Me kalimin e moshës, shumica e njerëzve dëshirojnë nevojën për të qenë pranë të tjerëve. Për më tepër, ndërsa u afrohemi “viteve të artë” shumë prej nesh dëshirojnë gjithashtu të ruajnë marrëdhënie seksuale aktive dhe të kënaqshme. Fatkeqësisht, procesi i plakjes mund të shkaktojë edhe disa ndryshime të padëshirueshme në trupin tonë. Procesi normal i plakjes sjell shumë ndryshime fizike si tek gratë edhe tek burrat.
Gjithashtu me plakjen mund të zhvillohen disa sëmundje të cilat mund të kërkojnë mjekime. Këto ndryshime dhe pengesa disa herë mund të ndikojnë në aftësinë e dikujt që të gëzojë një marrëdhënie të shëndetshme seksuale me një person tjetër.
Disa gra e gjejnë seksin më të kënaqshëm me kalimin e moshës. Pas menopauzë-s ose histerektomisë (heqjes së mitrës) ato mund të mos i frikësohen një shtatzënie të padëshiruar dhe mund të ndihen më të lira për t’u kënaqur me seksin. Për disa gra flokët e thinjur apo rrudhat nuk i bëjnë ato të ndjehen më pak tërheqëse për partnerin e tyre seksual.
Por në qoftë se një grua beson se pamja e saj e re dhe aftësia për të lindur e bën atë më femërore, ajo mund të fillojë të shqetësohet se sa seksualisht e dëshirueshme është pavarësisht nga mosha e saj, dhe kjo mund ta bëjë seksin më pak të kënaqshëm për të. Gjithashtu një grua mund të shikojë ndryshime në vaginën e saj.
Me plakjen e saj dhe reduktimin e hormoneve, paretet e vaginës hollohen dhe bëhen më të tharë dhe të acaruar. Për shkak të këtyre ndryshimeve ajo mund të ketë dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale. Grisjet e vogla në paretet e vaginës nga fërkimi gjatë marrëdhënies përgjithësisht shkaktojnë shumë dhimbje dhe herë pas here hemorragji.
Këto ndryshime nuk do të thotë që ajo nuk mund të kënaqet me seksin, por ajo duhet të vizitohet tek mjeku në qoftë se i përjeton këto simptoma sepse mund të marrë mjekime dhe lubrifikues që mund ta shtojnë lubrifikimin e vaginës dhe t’i bëjnë marrëdhëniet seksuale më të kënaqshme.
Me kalimin e kohes, impotenca bëhet më e zakonshme. Mosfunksionimi i ereksionit është humbja e aftësisë për të arritur dhe mbajtur ereksionin për të kryer marrëdhënien seksuale. Nga mosha 65 vjeç, rreth 15-20% e burrave e kanë këtë problem të paktën çdo katër herë që ata bëjnë seks. Kjo mund të ndodhë tek burrat me sëmundje të zemrës, tension të lartë të gjaku-t ose diabet, ose për shkak të sëmundjes ose për shkak të mjekimit që ata përdorin për të trajtuar sëmundjen.
Një burrë mund të gjejë se i duhet një kohë më e gjatë për të arritur një ereksion. Ereksioni i tij mund të mos jetë aq i fortë dhe i madh sa duhet të ishte. Humbja e ereksionit pas orgazmave mund të ndodhë më me shpejtësi ose mundet që të kalojë shumë kohë para se një ereksion të jetë i mundur përsëri. Disa burra gjejnë që ata kanë më shumë nevojë për një lojë paraprake para marrëdhënies seksuale.
Sëmundja, paaftësia ose ilaçet që ju merrni për të trajtuar një problem shëndetësor mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të bërë e për t’u kënaqur me seksin. Por madje edhe problemet më serioze shëndetësore zakonisht nuk duhet t’ju ndalojnë juve nga pasja e një jete të shëndetshme e të kënaqshme seksuale. Do të hedhim një vështrim në disa nga shkaqet më të zakonshme dhe zgjidhjeve të dobishme për marrëdhënie të shëndetshme seksuale.
Dhimbja e kyçeve për shkak të artritit mund ta bëjnë kontaktin seksual jo komod. Kirurgjia e zëvendësimit të kyçeve dhe ilaçet mund të lehtësojnë këtë dhimbje. Ushtrimet fizike, banjat e ngrohta dhe ndryshimi i pozicionit dhe kohës së aktivitetit seksual mund të jenë të dobishme.
Përveç artritit, dhimbja që vazhdon për më shumë se një muaj ose ndodh herë pas here mund të shkaktohet nga sëmundje të kockave ose të muskujve, herpesi, qarkullim jo i mirë i gjaku-t ose sëmundje të enëve të gjakut. Kjo parehati mundet që nga ana e vet të çojë në probleme të gjumit, depresion, izolim dhe në vështirësi të lëvizjes. Këto sëmundje me dhimbje kronike mund të interferojnë me intimitetin midis njerëzve të moshuar. Dhimbja kronike nuk duhet të jetë pjesë e plakjes dhe shpesh mund të mjekohet.
Shumë burra me diabet nuk kanë probleme seksuale, por kjo është një nga ato pak sëmundje që mund të shkaktojnë impotencë dhe ejakulacion që keqësohet. Në shumicën e rasteve mjekimi mund të ndihmojë.
Gratë me diabet mund të përjetojnë po ashtu probleme seksuale. Shembuj janë tharja vaginale, marrëdhënie të dhimbshme, libido e pakësuar ose një reagim i munguar seksual.
Në qoftë se ju keni diabetin dhe po përjetoni probleme seksuale, flisni me mjekun tuaj sepse ka medikamente, edhe për gratë edhe për burrat dhe lubrifikues për gratë që mund të jenë të dobishëm.
Ngushtimi dhe ngurtësimi i arterieve (ateroskleroza) mund t’i ndryshojë enët e gjakut kështu që gjaku nuk lëviz lirisht. Kjo mund të çojë në probleme me ereksionin tek burrat, po ashtu edhe hipertension. Disa njerëz që kanë pasur një atak kardiak kanë frikë se mos seksi do t’ju shkaktojë një atak tjetër kardiak. Shansi për këtë është shumë i vogël. Shumë vetë mund të fillojnë përsëri të bëjnë seks 3 deri 6 javë pasi gjendja e tyre bëhet e qëndrueshme pas një ataku kardiak, në qoftë se mjeku i tyre është dakord. Gjithmonë ndiqni këshillën e mjekut tuaj.
Edhe tek burrat edhe tek gratë, keqfunksionimi i fshikëzës mund të ndikojë mbi aftësinë për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme seksuale. Problemet e zakonshme të fshikëzës tek burrat dhe gratë që mund të shkaktojnë rrjedhjen e urinës janë:
Humbja e kontrollit mbi fshikëzën ose rrjedhja e urinës është më e zakonshme me kalimin e moshës, veçanërisht tek gratë. Ajo mund të ndodhë gjatë ushtrimeve fizike, kollitjes, teshtimës ose ngritjes. Për shkak të presionit suplementar mbi barkun gjatë seksit, mungesa e përmbajtjes mund të shkaktojë që disa njerëz ta shmangin seksin. Lajmi i mirë është që këto sëmundje mund të mjekohen.
Aftësia për të patur seks rrallë dëmtohet nga një atak, por probleme me ereksionin janë të mundshme. Nuk ka të ngjarë që bërja e seksit do të shkaktojë një atak tjetër. Dikush me një paralizë apo dobësi të shkaktuar nga një atak mund të përpiqet të përdorë pozicione të ndryshme seksuale ose pajisje mjekësore që i ndihmojnë të kenë marrëdhënie seksuale.
Shumë nga ne shqetësohen nga ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, kjo është veçanërisht shqetësuese kur është fjala për zonën e gjenitaleve. Fatmirësisht shumica e njerëzve kthehen në atë lloj të jetës seksuale që ata gëzonin para ndërhyrjes kirurgjikale.
Histerektomia është një procedurë kirurgjikale për të hequr mitrën. Histerektomia nuk interferon me kënaqësinë seksuale ose orgazmën. Në qoftë se histerektomia duket sikur ia heq aftësinë një gruaje për t’u kënaqur me seksin, një këshillues mund të jetë i dobishëm. Këshillimi mund të jetë i dobishëm edhe për burrat që e ndjejnë që partneret e tyre janë “më pak femërore” pas një histerektomie.
Një mastektomi është një procedurë kirurgjikale për heqjen e një pjese apo të gjithë gjirit tek një grua. Trupi juaj është po aq i aftë për reagimin seksual siç ka qenë gjithmonë por ju mundet që ta humbisni dëshirën seksuale apo të kini ndjesinë e të qenit e dëshiruar pas një mastektomie. Ndonjëherë është e dobishme të bisedoni me gra të tjera që e kanë bërë këtë ndërhyrje kirurgjikale.
Një prostaktetomi është një procedurë kirurgjikale që heq një pjesë ose të tërë prostatën e një burri. Kjo procedurë zbatohet për disa lloj sëmundjesh siç është hiperplazia beninje e prostatës, mbajtja akute e urinës, infeksione të traktit urinar, hemorragji ose hematuria e përsëritur, pengesa në dalje të fshikëzës ose insuficienca e veshkave. Prostatektomia mund të shkaktojë impotencë. Në qoftë se është e domosdoshme heqja e gjëndrës së prostatës (prostatektomia radikale), kirurgët shpesh mund të shpëtojnë nervat që shkojnë në penis, kështu që është i mundur të arrihet një ereksion. Bisedoni me mjekun para ndërhyrjes kirurgjikale për çdo shqetësim që ju keni se kjo do të ndikojë mbi marrëdhënien tuaj seksuale.
Disa ilaçe mund të shkaktojnë probleme seksuale. Këto përfshijnë disa medikamente për tensionin e gjakut, antihistaminat, antidepresantët, qetësuesit, përmbajtjes së oreksit dhe disa ilaçe për ulcere-n, si ranitidina. Disa medikamente mund të çojnë në impotenc ose e bëjnë të vështirë ejakulimin. Disa ilaçe mund të reduktojnë dëshirën seksuale tek gratë. Konsultohuni me mjekun, sepse ai shpesh mund t’ju këshillojë një ilaç të ndryshëm pa këto efekte anësore. Alkooli i tepërt mund të shkaktojë probleme të ereksionit dhe vonesë të orgazmës tek gratë.
Seksi i sigurt është i rëndësishëm për njerëzit e çdo moshe. Ndërsa një grua i afrohet menopauzë-s, periodat e saj mund të bëhen të parregullta. Por ajo ende mund të mbetet shtatzënë. Në fakt, shtatzënia është ende e mundshme deri në kohën kur mjeku t’ju thotë që menopauza ka kaluar (përkufizimi i menopauzës është të mos keni cikël menstrual për 12 muaj të njëpasnjëshëm).
Mosha nuk ju mbron nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Të rinjtë janë shumë të rrezikuar nga këto sëmundje si sifilizi, gonorrea, infeksioni chlamydia, herpesi gjenital, hepatiti B, hepatiti C, lythet gjenitale, HIV, kankroidet, infeksionet ektoparazitike, AIDS, limfogranuloma venereum, uretriti etj. Megjithatë sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të shfaqen edhe tek njerëzit në moshë të madhe që janë seksualisht aktivë.
Pothuaj çdo njeri seksualisht aktiv është në rrezik të infektohet me HIV, virusin që shkakton AIDS. Një në dhjetë vetë të diagnostikuar me AIDS në Shtetet e Bashkuara është i moshës mbi 50 vjeç. Ju jeni në rrezik në qoftë se keni më shumë se një partner seksual, jeni i divorcuar kohët e fundit dhe bëni seks të pambrojtur. Gjithmonë përdorni prezervativ gjatë seksit dhe bisedoni me mjekun tuaj se si mund të mbroheni nga të gjitha sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Asnjëherë nuk jeni shumë i moshuar për të hasur ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Seksualiteti shpesh është një balancë delikate e problemeve emocionale dhe fizike. Se si ndjeni ju, kjo mund të ndikojë në atë çfarë jeni i aftë të bëni. P.sh. burrat mund të frikësohen se impotenca do të bëhet gjithnjë e më shumë problem për ta me kalimin e moshës. Por në qoftë se shqetësoheni me të tepërt për këtë mundësi, ju mund të shkaktoni tepër stres dhe të inicioni impotencën. Një grua që shqetësohet se si ndryshon pamja e saj me kalimin e moshës mund të mendojë që partneri i saj nuk egjen atë tërheqëse si më parë.
Çiftet në moshë të madhe përballen me të njëjtin stres të përditshëm që përballen njerëzit e çdo moshe. Por ata mund të kenë edhe shqetësimet e moshës, sëmundjes, pensionimit dhe ndryshimeve të tjera të stilit të jetesës. Këto shqetësime mund të shkaktojnë vështirësi seksuale. Flisni hapur me mjekun tuaj. Mos e fajësoni veten për çdo lloj vështirësish seksuale. Në qoftë se partneri juaj mashkull duket më pak i interesuar për seksin, mos supozoni që ai nuk ju gjen më tërheqëse. Mund të ekzistojnë shkaqe fizike lidhur me problemet e intimitetit seksual.
Disa të moshuar, veçanërisht gra, mund të kenë shqetësim gjetjen e një partneri me të cilin ato munden që të ndajnë çdo lloj intimiteti. Gratë jetojnë më gjatë se burrat, pra janë në dispozicion më shumë gra të moshuara se sa burra. Pjesëmarrja në aktivitete të të moshuarve të vetmuar ose vajtja në vende ku mblidhen të moshuarit janë mënyra për të takuar njerëz të rinj.
Në qoftë se shihni se keni një problem që ndikon mbi jetën tuaj seksuale, bisedoni me mjekun tuaj. Ai mund t’ju sugjerojë një mjekim varësisht nga lloji i problemit që ju keni dhe shkakun e tij. P.sh. vështirësia më e zakonshme seksuale tek gratë e moshuara është dispauremia, marrëdhënia e dhimbshme e shkaktuar nga lubrifikimi i dobët vaginal. Mjeku ose farmacisti juaj mund të sugjerojnë të përdoren lubrifikuesit vaginalë me bazë ujore ose estrogjene.
Për burrat, në qoftë se problemi është impotenca, ajo mund të menaxhohet shpesh dhe ndoshta edhe të përmbyset. Ka ilaçe që mund të ndihmojnë, p.sh. Viagra, Revatio, Cialis dhe Levitra. Këto medikamente nuk duhen përdorur në qoftë se ju merrni mjekime që përmbajnë nitrate. Këto medikamente kanë gjithashtu efekte anësore të mundshme. Trajtime të tjera përfshijnë pajisjet me vakuum, vetë injektim të një ilaçi (papaverinë ose prostagladinë E1), ose transplantim tek penisi.
Janë disa gjëra që ju mund të bëni vetë që të mund të keni një jetë aktive. Ndiqni një stil të shëndetshëm të jetës, ushtrohuni fizikisht, hani ushqim të shëndetshëm, pini shumë lëngje, ujë apo lëngje frutash, mos pini duhan dhe shmangeni alkoolin. Përpiquni ta reduktonin stresin, vizitohuni rregullisht tek mjeku dhe shiheni jetën pozitivisht.
Komentoni