sëmundjet neurologjike, pabarazitë hormonale,menopauzë-n, sëmundjet kronike të tilla si sëmundjet e veshkave ose dështimin mëlçisë, alkoolizimin dhe abuzimin me drogën. Përveç kësaj, efektet anësore të barnave të caktuara, duke përfshirë disa lloje të barnave anti-depresive, mund të ndikojnë në rënien e dëshirës dhe funksionin seksual.
  • Shkaqet psikologjike: Këto përfshijnë stresin dhe ankthin që lidhen me punën, shqetësimin për performancën seksuale, probleme martesore apo në marrëdhënie, depresionin, ndjenjat e fajit dhe efektet e një traume të kaluar seksuale.

Kush preket zakonisht nga problemet seksuale?

Të dy, si burrat dhe gratë, preken nga problemet seksuale. Problemet seksuale ndodhin tek të rriturit e të gjitha moshave. Mes atyre që preken rëndom janë të moshuarit, problemet e të cilëve mund të lidhen me një rënie të shëndetit, që vjen nga moshimi.

Si mund të ndikojnë problemet seksuale tek gratë?

Problemet më të zakonshme që lidhen me mosfunksionimin seksual tek gratë përfshijnë:

  • Frenimin e dëshirës seksuale;
  • Paaftësinë për t’u eksituar;
  • Mungesën e orgazmës (Anorgazmia);
  • Aktet e dhimbshme seksuale.

Ne do t’i diskutojmë secilën nga këto probleme në vijim.

Dëshira e frenuar seksuale
Dëshira e frenuar seksuale përfshin mungesën e dëshirës seksuale apo të interesit për seks. Janë disa faktorë që mund të kontribuojnë në mungesën e dëshirës, si p.sh. ndryshimet hormonale, kushtet mjekësore dhe trajtimet (p.sh. të kancerit dhe kimioterapia), depresioni, shtatzënia, stresi dhe lodhja. Mërzia me rutinat e rregullta seksuale gjithashtu mund të kontribuojnë në një mungesë të entusiazmit për seks, siç mund ta bëjnë këtë faktorët e stilit të jetesës si karriera dhe kujdesi për fëmijët.

Paaftësia për t’u eksituar
Për gratë, paaftësia për t’u nxtitur fizikisht gjatë aktivitetit
seksual, shpesh përfshin lubrifikimin e pamjaftueshëm vaginal. Paaftësia për t’u eksituar gjithashtu mund të jetë e lidhur me ankthin apo stimulimin e papërshtatshëm. Shkencëtarët janë duke studiuar se si problemet me rrjedhjen e gjaku-t që ndikojnë në vaginë dhe klitor, mund të kontribuojnë në problemet e nxitjes seksuale tek femrat.

Mungesa e orgazmës (Anorgazmia)
Anorgazmia është mungesa e orgazmës (kulmit
seksual). Ajo mund të shkaktohet nga frenimi seksual, mungesa e përvojës, mungesa e njohurive dhe nga faktorë psikologjik si faji, ankthi, apo traumat ose abuzimi seksual në të kaluarën. Faktorët shtesë që kontribuojnë tek anorgazmia janë stimulimi i pamjaftueshëm, medikamentet e caktuara dhe sëmundjet kronike.

Marrëdhënia e dhimbshme
Dhimbja gjatë raportit
seksual mund të shkaktohet nga një numër problemesh, duke përfshirë endometriozën, një masë shtesë e legenit, cistet ovariane (të vezoreve), vaginitin, lubrifikimin e dobët, thatësinë vaginale, praninë e indeve të një plage (që nuk është shëruar plotësisht) dhe një sëmundje seksualisht të transmetueshme. Një gjendje tjetër që quhet vaginismus është një spazmë e dhimbshme, e pavullnetshme e muskujve që rrethojnë hyrjen në vaginë. Kjo gjendje mund të ndodhë tek gratë që kanë frikë se penetrimi do të jetë i dhimbshëm dhe mund të rezultojë nga një fobi seksuale ose nga një eksperiencë e mëparshme traumatike apo e dhimbshme.

Si diagnostikohen problemet seksuale tek femrat?

Për të diagnostikuar një problem seksual të një gruaje, mjeku ndoshta do të fillojë me një provim fizik dhe një vlerësim të plotë të simptomave. Doktori mund të kryejë një test të legenit për të vlerësuar shëndetin e organeve riprodhuese dhe një ekzaminim të sekrecioneve apo indeve, për të zbuluar ndryshimet tek qelizat në qafën e mitrës (për të kontrolluar lidhur me simptomat e kancerit ose një gjendje parakanceroze). Mjeku mund të urdhërojë teste të tjera për të sunduar ndonjë problem shëndetësor, që mund të kontribuojnë në shfaqjen e problemeve seksuale.

Një vlerësim i qëndrimit tuaj në lidhje me seksin, si dhe faktorë të tjerë që mund të kontribuojnë (frika, ankthi, trauma ose abuzimi seksual në të kaluarën, probleme në marrëdhënie, abuzimi me alkoolin ose drogën) do ta ndihmojë mjekun të përcaktojë shkakun e problemit dhe të japë rekomandimet e duhura për trajtim.

Si trajtohen problemet seksuale të femrave?

Qasja ideale për trajtimin e problemeve seksuale tek femrat përfshin një përpjekje të përbashkët, të gruas, doktorëve dhe terapistëve të trajnuar. Shumica e llojeve të problemeve seksuale mund të korrigjohen duke trajtuar problemet themelore fizike dhe psikologjike.

Strategjitë e tjera të trjatimit janë paraqitur në pasazhet e mëposhtme:

Dhënia e informacioneve edukuese në lidhje me temën
Edukimi rreth anatomisë njerëzore, funksionit
seksual dhe ndryshimeve normale të lidhura me moshimin, si dhe sjelljet dhe reagimet seksuale mund të ndihmojnë një grua të kapërcejë shqetësimet e saj në lidhje me funksionimin dhe performacën seksuale.

Përmirësimi i stimulimit seksual
Përmirësimi i stimulimit seksual mund të përfshijë edhe përdorimin e materialeve erotike (video apo libra), masturbimin dhe ndryshimet në rutinat seksuale.

Mësimi i teknikave të largimit të mendjes
Fantazitë erotike ose jo-erotike, stërvitja gjatë aktit, muzika, videot apo televizioni, mund të përdoret për të rritur relaksimin dhe për të eleminuar ankthin.

Inkurajimi i sjelljeve jo-koitale
Sjelljet jo-koitale (aktivitet stimulues fizik, që nuk përfshin aktin
seksual), të tilla si masazhet sensuale, mund të përdoren për të promovuar rehati dhe për të rritur komunikimin midis partnerëve.

Minimizimi i dhimbjes
Përdorimi i pozicioneve seksuale që lejojnë gruan të kontrollojë thellësinë e penetrimit mund të ndihmojë në lehtësimin e disa dhimbjeve. Përdorimi i lubrifikantëve
vaginal mund të ndihmojë në uljen e dhimbjeve të shkaktuara nga fërkimi dhe një dush i ngrohtë para raportit seksual mund të ndihmojë në rritjen e relaksimit.

A mund të kurohen problemet seksuale?

Suksesi i trajtimit për mosfunksionimin seksual varet nga shkaku themelor i problemit. Pritshmëria është pozitive për problemet seksuale që janë të lidhura me një gjendje fizike të shërueshme ose të kthyeshme. Mosfunksionimi i lehtë, që lidhet me stresin, frikën apo ankthin, shpesh mund të trajtohet me sukses me këshillimin, edukimin dhe përmirësimin e komunikimit ndërmjet partnerëve.

Si ndikojnë hormonet tek funksionimi seksual?

Hormonet luajnë rol të rëndësishëm në rregullimin e funksionit seksual të femrave. Me zvogëlimin e sasisë së estrogjenit, hormonit femëror, fenomen që lidhet me moshimin dhe menopauzë-n, shumë gra përjetojnë disa ndryshime në funksionin seksual ndërsa moshohen, duke përfshirë lubrifikimin e dobët vaginal dhe uljen e ndjeshmërisë gjenitale.

Për më tepër, hulumtimet tregojnë se nivelet e ulëta të hormonit mashkullor testosteron, kontribuojnë gjithashtu në rënien e nxitjes seksuale, ndjeshmërisë gjenitale dhe orgazmës. Studiuesit janë ende duke hetuar përfitimet e hormoneve dhe barnave të tjera, duke përfshirë edhe barnat si Viagra, për trajtimin e problemeve seksuale të femrave.

Çfarë efekti ka histerektomia tek funksionimi seksual?

Shumë gra përjetojnë ndryshime në funksionimin seksual pas një histerektomie (heqja kirurgjikale e mitrës). Ndryshime të tilla mund të përfshijnë humbjen e dëshirës, uljen e lubrifikimit vaginal dhe ndjeshmërisë gjenitale.

Probleme të tilla mund të shoqërohen me ndryshime hormonale që ndodhin nga humbja e mitrës. Për më tepër, nervat dhe enët e gjaku-t, thelbësore për funksionimin seksual, mund të dëmtohen gjatë kësaj procedure.

Si ndikon menopauza tek funksionimi seksual i një gruaje?

Humbja e estrogjenit pas menopauzë-mund të çojë në ndryshime në funksionimin seksual të një gruaje. Ndryshimet emocionale që shpesh shoqërojnë menopauzën, mund ta përkeqësojnë humbjen e interesit të një gruaje ndaj seksit si dhe nxitjen e saj seksuale.

Terapitë me hormone (HT, HRT, ET, ERT) ose lubrifikantët vaginal mund të përmirësojnë disa kushte të caktuara, të tilla si humbja e lubrifikimit vaginal dhe ndjeshmërisë gjenitale, të cilat mund të shkaktojnë probleme me funksionimin seksual.

Duhet të theksohet se disa gra pas menopauzës raportojnë një rritje të kënaqësisë seksuale. Kjo mund të vijë si pasojë e një rënieje të ankthit për të ngelur shtatzënë. Për më tepër, gratë në menopauzë kanë më pak përgjegjësi që lidhen me rritjen dhe kujdesin për fëmijë, duke i lejuar ato të çlodhen dhe të shijojnë intimitetin e tyre me partnerët.

Kur duhet të telefonojë mjekun në lidhje me problemet seksuale?

Shumë gra përjetojnë probleme me funksionimin seksual nga koha në kohë. Megjithatë, kur problemet janë të vazhdueshme, ato mund të shkaktojnë shqetësime për gruan dhe partnerin e saj dhe kjo mund të ketë një ndikim negativ në marrëdhënien e tyre.

Nëse këto probleme ndodhin vazhdimisht, shkoni tek mjeku për të marrë vlerësimin dhe trajtimin e duhur.


Komentoni