Regjistrohu/Kyçu

Kardiomiopatia

Kardiomiopatia është thjesht termi i përdorur nga doktorët për të përshkruar një varg sëmundjesh të muskujve të zemrës. Nuk është njësoj si një atak zemre, ku shkaku kryesor është sëmundja e arteries koronare. Kardiomiopatia është një term i përdorur për të përshkruar efektet e kushteve të shumta të mundshme që dëmtojnë strukturën ose funksionin e muskujve të dhomave të poshtme të zemrës (barkushet), që pasojnë në dobësimin e zemrës. Kjo dobësi përfundimisht mund të çojë në mosfunksionim të zemrës.

Çfarë e shkakton atë?

Doktorët e klasifikojnë kardiomiopatinë si parësore ose dytësore. Në kardiomiopatinë parësore, testet zakonisht nuk e tregojnë shkakun, ndërsa në kardiomiopatinë dytësore ato munden. Kardiomiopatia dytësore ka disa shkaqe. Disa prej tyre janë:

  • Konsumi i tepërt i alkoolit.  Alkooli në masë të madhe mund të dëmtojë zemrën dhe disa njerëz janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj alkoolit edhe në masë normale konsumi. Famirësisht disa njerëz të cilëve u është dëmtuar zemra nga alkooli mund të shërohen plotësisht nëse ndalojnë pijen.
  • Infeksionet virale. Këto janë shkaqe të zakonshme të kardiomiopatisë por dëmtimi mund të kërkojë muaj për tu shfaqur. Shumica e infeksioneve virale nuk shkaktojnë fare probleme në zemër
  • Faktorët e trashëguar. Nëse një anëtar i familjes ka kardiomiopati parësore (pa ditur shkakun) atëherë të tjerët në familje mund të jenë gjithashtu të prekur dhe duhet të kontrollohen nga një kardiolog.
  • Sëmundjet koronare të zemrës. Si shkaktarë të atakeve të zemrës, ngushtimet e arterieve koronare mund të shkaktojnë dobësi të muskujve të zemrës.
  • Kushtet kronike. Këto përfshijnë diabetin dhe sëmundjet tiroide.
  • Shtatzënia dhe sëmundjet e indit lidhor si artriti reumatoid. Këto kanë qenë gjithashtu të shoqëruara me kardiomiopatia.

Çfarë lloj kardiomiopatish ekzistojnë?

Ka shumë tipe, kryesoret janë:

  • Zmadhimi ose “zemra e zgjeruar”;
  • Hipertrofike ose “muskuj të trashë”; dhe
  • E kufizuar ose “zemër e ngurtë”.

Kardiomiopatia e zgjeruar (kongjestive)

Kjo është forma më e përhapur e kardiomiopatisë. Megjithëse në shumicën e rasteve shkaku nuk është i dukshëm, ka shkaqe të shumta të cilat mund të rezultojnë në këtë formë kardiomiopatie. Rreth 20% e njerëzve me karidomiopatia të zgjeruar e trashëgojnë atë. Ajo mund të jetë rezultati i fundit i dëmtimit nga një sërë shkaqesh, si alkooli, viruset dhe disa sëmundje.

Në këtë formë të kardiomiopatisë, muskujt e zemrës tendosen për të kompensuar reduktimin e qarkullimit, zmadhohen dhe dëmtohen gjatë procesit. Zemra më pas është e paaftë të pompojë mjaftueshëm gjak për nevojat e trupit. Kjo mund të ndodhë dhe nga ritmet e parregullta dhe çrregullimet e aktivitetit elektrik të zemrës. Për shkak se gjaku rrjedh më ngadalë në zemrën e zgjeruar, mpiksjet e gjakut mund të formohen më lehtë. Ndonjëherë këto qarkullojnë në gjak. Ky quhet bllokim i enëve të gjakut, i cili mund të jetë i rrezikshëm për jetën nëse shkon në tru ose në arteriet koronare dhe qëndron atje.

Kardiomiopatia hipertrofike

Kjo ndonjëherë quhet “muskuj të trashë” dhe është shpesh e pranishme si defket lindjeje. Më shumë se gjysma e të gjithë rasteve janë të trashëgueshme, dhe ndonjëherë të afërmit e njerëzve me këtë gjendje kanë septum të zgjeruar (muri mes dy barkusheve) dhe pa asnjë simptomë. Muri i barkusheve trashet duke e bërë më të vështirë për zemrën të mbushet më gjak nga mushkëritë. Kjo mund të rezultojë në krijimin e një lëngu në mushkëri që vështirëson frymëmarrjen. Ndërkohë që kjo përparon, trashja e mëtejshme e barkusheve mund të rezultojë në pengimin e rrjedhjes së gjakut nga zemra, e më tej pengon aftësinë e zemrës për të pompuar siç duhet.

Kardiomiopatia kufizuese

Kjo është forma më pak e zakonshme e gjendjes dhe shkaku është shpesh i panjohur.  Muskujt e barkusheve ngurtësohen por jo domosdoshmërisht trashen, duke e bërë më të vështirë mbushjen me gjak mes rrahjeve të zemrës.

Cilat janë simptomat kryesore?

Simptomat e kardiomiopatisë përfshijnë:

  • Frymëmarrje të ngadaltë;
  • Lodhje;
  • Letargji;
  • Atak të dobët;
  • Rrahje të shpejta të zemrës;
  • Fryrje nga mbajtja e lëngut në këmbë dhe në bark (edema); dhe
  • Ndonjëherë dhimbje kraharori.

Kur kardiomiopatia rezulton nga një infeksion, simptomat e para të dukshme mund të jenë të ngjashme me ato të gripit.

Diagnozat dhe trajtimet

Doktori mund të dyshojë për kardiomiopatinë nëse keni këto simptoma dhe mund të jetë shpesh i aftë të indetifikojë sëmundjen duke bërë ekzaminimin fizik dhe duke dëgjuar rrahjet e zemrës me anë të një stetoskopi. Doktori mund t’ju rekomandojë teste si elektrokardiograma (EKG), rreze X  të kraharorit ose një ekokardiagramë (një skanim me ultra tinguj të zemrës) për të konfirmuar diagnozën dhe për të përcaktuar çfarë tipi të kardiomiopatisë keni. Në disa raste, doktori mund t’ju rekomandojë rezonancë magnetike (MRI) për të marrë më shumë informacion për gjendjen tuaj. Teste të tjera më të avancuara përfshijnë kateterizimin, në të cilin një tub i vogël futet në zemrën tuaj për të matur trysninë, ose edhe biopsinë ku një mostër e indeve merret për ekzaminim në mikroskop.

Kardiomiopatia zakonisht nuk mund të kurohet plotësisht dhe gjendja ashpërsohet. Gjithsesi, në varësi të tipit të kardiomiopatisë, trajtimet mund të ndihmojnë shumë njerëz për ca kohë.

Trajtimi ekzakt varet nga tipi i kardiomiopatisë që keni. Një mjekim i zakonshëm i përdorur është beta-bllokuesit, si metoprolo (p.sh. betaloc). Mund të ndihmojnë edhe në trajtimin e një shkaku themelor, si abuzimin me alkoolin ose një infeksion. Mund t’ju jepen gjithashtu mjekime (antikoagulantë) që mund të ndihmojnë në reduktimin e mpiksjeve të gjakut.

Ndonjëherë mund të përdoren edhe stimuluesit kardiakë dhe defibrilatorët implantues dhe operacioni mund të ndihmojë disa njerëz në këtë gjendje. Nëse kardiomatopia avancohet, ajo shkakton ndalim të zemrës. Doktorët mund t’ju pyesin për të marrë në konsideratë një transplantim të zemrës. Ky operacion ka rezultate të mira afatgjata.

 Çfarë mund të bëj për të ndihmuar veten?

Modifikimi i stilit të jetesës mund të ndihmojë shumë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Nëse jeni duhanpirës, duhet patjetër të ndaloni pirjen e cila mund të çojë në bllokim të arterieve. Duke qenë se alkooli është i implikuar në kardiomiopati, duhet të qëndroni nëse mundeni sa më larg.

Duhet gjithashtu të flisni me doktorin për një program të thjeshtë ushtrimesh që përfshin ushtrime aerobie: si noti dhe ecja.  Shmangia e kripërave, yndyrave ose ushqimeve të përpunuara është gjithashtu një domosdoshmëri.


Komentoni